Forumi Horizont | Gjithsej 15 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 » Trego 15 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shoqëria civile, institucionet dhe zgjedhjet (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=196)
-- Si mendoni Shqiperia qeveriset prej Grekerve (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6601)
Greket serisht kunder nesh.
GREQIA: INTEGRIMI NE BE KALON NGA ATHINA
Lideri i opozites greke, Jorgo Papandreu, ka pohuar serish se Shqiperia nuk mund te pranohet ne Bashkimin Evropian nese nuk respekton te drejtat dhe lirite e minoritetit grek. Paralajmerimi
i kreu te PASOK-ut i eshte komunikuar direkt Vangjel Dules gjate nje takimi te vecante qe te dy politikanet kane zhvilluar te marten ne Athine. "Permbushja e ketij detyrimi eshte nje kusht themelor per cdo vend demokratik, se dyti plotesimi i tij kontribuon per forcimin e marredhenieve bilaterale me Shqiperine dhe se treti, por qe eshte me e rendesishmja, ky eshte kusht per integrimin e Shqiperise ne Europe, kusht te cilit ne i meshojme fort", u shpreh Papandreu ne fund te ketij takimi. Ish-ministri i Puneve te Jashtme te shtetit helen ne kete bashkebisedim behet e ditur t'i kete shprehur kreut te PBDNJ-se mesazhin se Athina do te mbeshtese ate force politike ne Shqiperi qe do te deshmoje vullnet te palekundur per mbrojtjen e te drejtave te njeriut e ne vecanti per ato te minoritetit grek. Ndersa nga ana e tij, Dule tha se si partia qe perfaqeson, ashtu edhe minoriteti grek ne vendin tone jane angazhuar maksimalisht "qe shume shpejt Shqiperia te jete anetare ne familjen europiane". Lidhur me problemet qe shqetesojne minoritetin grek ne Shqiperi, kryetari i PBDNJ-se ka biseduar edhe me kryeministrin grek, Kostas Karamanlis. Nderkohe qe mediat greke bejne te njohur se ne kete takim te jete prekur nder te tjera dhe situata ne rajon e ne vecani percaktimi perfundimtar i statusit te Kosoves. Pas ketij bashkebisedimi me te, Dule u shpreh per mediat vendase se ai i kishte paraqitur shefit te ekzekutiv helen nje tablo lidhur me ceshtjen e te drejtave te njeriut dhe problemet e ketij minoriteti. Mesohet gjithashtu se nje teme tjeter e rrahur ne kete takim ka qene dhe procesi qe po realizon Shqiperia drejt integrimit europian si dhe ndihma sistematike e dhene nga Greqia ne kete drejtim. Madje nga ana e tij, Dule ka theksuar se finalizimi me sukses i ketij procesi eshte dhe nje nga qellimet thelbesore te minoritetit grek ne vendin tone. Duke vijuar me tej, ai kerkoi nga Greqia te trajtoje si duhet minoritetin grek qe jeton ne Shqiperi, ndersa nga kjo e fundit kerkoi t'i ofroje kesaj shtrese te gjitha kushtet e duhura. Pra i njejti "problem" eshte shnderruar keshtu ne kryefjale te ketyre dy takimeve, te cilat derivuan tek i njejti mesazh. Sentencen e te cilit preferon te perserise shpesh edhe kreu i lobit amerikano-grek ne SHBA, Nikolas Geixh. "Dyert e Europes do te jene te mbyllura, nese nuk respektohen konventat nderkombetare per te drejtat e minoritetit grek", i shkruante ky i fundit kryeministrit shqiptar, Fatos Nano, ne nje leter derguar pak kohe me pare. Ne fakt, qe Shqiperia ka permiresime ne aspektin e respektimit te pakicave etnike, e kane shprehur edhe ekspertet evropiane ne raportet e tyre. Por sic duket, minoriteti grek vazhdon te mbetet ende i pakenaqur me gjendjen reale te respektimit te pakicave ne vendin tone. Madje as me vendosjen e tabelave te shkruara ne gjuhen greke pergjate rrugeve ku ai banon, apo me hapjen e shkollave ne gjuhen greke. Nderkohe mediat shqiptare nga ana e tyre jane perpjekur te tregohen te kujdesshme ne lidhje me ceshtjet e minoriteteve dhe ky eshte nje fakt qe gjithashtu nuk ka kaluar pa u vene re edhe nga ana e eksperteve evropiane, te cilet edhe per nje gje te tille e kane lavderuar palen shqiptare. Shto ketu dhe nje mase te marre nga qeveria shqiptare per krijimin e Komitetit te Minoriteteve, i cili po punon se bashku me perfaqesuesit e tyre per permbushjen e kerkesave te ketij komuniteti.
marre nga gazeta KOHA JONE - e perditshme e pavarur
..... kesaj radhe nuk e paskan "favorizuar" Nanon.......
Gjithsej 15 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 » Trego 15 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.