Forumi Horizont | Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 » Trego 133 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=124)
-- pse te frikesohesh nga vdekja? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7539)
Vdekja nuk duhet te frikesoje
Pershendetje,
Ne jetojme sepse jeta eshte vetem nje kalim. Nje pasazh te cilin te gjithe duhet ta marrim. Materia eshte e perkohshme dhe cdo gje transformohet. Cfare mbetet pas????
Ky eshte misteri i jetes, te zbulosh ate do te thote te zbulosh Krijuesin tone, kush e zbuloi ne kete jete? Besimi eshte celesi, vuajtja mendoj se eshte rruga. Sa te forte jemi ne???
Qe ti kthehem dhe nje here pyetjes se fillimit, vdekja nuk egziston eshte vetem nje kalim. Pergjigja e te gjitha dilemave eshte besimi.
Best
Serenidita
www.hermesnews.org
Vdekja
Vdekja: eshte thjeshte nje cikel.....
ama, mua nga njehere ma fut friken ....
Vdjekja eshte nje udhetim, nese ne kete udhetim ti i ke marre masat e duhura dhe e di destinacionin. Nuk ka pse te kesh frike te nisesh, pasi ti tashme je pergatitur per kete udhetim, ama nese ti ke harruar se nje dite do te duhet ta marresh kete rruge, dhe ajo te vjen papritur ( te merr ty, me nje kepuce dhe me flok te pa krehura) do te kesh frike te nisesh , pasi nuk je ne gjendje te paraqitesh , para atij qe do te shkosh.
.........''''''''''??????!!!!!!!!!
U permend ketu disa here ajo shprehja e filozofise epikurjane,e kjo eshte e vertete por vdekja me te cilen nuk takohem asnjehere eshte ajo e imja pasi kur vjen ajo une iki!!Por ne jetojme se bashku me njerez te afert e tani qe kam dy femije e ndjej shume me te tmerrshem faktin se ajo dua apo s'dua une ekziston..........
Sot kronikat e zeza kane pushtuar faqet e gjithe mas-mediave dhe kjo eshte nje faktor me shume qe te shtyn te duash qe ne cdo kohe ,cast e vend te jesh e te kesh prane te afermit e tu --dhe vetem ideja qe dicka kaq e frikshme por dhe kaq reale do te na ndaje nje here e per gjithmone me kall daten, me fut tmerrin..............
E dini sa konfuze dhe e frikesuar jam ne keto momente pasi kjo puna e mendjes per t'a mbajtur brenda trurit eshte bere mjaft e veshtire!!!!!!!!?????????
Ti ke cdo te mire qe ke enderruar e shpresuar e nje lajm mbi nje fatkeqesi diku tjeter te fut ne pesimizem te thelle e me pas friksohesh kur mendon se keto i ka jeta LINDJEN(gezimin,harene,lumturine,kenajqesine,deshi
ren,endrren,shpresen)--- VDEKJEN(fundin,trishtimin,friken,tmerrin,ankthin,v
uajtjen,largimin,deshperimin,humbjen,disfaten,lote
t,)............................................................
Me kete qe heqin ne gjkllje 90% e popullsise eshte gabim te kesh frike nga vdekja. Vdekja eshte shpetim.
ej futni mor naj muzik per qejf se keni met tek marshi funeber. Nixhoni mor muzik popullore si ''o i miri amel si sheqer me tamel'' etj tek harem se knojn Moli e altin shira me shoke.
E PSE TA KESH FRIKE VDEKJEN KUR NUK DO PERBALLESH KURRE ME TE? NE MOMENTIN QE VJEN AJO, IKIM NE.
