Forumi Horizont | Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 » Trego 80 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Partite dhe Elita Politike (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=195)
-- Sali Berisha, patriot, tradhetar apo...? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7493)
"Nacionalisti " Berisha ose me nje gure vrasim dy zogje.
Kontineti, C'fare mendimi ke per kete. Une nuk di pse Berisha del gjithmone pa faje. Te pakten pafatesia e tije eshte kriminale. Per te tjerat jame shume dakort shto faktorin Nano etj.etj. Munde te quhet nje parti republikane kur merr pjese (Sabri Godo)ne komitet per ndarjen e Shqiperise.
"Nacionalisti " Berisha ose me nje gure vrasim dy zogje.
Pas tradhetise se pare te hapur, instalimin e grekut Janullatos,nga Sali Berisha ne krye te Kishes Autoqefale (vemendje quhet autoqefale) Shqipetare duhej nje ngjarje tjeter e madhe per te terhequr vemendjen dhe indinjaten e shqipetareve.
Gjykuar edhe nga rezultati i ketyre ngjarjeve do ta cilesonim operacioni "Me nje gure vrasim dy zogje". Sali Berisha nga tradhetar shendrohet ne "hero nacionaliste" pikerishte me tradhetite e tije te radhes dhe tjetra ne bote, vecanarishte ne SHBA dhe BE ngrihet pretendimi fallco se minoritaret greke shtypen dhe persekutohen ne Shqiperi. Behet fjale per procesin e ngritur ndaj te pesteve (minoritare grek) ne fillim te viteve 1990 qe perfundoi si flluske sapuni. Po e kishte me gjithe mende pse nuk ja nxori fundin? Rezultatet e synuara ishin ato te mesiperme. Deme, deme sa me shume deme Shqiperise dhe dalja e Berishes si hero.
Ju kujtohet ngjarja tjeter kur "patrioti" Berisha terhoqi zvare nga mjekra "priftin" grek ne mese te dites ne Gjirokaster? Pse e beri kete? Qe te na mbushte mendjen se eshte patriot i madhe kur ne te njejten kohe ishte ai qe instaloi Janullatosin? Perse nuk priti zoti Berisha qe pasi "prifti" te vente ne Greqi, sic bente cdo funde jave, te ndalonte hyrjen e tije ne Shqiperi si person i padeshirueshem? A nuk vepron keshtu cdo kombe i civilizuar? Keto gjera ndodhin cdo dite neper bote por asnjeri nuk eshte terhequr zvarre. Perse gjithe kjo potere dhe nxitim? Edhe nje here diskretetimi i shqiptareve, pretendimi se jane barbare, te pacivilizuar, te rezikshem etj., ishte qellimi i asaj ngjarje. Ngritja e pretendimit fallc ne arenen nderkombetare se minoretaret greke dhe ortodokset jane te rezikuar ne Shqiperi. Mbulimi i njeres tradheti nga zoti Berisha me nje tradheti tjeter eshte qellimi tjeter.
Skema erdhi nga diku. Kodohej "Me nje gure vrasim dy zogje", Berisha "hero" minoritaret greke te "pesekutuar". Sala e vuri ne jete si sherbetore besnike. Tamam si Lebeli tek filmi "Fan Fan Tulipan"
Petrit Kola
Sali Berisha eshte Shqipetar,Atdhetar,Demokrat i flakte ,i Ndershem,
i Panjolle ne historine e jetes se tij
dhe eshte simbol i Lirise Shqipetare!
Good Sykaltra_Gangos!
Citim:
Po citoj ato që tha Sykaltra_Gangos
Sali Berisha eshte Shqipetar,Atdhetar,Demokrat i flakte ,i Ndershem,
i Panjolle ne historine e jetes se tij
dhe eshte simbol i Lirise Shqipetare!
Zoti Petrit, e pashe linkun tuaj dhe nuk do mend qe ju jeni nje gazetar.
Kam kohe qe jam i larguar nga Shqiperia dhe,persa i perket Janullatosit,une di qe kushtetuta qe nuk u aprovua vite me pare conte automatikisht ne largimin e Janullatosit.
Kete lufte benin edhe greket kundra kesaj kushtetute (ne ate kohe kam qene ne Greqi) dhe medoemos donin qe ajo kushtetute te mos fitonte.
Pikerisht kjo kushtetute ishte e hartuar nga Partia Demokratike.
Kurse kushtetuta e sotme, qe ka si nderhyres te forte dhe hartues te saj nje jurist grek (sic e thashe me lart emrin nuk ia mbaj mend) vazhdon te jete ne funksion dhe nuk ka lidhje fare me Sali Berishen.
