Forumi Horizont Gjithsej 22 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 16 » ... E fundit »
Trego 22 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Gjuha Shqipe (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=122)
-- Zevendesojme fjale te huaja me fjale shqipe (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=661)


Postuar nga i_pafajshem datë 15 Gusht 2003 - 23:17:

Lightbulb Zevendesojme fjale te huaja me fjale shqipe.

Pershendetje te gjitheve.

Znj Ana .

Ju pershendes dhe ju juroj per kete teme ,per mendimin tim shume e nevojshme . Edhe une jam i nje mendjeje me anetaret e tjere te forumit, qe thone se duhet te pastrojme pak gjuhen nga fjalet e huaja dhe ta pasurojme ate me fjale te shqipes te perdorura rralle apo te harruarra.

Por ajo qe do te desha te shtoja ne kete shkrim,eshte se nuk duhet te harrojme se shume fjale te huaja qe jane futur ne gjuhen tone tani se fundmi , nuk e kane nje kuptim ne shqip, per faktin e thjesht se jane fjale qe jane futur ne fjalorin e perditshem te detyruara nga zhvillimi i shpejt ekonomik(teknologjik)ose ai kulturor. Dhe shume fjale te huaja qe gjuha shqipe i ka marre nga gjuhet e tjera dhe, jane shkrire ne te ,nuk mundemi ti zevendesqojme me fjale shqip per arsye se ne gjuhen tone nuk ekzistojne ose nuk kemi mundur ti zbulojme . Nuk duhet gjithashtu te harrojme se edhe nga gjuha shqipe ka shume fjale qe jane futur ne gjuhet e tjera (greqisht, anglisht, italisht ). Jam habitur kur, gjate qendrimit tim ne Greqi ,nje person me tregoi nje fjalor me mbi 200 fjale te shqipes te futura ne gjuhen greke dhe angleze. Po qe se do te perpiqeshim te heqim te gjitha fjalet e huaja qe ndodhen tani ne gjuhen tone atehere do te kishim nje gjuhe te cunguar qe do te ishte si nje dege e thate ne trungun e nje peme.

Nje shembull. Fjala "nuk " dhe fjala "ishin" jane fjale te marra nga greqishtja e vjeter. A mund ti zevendesojme ato me fjale tjeter?

Por gjithashtu ka fjale ne fjalorin e perditshem te cilat jane krejtesisht te panevojshme ,te cilat ne i perdorim thjesht per tu dukur qe dime nje gjuhe te huaj . Shume mire ne mund te zevendesojme fjalen "dyqan" me fjalen shqipe "shitore " siç thuhet ne Kosove. Dhe ka plot fjale te tjera te cilat sot nuk mundem ti botoj per arsye kohe.

Edhe nje here ju pergezoj per kete nisme dhe ju uroj nje pune te kendeshme ne pasurimin e gjuhes shqipe.

me respekt per ju


  Gjithsej 22 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 16 » ... E fundit »
Trego 22 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.