Forumi Horizont Gjithsej 41 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 16 » ... E fundit »
Trego 41 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Si ndihen fëmijët përballë një lidhjeje të re të mamit? - Jepni mendimin tuaj - (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2480)


Postuar nga IQVLORA datë 29 Prill 2008 - 16:36:

Per ne shqiptaret eshte teper e veshtire nje fenomeni till.Ky fenomen ka ekzistuar ne shoqerine shqiptare prej kohesh.Kam vrejtur,jo nga eksperienca ime persomale,por nga shok e miq ,se per temperamentin e shqiptarit eshte teper e veshtire nje bashkjetese e till.Mendoj se edhe femija i vogel i cili ka njohur dhe dashur prindrit e tij e ka te pamundur ti thote babi babaqaforit,njerkut(stepfather-it),le me pastaj nje qe eshte adoleshent,apo me i madh.Por nevoja e nje prindi te divorcuar per te pasur nje shok jete,eshte teper e domosdoshme.Nje mikja ime e cila kish tre femije te rritur dhe burri i kish vdekur nje dite me tregoi:Vellai i saj i kish thene nje dite ne sy edhe te djalit,se ajo duhet te gjente nje shok jete.Djalit menjehere filluan t'i rridhnin lotet curk nga ajo qe degjoi.Edhe pse babai i tij kish qene nje pijanec dhe nenen e kish torturuar me sjelljet e tij jo njerzore,perseri ajo ndjenja prej shqiptari e ngjizur ne gjak nuk e lejonte ate te pranonte nje martese te nenes se vet.Po ta mendosh thelle thelle,jeta nuk mund te kalohet vetem,sidomos kur ajo vjen e thyhet.Ketu ku jetoj kam vene re se martohen edhe ne moshe fare te thyer e plakat vishen me fustan nuserie.Femijet i thone baba edhe njerkut pa problem.Pra na vjen mire apo jo jeta e kerkon nje fenomen te till si domosdoshmeri.Nuk ja uroj divorcin askujt,por njeriu duhet te ringrihet e ta jetoj jeten.

Durrsake sweet,me vjen keq per cfare ju ka ndodhur,por jeta duhet jetuar.Nuk eshte fundi i botes.Femija juaj eshte i vogel dhe e ka shume te lehte per t'u pershtatur e per te harruar,vetem mos hidh hapa te pamatura.Duhet ta njohesh mire ate qe do te behet shoku jot i ardhshem i jetes.Te uroj gjithe te mirat!


  Gjithsej 41 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 16 » ... E fundit »
Trego 41 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.