Kjo kushtetute qe ne rrjeshtin e pare te saj eshte gabim,aty ku thote;
Ne populli i Shqiperise
Sa per Autoqefaline....eshte teper i drejte arsyetimi juaj sepse vete fjala e siper permendur e eleminon automatikisht personin Janullatos.
Por,ai qendron se.
Po ne kete qendrim te tij,kush e ka fajin?
Vete ideja...
I nderuar mike...
Vete ideja e aprovimit te kushtetutes ne ato rrethana te Shqiperise se aterehshme ishte nje tradheti. Brendia e saj gjithashtu. Ajo le shteg per Janullatosin ne krye te Kishes Shqiptare por qe dhe pjesa e popullsise ku Greqia ka pretendim teritorial te pretendojne dhe te regjistrohen si minoritare greke etj.etj. Ne pergjithesi ky ishte qellimi i kushtetutes e cila nuk u votua nga shqiptaret (u votua me pake se 50%). Por c'e do me matematiken e Gjinushit e kaloje klasen, fatekeqsisht.
Kur viziton sote Shqiperine largohesh me ndjenjen se sa po ke lene nje vende te pushtuar. Te pakten 70% e ekonomise shqiptare kontrollohet nga greket. Nanua eshte nje kukull. Shefi i kuadrit te Shqiperise eshte Nikolas G. E keqja eshte se njerzit e tij kane pozita sunduese dhe ne PD.
Petrit Kola
Re: Vete ideja...
Citim:
Po citoj ato që tha Petrit Kola
Kur viziton sote Shqiperine largohesh me ndjenjen se sa po ke lene nje vende te pushtuar. Te pakten 70% e ekonomise shqiptare kontrollohet nga greket. Nanua eshte nje kukull. Shefi i kuadrit te Shqiperise eshte Nikolas G. E keqja eshte se njerzit e tij kane pozita sunduese dhe ne PD.
Petrit Kola
Si...
Si munde te komentoshe daljen e Azgan Aklaj dhe hyrjen e Gramoz Pashko?
Ta zeme se eshte e vertete se ekonomia shqiptare zoterohet nga greket. Ju duket pro-shqiptare te vije nje parti ne pushtet e cila "do ti nxjerre greket menjehere"?
Se pari do kishte nje krize ekonomike te papare. Ekonomia do shkonte ne krize dhe vendi do dobesohej. Se dyti do krijohej nje atmosfere pasigurie per investimet nderkombetare ne Shqiperi. Nese dhunohet prona private eshte e natyrshme qe investitoret te mos investojne kurre ne vende te tilla.
Pra, pavaresisht nga deshira dhe nacionalizmi shqiptar duhet menduar mire nese veprohet (ose mendohet) ne te mire te Shqiperise apo kunder saj. Gjithashtu duhet patur kujdes qe nacionalizmi te mos perkthehet ne nacionalizim, pra ne shtetezimin e pronave te dikujt tjeter. Ne te mire ose ne te keqe pozicionet e kompanive greke jane tashme te konsoliduara. Largimi nga vartesia greke kerkon kohe dhe bashkim kombetar. Ky i fundit nuk duket te jete realizuar ende perderisa shqiptaret merren me pozicione klanore politike. Sidoqofte, edhe nese bashkimi kombetar do ishte i zhvilluar, eshte utopike te mendohet se qeveria e ardhshme do perzere greket. Madje do thoja anti-shqiptare. Qeveria e ardhshme mund te ndihmoje qe busulla e ekonomise te spostohet pak nga vartesia greke. Shkeputja e plote nuk eshte e realizueshme. Vetem nje politike mendjelehte mund te tentoje te beje dicka te tille ne afatin e nje legjislature.
Sidoqofte, mbetet fakti qe Greqia eshte fqinji yne. Pikeveshtrimet ekstremiste qe nuk duan fare prezence greke ne Shqiperi cojne ne izolim pa llogjike. Atehere nuk mbetet vec ti kthehemi epokes komuniste dhe thenies "Edhe bar do hame".
Shqiperia mbetet nje vend varfanjak dhe i duhet te mbeshtetet ne ekonomite e fqinjeve per te patur sadopak zhvillim. Vetem kur te ece me kembet e veta mund ti lejoje vetes te ndjeke nje politike autonome dhe nacionaliste. Sasia e mbeshtetjes mund te diskutohet, por jo te mohoet.
P.s. Shpeshhere diskutimet nacionaliste ngjajne me precedente historike te shqiptareve qe ne emer te nacionalizmit kane cuar vendin drejt dobesimit dhe copetimit.
Asgje...