NJERIU NUK KA FRIKE NGA VDEKJA,POR NGA FAKTI QE DO LERE PAS JETEN DHE NJEREZIT E DASHUR. PRANDAJ DHE FEJA KRIJOI PARAJSEN QE NJEREZIT TE IKIN TE LUMTUR NGA KJO BOTE, ME SHPRESEN SE DO VAZHDOJNE JETEN NE NJE BOTE TJETER ME TE MIRE...
uuuuuuu sa frike!!!!!!!!
mendoj se njeriu ka frike dhe duhet te kete nga vdekja sepse eshte e vetmja gje , pervojen e se ciles nuk e ka provuar asnjehere dhe per te eshte dicka misterioze dhe shume e dhimbshme po te mendosh se do te ndahesh nga njerezit e tu me te dashur.........per kete njeriu ka frike nga vdekja dhe asnjeri nuk mund te mohoje kete.............sepse eshte dicka e ngjashme me misterin qe nuk e di se c'te pret pertej kesaj
Jeta e cdo njeriu ka fillimin dhe fundin e saj.Ne asnjehere nuk duhet te mendojme se do te vdesim.Nje dite ajo do te vije dhe nuk duhet t'i trembemi asaj.Do te ishte mire qe kjo e shkrete vdekje te ishte natyrale,por kjo nuk varet nga ne.Megjithate njeriu nuk duhet t'i trembet asaj.Une jam nje nga ata qe nuk i trembem vdekjes.I kam shpetuar dy here asaj gjer tani.Hera e fundit ishte ketu ku jetoj.Me goditi nje makine e cila udhetonte me shpejtesi e drejtuar nga nje zezak.Nuk ndjeva asgje.Kur u permenda e pashe veten ne urgjence dhe dy police qe po me rrinin tek koka.Ku jam ketu i pyeta policet?Ishte viti 2000 dhe familja ime ishte pa leje qendrimi.I friksohesha deportimit te familjes sime,por hallin e kisha tek femijet.Mos u shqeteso me thane se je ne spital dhe se te ka goditur dikush me makine.Me e forte ishte se policet moren time shoqe ne telefon dhe i treguan se isha aksidentuar,prandaj nqse deshironte mund te vinin ta merrnin e ta conin ne spital per te me pare.Ajo u tremb dhe mendoj se mos ishte loje e policise dhe ju tha se nuk ishte e nevojeshme.Fati im ish se nuk vdiqa dhe demtimi ishte pa pasoja,thjesht goditje ne pjesen e mishite te kofshes se majte.Kur vdekja te vjen ne koke e ne grope pa vuajtje eshte e embel, sepse nuk ndjen asgje.Pavaresisht fjaleve filozofike qe thoni ju te dashurit e mij,eksperienca ka treguar se edhe pleqete 90 vjecar i tremben asaj.Une kam pare raste te tilla kur ne momentet e fundit njerzit jane dalldisur,sa edhe burrat qe e pergjonin u friksuan.
Te dashur te rinj e te reja eshte teper ,teper e rende kur te zezen vdekje e perjetojne prinderit per femijet.Nuk ka dhimbje me te madhe e shkaterruese.Nuk ja uroj as armikut tim me te keq perjetimin e dhembjes per femijen.Kam njohur nje vajze nga Tirana nje vere ne vitet '80.Ajo me tregoi se ishte me azotemi dhe se jeta e saj ishte pune muajesh.Megjithate ajo e jetonte jeten sikur do te ishte ne kete jete per shume kohe.Kishte shume kurajo per te bere nje jete si gjithe te tjeret.
Prandaj jeta duhet marre ashtu sic na vjen.
Do ti thosha zonjes Lubi,te cilen e dua shume tamam si motren time te mos mendoj fare per te keqen.Mendimet e plakin njeriun para kohe,i shkurtojne atij jeten,prandaj e keshilloj t'ju jap sa me shume dashuri vogelusheve te saj.Njekohesisht do t'i thosha qe tek nick-u i saj te vendoste nje lule ose nje figure qe te ngjalle optimizem.
Ju uroj nga zemra te gjitheve qe te jetoni sa me gjate!Qofshi te lumtur!Mos kurseni shume,por beni qef sa te jeni te rinj!Merrjani te gjithe te mirat jetes.
Respekt per lulet shqipetare
UNE NUK KAM FRIKE NGA VDEKJA
POR
NGA PAVDEKSIJA E VDEKJES.
Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 » Trego 133 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.