Forumi Horizont Gjithsej 67 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 16 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga Vizioner datë 24 Nëntor 2009 - 06:38:

Citim:
Po citoj ato që tha turll


Heren tjeter kur te kalosh qafen e Llogarase ......... pasi zbret rrugen gjarperoshe ..... te del nje Delte perroi ...... dhe nje plazh i madh e shume i bukur ............ eshte "peshqeshi" qe mori Ilir Meta per te hyre ne Qeveri ..............



I paafte ............... :aha :aha :aha



I "Urte" , i NDERSHEM.........................PO, Keto njerez, quhen te paafte ne Shqiperi!:aha :aha :aha


Postuar nga AndreaPirelli datë 24 Nëntor 2009 - 06:42:

Citim:
Po citoj ato që tha Vizioner


I "Urte" , i NDERSHEM.........................PO, Keto njerez, quhen te paafte ne Shqiperi!:aha :aha :aha



Nuk e di sa i ndershem eshte .......... I urte?????? Mahhh ......... per mua nuk eshte per ate pune ........ .


Postuar nga AndreaPirelli datë 24 Nëntor 2009 - 06:43:

Citim:
Po citoj ato që tha AIR-FORCE-ONE

Trull e Konfermuar kjoooooooo waoooooooo .....




:aha :aha :aha S'ka gje badjava sot ............ .


Postuar nga Vizioner datë 24 Nëntor 2009 - 06:51:

Citim:
Po citoj ato që tha AIR-FORCE-ONE
Okk Vizioner ja kerkova atij ....Pandeli Majko Serb kok e kembe ,me zor te madh ka mbaruar Universitetin ...Ok Vizioner me sa po shohe ,me sa po lexoj ,o programe televizive ,Serbet koke e kemb kryq qenkan ulur tek neve ,ta them me plot gojen Shqiptare nuk paskaaaaa....Opinioni im


Serb??? Ai ??? Majko???? Se mos e ngaterron me Salen se gjoc Dokumente thojne qe ai e ka te emen me prejardhje na Mali i Zi DHE CA ANIJE ME NAFTE JA DERGOJI Serbise QE T'I SHUANTE Kosovaret Serbia fare????!!!! Eeeeehhhh Bota budallaqe, i kishte vene Serbise Embargo, po i kishte bere llogarite pa Salen!!!!!
E di se per cilin po flasim??!!!! Te shkruje se eshte nga krahinat ngjit me Greqine, hajde ma...por jo Serb!! Ah po, ke te drejte, se kur ishte ai Kryeminister i hapi deren Bashkekombesave tane nga Kosova gjate luftes ne KS!!hhhmmmm, "Serbi" Majko !!!!!!


Dmth, po me ben dhe mua Serb,- me sa po lexon???!!!
Nejse...Serbeve ju lirune Vizat...Shqiptarve akoma jo!!!!!
hhmmm, e ka fajin Majko "Serbi"......


Postuar nga AndreaPirelli datë 24 Nëntor 2009 - 08:25:

kunata e Majkos eshte kosovare ........... :aha :aha :aha


Postuar nga Fajtori datë 24 Nëntor 2009 - 15:12:

Si fillim me duket e pabesueshme qe ligjet gjermane lejojne lobingjet te financojne fshehtaz partite. Me kujtohet se Helmut Kohl doli nga politika i turperuar nga nje skandal. Dhe gjermanet u skandalizuan sepse ai nuk donte te tregonte emrat e atyre qe kishin financuar partine e tij.

Perveç asaj, hetimi me i madh ne Itali; Mani Pulite, u krye si skandal financimesh ndaj partive. Mos harroni qe ai hetim shkaterroi aq shume sistemin politik saqe u quajt fundi i republikes se pare dhe fillimi i republikes se dyte. Mos harroni gjithashtu se ne ate kohe kishte politikane dhe biznesmene qe vrane veten nga turpi (sikur te ndodhte ne Shqiperi kjo).

Vizioner thote se eshte normale te financohen partite fshehtaz. Kjo nuk ka sens. Partite jane shprehje publike e popullit dhe jo sekte me qellime te erreta. Cdo anetar partie ka te drejte te informohet mbi çdo levizje qe ben partia e tij. Partite jane si shteti, kryetarin dhe kryesine e zgjedh une, prandaj duhet te me jape llogari deri me nje çfare ben me besimin tim.

