Forumi Horizont Gjithsej 7 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7]
Trego 7 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Analiza (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=291)
-- Fatos Lubonja: Hibride sterile (ese) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7701)


Postuar nga Fajtori datë 18 Mars 2005 - 01:04:

Regjimi dhe struktura ekonomike

Pas njembedhjete vjetesh perpjekjesh per te ndertuar ekonomine e tregut, ne Shqiperi, sipas nje artikulli te shkruar nga nje nga gazetaret me serioze te ekonomise (Fatos Çoçoli, Panorama), prodhohet ne vend vetem afro 1/5 e asaj qe konsumojme (afro 350 milion dollare ne vit). Pjesen tjeter te asaj cka konsumojne shqiptaret e sigurojme nga trafiqet e droges dhe te prostitucionit (afro 350 milion dollare) nga emigracioni (500 - 600 milion dollare - edhe tek kjo shume ka nje pjese te rendesishme te piset) si dhe (afro 700 milion) nga ndihmat e huaja dhe nga kredite. Eshte e qarte se nje ekonomi e tille veshtire se mund te konsiderohet ekonomi e tregut te lire. Kemi te bejme me nje tjeter lloj hibridi. Kemi te bejme me rezultanten monstruoze te hibridizimit midis tregut te lire, ekonomise se paligjshme, krimit te organizuar, korupsionit dhe traditave klanore (pjesa me e madhe e oligarkeve si dhe e boseve te krimit te organizuar jane kryetare klanesh familjare). Eshte e qarte se nje strukture e tille ekonomike e kushtezon fuqimisht sistemin politik te krijuar. Meqenese pesha e ketyre aktoreve ekonomike eshte kaq e rendesishme kete gjendje, qe do te tentonte te mbyllte trafiqet, te kthente njerezit ne vend duke krijuar vende pune si dhe qe do ta detyronte shtetin te hynte ne praktikat e shtetit ligjor. Kuptohet, gjithashtu, se, duke qene kjo shtrese nje pjese e vogel e shoqerise, ajo nuk do te prodhoje dot vecse polarizim. Per rrjedhoje, kuptohet, gjithashtu, se pjesa me e madhe jo vetem mbetet e varfer, por nuk ndjehet as e peifaqesuar dhe nuk ka instrumente per t'i kontrolluar keta njerez te fuqishem.

Si perfundim
Nese do ta konsiderojme ekstremin e majte si kombinimin e barazise me metodat autoritare dhe polin e tij te kundert, ekstremin e djathte, si kombinim te pabarazise me metodat autoritare mund te themi se, nese me renien e regjimit komunist Shqiperia ishte nje regjim i ekstremit te majte, tani, pas njembedhjete vjetesh tranzicion postkomunist ne mund te themi se panduli po shkon shume shpejt ne drejtimin e ekstremit te djathte. Nje grup oligarkesh po kontrollon ne te njejten kohe pushtetin politik, pushtetin financiar, pushtetin mediatik si dhe krimin e organizuar duke kercenuar jo vetem mbijetesen ekonomike te njerezve, por edhe lirine e tyre.
Ka ardhur koha per pandulin te kthehet prapsh per kah ato vlera dhe per kah ato politika qe i konsiderojne barazine dhe lirine si dy kushte te pandashme.



FUND I ESESE

------------------------------------------------
Kjo eshte dhe pjesa e fundit e esese. Kush e ka lexuar materialin dhe deshiron te shtoje dicka apo te plotesoje aspektet qe ka paraqitur Lubonja me raste konkrete eshte i mirepritur. Ju lutem mos postoni mesazhe te shkurtra propagandistike. Do te fshihen.
------------------------------------------------


  Gjithsej 7 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7]
Trego 7 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.