Forumi Horizont | Gjithsej 239 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 16 » ... E fundit » Trego 239 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- Turizmi eshte e ardhmja e Shqiperise… (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5300)
DURRES, DYNDEN TE HUAJT
DURRES, DYNDEN TE HUAJT
Durres- Mbi 28 mije shqiptare dhe europiane kane hyre ne Shqiperi per qellime pushimi nga porti detar i Durresit gjate 20 diteve te para te ketij muaji. Turiste gjermane, italiane, zviceriane, austriake, e franceze te organizuar ne grupe ose dhe individualisht kane preferuar te zbulojne misterin e bukurise se vendit te shqiponjave dhe bregdetit te tij. Jane 5325 persona te ketyre kombesive qe kane udhetuar me tragetet e linjave te ndryshm qe prekin cdo dite kalatat portuale gjate ketij sezoni te ngarkuar. Jane hedhur keshtu poshte edhe zerat se dhe kete vit bregdeti shqiptar ka qene i braktisur nga te huajte. Shqiperia dhe resurset e saj natyrore e humane perbejne interes per te huajte. "Eshte e vertete, pohojne ne komisariatin e policise se portit detar te Durresit, se mes numrit te shtetasve gjermane, zviceriane dhe atyre italiane, ka dhe persona me kombesi shqiptare, qe kane nderruar shtetesine, po kjo nuk e zbeh numrin e te huajve qe vizitojne dhe pushojne ne bregdetin shqiptar". Keshtu muaji korrik ka qene teper i ngarkuar, pasi nga porti i Durresit kane kaluar per t'u futur ne qytet e me tej ne thellesi te vendit plot 28 048 persona te kombesive te ndryshme, kryesisht te ardhur per qellime turizmi. Mes numrit te te huajve te futur ne vend, kane qene dhe nente spanjolle, si dhe nje numer me i paket nga vende te tjera te Europes. Qe nga data 15 korrik, qe shenon dhe fillimin e pikut te sezonit, persa i perket fluksit te hyrjeve, ne portin e Durresit eshte rritur ndjeshem numri i emigranteve qe mberrijne ne vend per te kaluar pushimet prane familjeve te tyre. Jane te shumte dhe emigrantet kosovare qe pasi mberrijne ne vend, zhvendosen pak dite qendrimi ne trojet e tyre, drejt plazheve shqiptare per te pushuar. Disa perballe cmimeve te larta qe hasin ne tregjet e zonave turistike ne vend dhe kushteve jo dhe aq stimuluese, shprehen se mbeten ende partizane te turizmit patriotik, po kjo ka nje limit qe me shume se tek ata, do te rendoje ne vitet e ardhshme te bisnesmenet e ketyre zonave. Efektet kane filluar te ndihen si ne bar-restorante, ashtu dhe ne hotelet e motelet e shumta te plazhit te Durresit. Cmimet e larta te gatimit dhe servirjes, si dhe te hotelerise, kane bere qe pushuesit te braktisin frekuentimin e shpeshte te restoranteve dhe te gatuajne vete. Njekohesisht konkurues perballe hoteleve dhe moteleve mbeten shtepite private, te cilat ofrojne cmime me te favorshme per pushuesit.
Gjithsej 239 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 16 » ... E fundit » Trego 239 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.