Forumi Horizont | Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 » Trego 8 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Moto GP (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=221)
-- Moto Gp (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3715)
Maks Biaxhi
Më në fund, Maks Biaxhi ka arritur të marrë fitoren e tij të parë në këtë sezon. Kjo fitore ka ardhur pikërisht në Çmimin e Madh të Gjermanisë. Piloti roman i Hondës është shprehur shumë i kënaqur me këtë rezultat. Në përfundim të garës ai ka deklaruar: "Ishte një garë vërtet shumë e vështirë dhe dukej sikur nuk do të mbaronte asnjëherë. Kisha zgjedhur një tip gome, e cila do të më jepte rezultatet që prisja në pjesën e dytë të garës dhe, me sa duket, kisha bërë zgjedhjen e duhur. Gjatë gjithë garës mbaja një ritëm shumë të mirë. Gjithsesi, Rosi në fillim dhe Baros më pas më shqetësuan dhe më vunë nën presion për disa xhiro. Më është dashur më shumë se një herë që t'i mbyll rrugën Barrosit që të mos më kalonte. Nuk bëra as gabimin më të vogël për gjithë ato xhiro dhe për këtë arsye u vlerësova me fitore," - ka thënë Maks Biaxhi. Me këtë fitore, romani i Hondës ka arritur t'i hapë rrugën vetes për fitimin e titullit kampion për pilotë. "Jam shumë i kënaqur për renditjen e re që u ndryshua. Ishte vërtet shumë e rëndësishme që të bëja një ndryshim të tillë. Në këtë sezon seleksionohen në çdo garë pilotët dhe për këtë arsye nuk të falet as gabimi më i vogël." Në pistën e Sasheringut, vendin e tretë dhe të katërt e zunë pilotët e Hondës zyrtare. Respektivisht kanë qenë pilotët Aleks Barros në vendin e dytë dhe Niki Heiden në vendin e tretë, që kanë kompletuar edhe vendet në podium. Përveçse kishin të njëjtin motor, të dy këta pilotë kanë provuar të njëjtat ndjenja kur janë ngjitur në podium përkrah Maks Biaxhit. "Gjatë garës dukej sikur po garoja me një makinë të garave "Rally". Në pjesën e parë të garës nuk isha aspak i qartë, por më pas, kur mora ritmin e duhur, fillova të jepja xhiro shumë të shpejta. Megjithëse me vështirësi të mëdha, arrita t'i parakaloja 2 rivalët e mi dhe në fund po mendoja që të parakaloja edhe Biaxhin, por nuk ia dola mbanë," - ka përfunduar Barros. Ndërsa piloti tjetër i skuadrës Honda, Niki Heiden, ka thënë: "Bëra një gabim të voël në fillim të garës dhe më pas me vështirësi të mëdha arrita të rikuperoja vendin tim, sepse kishte shumë trafik në pistë. Ishte vërtet e lodhshme. Më tepër e lodhshme ishte të qëndroje prapa Rosit," - i ka thënë fund Heideni.
Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 » Trego 8 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.