Forumi Horizont Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 »
Trego 137 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Gjuha Shqipe (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=122)
-- Ju ftoj te shkruani Fjale te Urta nga krahina apo treva juaj. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3430)


Postuar nga amoxil datë 31 Gusht 2005 - 17:25:

Dardha e ka bishtin mbrapa.
Dardha qe ka kokrra, qellohet me gure.
Deles së qethur, nuk i ngjitet ferra.
Dhe sikur deti kos të bëhet, për të varfërin nuk gjendet lugë.
Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot.
Gabimet që harrohen, përsëriten.


Postuar nga amoxil datë 31 Gusht 2005 - 17:28:

Kur te jesh ne dhe te huaj, dita te duket nje muaj.
Nje krimb thane nje lis
Njerëzit janë të njejtë para natyrës, edukata i bën të dallohen.
Për çdo sy ka bukuri.


Postuar nga amoxil datë 31 Gusht 2005 - 17:30:

Të flasësh pa menduar, është si të zbrazësh pushkën pa e vënë në shenjë.
Vjehra nuk e kujton asnjëherë kohën e nusërisë.
Më mirë një luan në krye të gomerëve, se sa një gomar në krye te luanëve.
Gratë i përkushtohen Zotit kur nuk i hyjnë më në punë djallit.
Dashuria qe ushqehet me dhurata ka gjithmonë uri.


Postuar nga amoxil datë 01 Shtator 2005 - 06:47:

Burri eshte si muri me vrima

krenaria eshte nje hap para renies

tere derrat nje fecke kane

nuk ka pyll pa derra


Postuar nga amoxil datë 01 Shtator 2005 - 06:50:

"E sotmja eshte Histori,e nesermja Misteri"

"Bisnesi i te tjereve,nuk eshte i juaji"

"Nuk mund te pergatitesh nje omlete,pa thyer vezet"

"Shpreso per te miren,pregatitu per te keqen"

"Fati nuk troket dy here ne nje vend"

"Gojen mbylle,syte mbaj hapur"

"Gjerat qe nuk i dini,rri pa frik se nuk mund tu vrasin"

"Kurre mos e vlerso njeriu nga pamja e jashtme"

"Buzeqeshja eshte ilaçi me i mire"


Postuar nga amoxil datë 01 Shtator 2005 - 06:52:

cdo njeri ka dal nga i njejti brum po jo i pjekur ne te njejten sobe

veten luga di cfare po trazohet ne kusi

Ji i lumtur sa po rron.. sepse do jesh i vdekur per nje kohe shume te gjate

Bej te tjereve cfare do i beje vetes tende

rrenjet e arsimit jan te hidhura... por fruti i embel

Eshte shenja e nje mendje te edukuar te zbavis nje mendim pa e pranuar ate.


Postuar nga amoxil datë 01 Shtator 2005 - 06:54:

Te gjith jemi te fajshem per te gjitha te mirat qe skemi bere.

Koha eshte para

Ai qe bie ne dashuri me veten e tij sdo kete kundeshtar.

Mesuesit hapin deren.. por ti duhesh te hysh vetem

Ai qe ben nje pyetje eshte budalla per pese minuta.. ai qe sben pyetje eshte budalla per nje jete te tere.

Jepi nje burri nje peshk.. e do ngopet per nje dite.. mesoj si te peshkoj e do jet i ngopur per gjith jeten.


E hidhur, e thart, e embel, e kripur.. te gjitha duhen te shijohen


Postuar nga amoxil datë 01 Shtator 2005 - 07:01:

"Nese rrezikon mund te humbasesh,nese nuk rrezikon ke humbur gjithsesi"

"Eshte zotesi e madhe te dish si duhet trajtuar te humburit"

"Njerzit jan te njejete para natyres,edukata i ben te dallohen"

"Njeriun e bejne te perjetshem veprat e tij"

"N.q.s jeta nuk te ofron nje loje qe ia vlen ta luash,atehere krijo vete nje te tille"

"Nese thua ate qe deshiron,duhet te degjosh edhe ate qe nuk e deshiron"


Postuar nga amoxil datë 01 Shtator 2005 - 07:13:

Kur s´ke koke, ke kembe

Koka ben koka peson

Kush te do te shan

Kush lyp shum, e humb dhe ate qe ka

Mat shtat here, e pri njehere

Me thuaj c´shoke ke, te te them se cili je

Me nje lule..., s´vjen beari

Mendje e shendoshe ne trup te shendoshe

Mendje e madhe, e keqja e te zotit


Postuar nga amoxil datë 01 Shtator 2005 - 07:16:

"Bej sic them une,dhe jo sic bej une"

"Shtriji kembet sa ke jorganin"

"Po e mendove rrugen te shkurt,dije qe ajo do te te dal me e gjate"

"Beje hapin po mos kthe koken pas"

"Sinqeriteti eshte vyrtyti i budallejve"

"Pa e provuar gjellen mos thuaj qe eshte e mire"

"Mendo 100_here dhe fol 1_here"


  Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 »
Trego 137 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.