Forumi Horizont | Gjithsej 23 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 16 » ... E fundit » Trego 23 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Grupi A1 (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=231)
-- KS. Lushnja (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2268)
Myzeqarët frenohen nga të fundit e kampionatit në fushën asnjanëse të Beratit
Takimi Lushnja-Shkumbini, luajtur dje në Berat, nuk shënoi asgjë të re për lushnjarët, por solli një pikë të çmuar për peqinasit "e mbytur" në fundin e tabelës së klasifikimit. Peqinasit, me shumë sakrifica, mundën të marrin 1 pikë ndaj lushnjarëve me pretendime në këtë takim. Paralajmërimi i trajnerit Cikleanu se "i mbyturi të mbyt", në njëfarë mase doli i vërtetë. Lushnjarët me Norën, Gazhelin e Zheraldinjon, u treguan të pavëmendshëm, ndërkohë që peqinasit e administruan mirë lojën në mbrojtje. Në ato raste që u krijuan, peqinasit u treguan të rrezikshëm, por nuk arritën dot të shënojnë. Pjesa e parë, e mbylllur 0-0, u dha më shumë besim peqinasve, të cilët pjesën e dytë e filluan në një terren të rënduar nga shiu i vazhdueshëm. Rastet e të dyja skuadrave u shpërdoruan dhe loja doli jashtë kontrollit të trajnerëve respektivë. Këtë e vërteton edhe numri i kartonëve të verdhë, që shkoi në pesë. Gjithsesi, Lushnja në këtë takim "u mbyt nga i mbyturi", ndërkohë që Shkumbini fshin nga tabela shifrën e bardhë "0", duke marrë 1 pikë mjaft të vlefshme, të parën në këtë kampionat.
Të veçanta
- Pjesa e dytë e ndeshjes u zhvillua nën një shi të dendur, që e pengoi mjaft lojën e të dyja skuadrave.
- Në stadiumin e Beratit binte në sy mungesa e tifozëve. Vetëm në tribunë qendrore pati disa tifozë beratas, të cilësuar "vipa" të sportit.
Thanë pas ndeshjes:
Aurel Cikleanu, trajner i Lushnjës:
"E kisha paralajmëruar ekipin për rrezikshmërinë e kësaj ndeshjeje. Dhe në fakt kështu ndodhi. Duhet të kishim fituar patjetër. Barazimi për ne është humbje. Ndeshja me Shkumbini tregoi se Lushnja ka ende punë për të bërë."
Luan Deliu, trajner i Shkumbinit:
"Ky barazim na jep kurajo. Po të ishim më të kujdesshëm, edhe mund ta kishim fituar ndeshjen. Po na mundon shumë shënimi i golit."
Gjithsej 23 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 16 » ... E fundit » Trego 23 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.