Asgje kundra grekeve nuk kame ne vehtvete. Te dua 10 here me teper se sa me do dhe te urrej 10 here me teper sesa me urren. Besoj se je me mua. Respekt dhe reciprocitet.
Kame qene ne Athine ne nje takim me avokate te te drejtave te njeriut. Mbronin emigrantet. Kame shume respekt dhe ja kame borxhe. Ata akuzonin qeverine greke per racizem ndaj shqiptareve.
Kur paskemi kete akuze ,po nga vete greket per qeverine e tyre,pra deshmohet se , me shqiptaret spekullohet mjaft,sabotohet mjaft etj.etj.
Kur themi greket,nuk eshte fjala tek njeriu u thjeshte,por,tek vete shteti dhe mashtrimet e kompanive greke qe bejne pune gjysmake apo fallco.
Ne kete menyre nuk mund te ndihmohet Shqiperia.
Firma Sarandopulos (ne qoftese jam gabim me emrin me korigjoni) bente ndertimin e rrugeve dhe,keto rruge pas tre muajsh shkonin ne gjendjen e me parshme.Por,kjo kompani ne evidencat e veta i ka te gjitha te drejtat te shkruaje apo te rraportoje se ; une kam ndertuar rrugen x dhe kam ndihmuar ne ekonomine shqiptare.
A pranohet kjo lloj ndihme?
Telefonat celulare qe kontrollohen nga greket, a nuk eshte turp qe brenda vendit me 10 mije leke te flasesh vetem 10 minuta.
Ka plot te tjera,por,nuk mund t'i rrjeshtojme te gjitha.
Pra qellimi eshte xhvatja,dhe asgje tjeter.
Vizat greke...ketu kemi ironine dhe poshtersine me te madhe qe egziston.
Pikerisht ata qe po ndihmojne Shqiperine,dikur merrnin 20 milione dhrahmi ne dite,nga shqiptaret duke shitur vizat aq sa konsulli i tyre u kap ne Kakavi kur po shkonte ne Greqi me aq para sa u be sencacion edhe ne shtyp.Keto para i kishte fshehur edhe ne gomat e makines etj.etj.
Ps.Nuk e di se sa fitojne sot nga vizat.
Me pas behet operacioni ''Fshesa'' (keshtu e quajne) dhe blerja vizave rifillon perseri.
Punonjesit e ministrise se jashteme greke,paguanin vetem qe te shkonin e te punonin ne Shqiperi.
Persa i perket rolit te fqinjesise...sot ka ndryshuar shume ky koncept dhe rraportet ne lidhje me distancat as qe merren parasyshe.
Valle nuk ka fuqi Japonia (e cila eshte larg) te ndihmoje Shqiperine qe eshte sa 1/5 e Tokios? Ne mos me pak?
Nuk do te ishte aspak anti-shqiptare qe firmat-fantazme te grekeve te ikinin nga Shqiperia.Perkundrazi,do te ishte shume patriotike.
Nje legjislature eshte 4 vjet dhe,4 vjet mos te na duken pak.Ne 4 vjet behet shume pune,po qe se punohet seriozisht dhe jo vetem per te mbushur evidencat e xhvatur para. Mundesia egziston qe brenda 6 muajve te gjitha firmat greke te zevendesohen me firma te shteteve te medha.
Perse duhen keto firma greke,ne nje kohe qe vete Greqia as qe ka forcen teknologjike te ndihmoje Shqiperine. Cfar prodhon vete Greqia ne teknologji? Perse tenderat i fitojne greket me shume se sa te tjeret?
A e mbani mend qe perflitej shume per kredine greke prej 15 miliarde dhrahmish?
Kur e degjoja kete cmenduri, qeshja me hidherim.
Me ndodhte kjo sepse e dija mire ekonomine e atij vendi.Greqia ku do t'i gjente 15 miliarde dhrahmite per te ndihmuar Shqiperine? Ne nje kohe qe atje shikoja lajmet cdo dite dhe problemet ekonomike per vete greket rriteshin cdo dite.
Perse shqiptaret duhet te genjehen kaq mizorisht?
Perse shqiptaret duhet te genjehen kaq pa turpesisht?
Kush e pa kete kredi greke?
Ku eshte ajo?
Pra vete anetaret e qeverise Shqiptare e perflitnin kete kredi-fantazem,kete kredi-genjeshter,kredi-fallco.
Domosdo qe ishte e tille,pasi ai premtim vinte nga Greqia.
Ende duhet te besojme se Greqia eshte ndihme per Shqiperine?
Zoterinj !
Pak gjera i duhen Shqiperise .
Pika e pare eshte ; jashte greket
Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 » Trego 80 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.