ROI, gabohesh nese kujton se kam ndryshuar pikepamje mbi Ramen. Tregova nje thashethem qe nuk e di sa eshte i vertete. Per thashetheme shqiptaret jane te vetmit. Ndodh shpesh te dalin fjale te deformuara ose tjetersuara. Ne çdo rast nuk besoj se çdo deputet ne listat e PS-se ka paguar leke. Mund te kete paguar Andis Harasani apo Tome Doshi, por jo Namik Dokle apo Pandeli Majko. Sidoqofte, nese kjo ka ndodhur qofte edhe per nje deputet tregon se po i hapet rruga tradhetise kombetare. Edhe pse e di se Rama nuk eshte perfekt, nuk e di a do pranoja korruptimin e krejt sistemit zgjedhor per te perzene nje Berishe. E keqja luftohet me te keqe, por nuk do doja te prodhojme te keqija te reja per te luftuar nje te keqe te vjeter, ndoshta me te vogel.

Se fundi, per pyetjen kush mund te drejtoje Shqiperine: Nuk e di! Puna eshte qe neve as ne kete forum nuk vihemi dakort per emra. Njeri thote Majko, tjetri thote s'ben. Une kisha respekt per Ngjelen, ju thoni eshte i keq. Ne keto kushte se kam idene kush do bente per qeverisje. Di vetem se do ishte mire nje ndryshim. Rama me Erion Veliaj do me pelqente (gjithmone nese nuk behet zhapiku i korrupsionit nje dinosaur i vertete).

Por me shume se emra per qeverisje jam i interesuar ne sensibilizimin e njerezve. Jam i bindur se ndryshimi nuk vjen me qeveri dhe politikane, por me njerez qe sakrifikojne (qofte edhe jeten). Po mendoja si ka mundesi qe nuk ka dale nje gazetar i vetem te perplase korrupsionin e Edi Rames me listat e deputeteve. Kaq e veshtire eshte te gjendet nje biznesmen i penduar qe denoncon ato qe ka paguar tek Edi Rama? Ndoshta gazetarin do e vrasin, por te pakten kemi nje njeri simbol qe do na tregoje rrugen. E ndoshta jeta e tij nuk do shkoje kot. Neser do behen 10 gazetare. E ndoshta 10 gazetare nuk i vrasin dot.

Gjithshka varet nga ne, jo nga politika.
Politika jemi ne. Rama jemi ne.


Postuar nga AngelDevil datë 24 Nëntor 2009 - 15:23:

Une mendoj qe keta politikane qe jane tani duhet te zhduken nga skena politike shqiptare. Nuk kane cte japin me jane te figura te konsumuara e te djegura politikisht. Erion Velia e Edi Rama vijne nga i njejti batak dhe nuk shof asnje gje pozitive te ta.
Per Edi Ramen kam pas kete mendim dhe para shume vitesh kur u be kryebashkiak i TR dhe shume persona e adhuronin kur i takoj tani dhe i shof aq shume te zhgenjyer nuk me vijne e fjalet per te diskutuar.

Sa per financimet do thoja jane shifra te turpshme kur mendon varferine dhe skamjen e shqiptareve te shkrete e budallenj ne te njejten kohe qe shkojne dhe i votojne.


Postuar nga Fajtori datë 24 Nëntor 2009 - 17:06:

Vrasesi i Azem Hajdarit dergon uniforma policie nga Tropoja per banden e Durresit

Ja sa e vogel eshte Shqiperia. Ne gjyqin e bandes se Durresit lidhen vrasjet e shumta me politiken. Aty del emri i Dritan Dajtit, i cili duhej te vriste Lul Berishen dhe... kryetarin e PDK-se, i cili u vra kete vit nje dite para zgjedhjeve me nje bombe.

Në seancën e djeshme gjyqësore, i penduari Coli ka përmendur edhe emrin e të dënuarit me burgim të përjetshëm për vrasjen e Azem Hajdarit, shtetasin Jaho Mulosmani dhe babain e tij.

"Ka qenë viti 1998, nuk më kujtohet muaji, por, di që në atë kohë Jaho Mulosmani ka qenë shef në Komisariatin e Tropojës. Në këtë kohë ka ardhur në Durrës babai i tij. Babai i Jahos solli disa uniforma. Këto uniforma i kishte sjellë me porosi të Lulit, pasi Luli i kishte kërkuar."-, tha gjatë dëshmisë së tij Adriatik Coli.

Ndërkohë, Coli pak ditë më parë, gjatë dëshmisë së tij të lirë, ka përmendur një sërë emrash të ndryshëm të lidhur me "bandën", si Dritan Dajtin si person të cilit i është kërkuar të vrasë Lul Berishën, ish-kreun e PDK-së në Malësine e Madhe, Aleksandër Keka i cili u vra pak ditë para zgjedhjeve të 28 qershorit me mina me telekomandë.

