Forumi Horizont | Gjithsej 49 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 16 » ... E fundit » Trego 49 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fizikë dhe Astronomi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=10)
-- Mbi disa punime te miat-R.Th. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18794)
Kjo nuk ishte e gjitha! Nese ndonjeri don me per Belulin, ka akoma variantin e gjate:
Veprat:
1.Pa Titull – 300 faqe, kryesisht me vargje (1985-2005), pak esse, përshkrime udhëtimi, si dhe disa shkrime historiko-etimollogjike, Tiranë, GlobusR, 2005.
Ky është libri i parë i autorit, si i tillë nuk pretendon shumë në vetvete, po të përjashtojmë shumllojshmërinë e temave që përfshijnë vargjet e tij, të cilat ai i rendit me modesti më shumë tek vjershat, se sa tek poezitë, -sipas ndarjes, që ai i bën në parathënie të librit, vargut në përgjithësi.
Këtë ndarje nuk e lë pa e përmëndur edhe një nga poezitë e tij… ah, deshëm të thonim: një nga vjershat e tij:
Vargjet e mia
Ah, këto vargjet e mia,
si lastarë të egër shpërthyer,
të papunuar zvarriten mbi letër,
besnike shpirtit të trazuar,
pa rregulla metrik,
e normat e trurit të poetit,
virgjëresha,
siç i ka bërë Muza-Mëmë,
ndaj ndoshta nuk janë dhe aq të bukura.
Dhe vërtet, në shqetësimet e shpirtit të tij dallojmë si fillim një Muzë të ashpër, e cila duket jo vetëm e politizuar, (…o Zot, ç’ka kërkuar kjo Muzë në shterpësinë e njeriut!?), por edhe e përzier në gjithfarë problemesh shoqërore, kohore, ekonomike, letrare, etj., si bie fjala:
Ç’kohë
Zhurmë, rrëmujë, heshtje, gjallëri!...
Ç’kohë jetojmë!...
Pemë të krisura!...
Lule artificiale!..
Paralizë!..
Emra të harruar, e ca të krijuar!..
As sfinks i vjetër, as sfinks i ri!..
Din Hyka, ç’ka që më kujtohet?!..
Po Dhimitri i tij?!..
Çudi, vdiqën heronjtë!..
Duhen krijuar idhunj të rinj!..
(Fatkeqësisht, kjo vjershë ka dalë e cunguar në botim për faj të botuesit, ndaj autori vetë e ka kompesuar me një shtesë të daktilografuar edhe një herë këtë faqe të librit.)
Duket se mbi 220 faqe vjersha/poezi, autori nuk do ti kish shkruar, po të mos ish përvëluar sado pak nga ajo ndjenjë universale, me emrin dashuri. Ndaj gjejmë në faqet e librit gjurmët e këtij zjarri universal.
***
Lulen që prure,
përherë e ujita.
E ujita dhe me lotët e syve të mi!
Deri më sot arrita…
Akoma lulëzon!
E në është nevoja,
do jap dhe gjakun tim!
Fjalë të pathëna
Fjalë të pathëna,
ngjitur pas shpirtit,
si mjegull mëngjezi lodrojn,
vërtiten rreth meje si flutërza,
të trembura nga afërsia,
më të bukura se vetë poezia,
gjithë dashurinë e ngujojn.
Vërtet, tek ky autor duket se janë ngujuar të gjitha ato ndjenja, emocione dhe afekte, -dhimbja, gëzimi, përkujdesja, mëshira, falja, obligimi, etj.- të cilat Muza e poezisë i nxit të zbrazen në letër. E ndoshta janë ngujuar më tepër sa duhet, gjë që ka ndikuar në nivelin mesatar letrar të shumë prej vargjeve. Sidoqoftë, duke patur parasysh edhe çmimin tepër të ulët të librit, 330 lekë, apo 3 Euro, duke patur parasysh essetë e bukura humoristike, ato përshkrime udhëtimi të autorit në Shqipëri, si dhe ato pak shkrime etimollogjike-historike, mendojmë se ia vlen pasja e këtij libri në bibliotekën personale të lexuesit të rregullt.
Gjithsej 49 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 16 » ... E fundit » Trego 49 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.