Forumi Horizont | Gjithsej 63 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 16 » ... E fundit » Trego 63 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Konfliktet botërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=160)
-- Irak. Tematika nr. 2 Diskutime mbi te ardhmen e Irakut (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=773)
Thuhet se ndihmat do te hyjne ne Irak nepermjet portit te Umm Qasr dhe pikerisht pse aty po luftohet akoma keto ndihme nuk po shpendahen ne pjesen tjeter te vendit, nderkohe qe keto ndihme ashtu si edhe forcat ushtarake amerikane dhe britanike mund te hyjne nepermjet Kuvajtit por sic tha edhe Fajtori amerikanet thone na dorezoni qytetin qe t'ju ndihmojme me ndihma humanitare.
Operacioni i sulmit kundra Irakut quhet Iraqi freedom pra Iraku i lire por me cfare po shof une dhe me luften e ashper qe po bejne irakienet per te mbrojtur qytetet e tyre shof se irakienet ndryshe nga cfare ndodhi ne Afganistan nuk po ngrihen kunder regjimit dhe kunder Sadamit.
Megjithate edhe humanizmi i madh qe po tregojne BE me Rusine duket pak i dyshimte sepse nga informacionet e fundit ne shtyp del se ato kane investuar shuma te medha ne Irak qe po humbin per shkak te sulmit ne kete vend nga forcat e kualicionit, nderkohe qe Rusia dyshohet ti kete shitur Irakut teknologji te larte ushtarake, kjo behet edhe me reale kur kemi pare kater helikoptere te kuaicionit qe rrezohen pa u prekur nga asnje plumb, biles edhe apashi qe u tregua ne lajme te rrethuar nga irakiene dukej qarte se nuk kishte shenja te goditjeve nga kundra tank sic u theksua fillimisht nga mediat.
Pra duket qarte se midis dy blloqeve kemi konfrontime te medha interesash, por sic eshte pare edhe ne media propaganda e bllokut europian ka qene me bindese duke nxjerre neper sheshet me te medha te botes mijera njerez per te protestuar kunder luftes.
Sic ka thene edhe Bismarku, politika qe arrijme te shohim ne eshte vetem maja e ajsbergut te asaj qe ndodh ne te vertet.
Gjithsej 63 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 16 » ... E fundit » Trego 63 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.