Reagoi edhe i pandehuri Lulëzim Berisha. Ai iu drejtua gjykatës duke akuzuar organin e akuzës se dëshiron që çështja e tyre të politizohet. "Prokuroria e ka përgatitur Colin që ta politizojë çështjen tonë, duke e kthyer çështje politike. Edhe kryeministrin Sali Berisha do ta kthejë kundër meje tani".

Por nuk eshte prokuroria ajo qe po zbardh lidhjet e krimit. Perkundrazi, prokuroret kane kerkuar qe Adriatik Coli te qepe gojen dhe te pergjigjet vetem per ate qe i kerkojne. Por avokatet e Colit thone se ai di shume me teper dhe mund te deshmoje se prokuroria ka hetuar vetem ku i intereson.

Krimi ordiner dhe politika po bashkohet ne nje salle gjyqi.

Trupi gjykues i bandës së Durrësit, pasi dëgjoi pretendimet e palëve i kërkoi të penduarit Coli të vazhdonte dëshminë, por, të mos përgjigjej për rastet që nuk janë objekt gjykimit.


Postuar nga Tulipani datë 24 Nëntor 2009 - 18:47:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Une mendoj qe keta politikane qe jane tani duhet te zhduken nga skena politike shqiptare. Nuk kane cte japin me jane te figura te konsumuara e te djegura politikisht.


Kush do ti zevendesoje? Moshataret e tu, te mite? Kush do ti zevendesoje? Te rinjte shqiptare qe as ne shtepite e tyre nuk i intereson/guxojne te diskutojne per politike por marrin per ligj mendimin e kryefamiljarit, qe dhe kur votojne pyesin te shtepise ore ku ta ve x? Apo ata qe kane studiuar jashte e qe mendohen si e ardhmja e shkelqyer, qe kur kthehen behen me keq se ato qe jane atje ose dhe ne jane ndryshe shikohen si ai denuari qe duhet gjuajtur me gure se po del kunder turmes e i duhet te adaptohen? Shqiperia eshte vend me popullsi te re por ja qe kjo popullsi e re nuk eshte force vitale qe ta coje shtetin tone hapa perpara por eshte krah pune qe po ndoshta arrin te mbijetoje por mbijetesa pa pasur krahun revolucionar e idealist eshte e destinuar te notoje ne ujera te pista e pse jo te mbytet ne nje te ardhme te afert. Kur mendoj Shqiperine e sotme fajtoret me te medhenj i shikoj tek kjo rini qe s'po gjen akoma kurajon ti perplasi ne fytyre te kaluaren atyre qe dje nuk folen e pastaj ti ktheje kurrizin njehere e pergjithmone per te mos perseritur te njejtat gabime.


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 24 Nëntor 2009 - 19:11:

Citim:
Po citoj ato që tha Vizioner


Serb??? Ai ??? Majko???? Se mos e ngaterron me Salen se gjoc Dokumente thojne qe ai e ka te emen me prejardhje na Mali i Zi DHE CA ANIJE ME NAFTE JA DERGOJI Serbise QE T'I SHUANTE Kosovaret Serbia fare????!!!! Eeeeehhhh Bota budallaqe, i kishte vene Serbise Embargo, po i kishte bere llogarite pa Salen!!!!!
E di se per cilin po flasim??!!!! Te shkruje se eshte nga krahinat ngjit me Greqine, hajde ma...por jo Serb!! Ah po, ke te drejte, se kur ishte ai Kryeminister i hapi deren Bashkekombesave tane nga Kosova gjate luftes ne KS!!hhhmmmm, "Serbi" Majko !!!!!!


Dmth, po me ben dhe mua Serb,- me sa po lexon???!!!
Nejse...Serbeve ju lirune Vizat...Shqiptarve akoma jo!!!!!
hhmmm, e ka fajin Majko "Serbi"......


Postuar nga Fajtori datë 24 Nëntor 2009 - 20:55:

Ne fakt, per Don Kishotet kosovare te heqesh kapuçet nga koka sot (se di kur eshte bere video) quhet tradheti. Keta jane njerez qe dine vetem te mbathin arme dhe kur nje politikan i thote hiqni kapuçet se duhet te bhemi shtet keta i drejtojne gishtin si tradhetar. Keta jane talebanet e ballkanit. Njerez qe dine vetem te luftojne dhe nuk i intereson paqja dhe inteligjenca. Duan vetem te perdorin armet dhe te aplikojne njohurite e tyre luftarake... per te bere lufte me çdo kusht... duke gjetur tradhetare ne televizion.

Keta jane mafiozet e familjes Haradinaj qe perfundoi ne gjykaten e Hages. Jane mafiozet e asaj familje qe mbyti 30 vete se bashku ne liqen. Keta se dine qe jane pjelle e interesave lokale te amerikes dhe i hipen vetja ne qejf te flasin per bashkimin e Shqiperise etnike.

Majko e thote shume qarte (dhe jam shume dakort) se keta i prishin pune kombit shqiptar. Sepse duke u mbrojtur gjoja nga kriminelet kosovare, serbet gjeten justifikim te bejne masakrat e 1999-es. Situata ka ndryshuar, Kosova eshte shtet, ndersa keta dalin me kapuça duke delegjitimuar qeverine zyrtare te Kosoves.


Ne Shqiperi te kesh mendime paqesore ndaj vendeve fqinje konsiderohesh tradhetar. Prandaj ai vend nuk behet kurre, sepse nuk di te krijoje nje fqinjesi normale me vende te tjera, qe sidoqofte kane nje kulture me te njohur neper bote sesa ajo shqiptare. Mjafton te shikosh se New York Times e quan Beogradin vendin me te mire ne bote per argetim, nderkohe qe ne Tirane nuk zbret kembe turisti per argetim. Dhe nderkohe qe Beogradi behet arene per DJ me te mire ne bote, kosovaret dalin me kapuça dhe me arme ne televizor. Dhe guxojne i thone tradhetar atij qe i kritikon.


Postuar nga Deb* datë 24 Nëntor 2009 - 21:34:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
N



Ne Shqiperi te kesh mendime paqesore ndaj vendeve fqinje konsiderohesh tradhetar. Prandaj ai vend nuk behet kurre, sepse nuk di te krijoje nje fqinjesi normale me vende te tjera, qe sidoqofte kane nje kulture me te njohur neper bote sesa ajo shqiptare.


Eshte e vertet kjo qe thua ti Fajtor. Kujdes se do te bejne dhe ty tradhetar.:p
Ke hyre ndonjehere te Forumi Shqiptar? Me kete postim do quheshe kategorikisht jo vetem tradhetar, por Grek, Serb.


Postuar nga Fajtori datë 24 Nëntor 2009 - 22:14:

Epo kshu eshte kjo pune. Elita 5 ka bere nje kenge te bukur qe me vjen shpesh ne mend. I dedikohet pikerisht atyre qe luajne luftash:

Don Kishotet ne Korzo


Nuk duhet minimizuar vlefshmeria e luftetareve te Kosoves, por duhet te ruhemi nga nacionalizmi i Don Kishoteve te tejkaluar. Mund te krijoje indinjime ne Evrope qe mund te ktheje mbrapsh pavaresine e fituar.


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 24 Nëntor 2009 - 22:27:

Enveri ishte shume i dhene mba Don Kishotit, mos duhet te vazhdojme akoma historine me perralla ???????


Postuar nga Fajtori datë 24 Nëntor 2009 - 22:34:

Enveri u izolua. Do ishte mire mos te izolohej Kosova.

Serbet e duan te izoluar qe ta punojne me rehat.


Postuar nga erious datë 24 Nëntor 2009 - 22:38:

.

ka te forta me kosovaret... e kane ne kulture boooh s'di t'i jap shpjegim ku karakter bejne pjese.

ti thuash qe tashme serbine duhet ta konsideroni shtet fqinj... te konsiderojne tradhetar

martohen fshatare shqiptare me serbe, gati te themi e gjithe kosova na deklaron lufte... duke harruar qe te gjithe kosovaret po regjistrohen si shtetas serb per te mare pashaporte europiane.

haradinaj, i ka dhene kosoves me shume se te gjith, perveç familjes jashari e konsiderojne halabak.

rugova, s'begenisi te zbriste nga avioni ne rinas, kur u kthye nga rambujet.


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 27 Nëntor 2009 - 00:14:

Ngjarja prane lokalit piaza ne Tirana ,nje vajze sulmohet nga nje person me acid ,agresori i grabit canten vajzes ,sulmi ndja vajzes dyshohet per grabitje..Ngjarja sot ne qender te Tiranes,vajza gjendet rende ne spital,e sulmuara quhet Erka V.21 vjece ........

Po ai ligji vdekjes do te vendosi ndo nje here parlamenti......


Postuar nga Fajtori datë 27 Nëntor 2009 - 17:18:

Kryeministri flet per breket e kryetarit te opozites

Doktor Berisha analizon shpirtin dhe familjen e Edi Rames. Dje ne parlament:

"Rama bllokon opozitën të kthehet në Kuvend dhe e ka kthyer atë në një opozitë të rrugës dhe po kërkon sot të heqë gurin e themelit këtij sistemi duke treguar se është një kopje e atit të tij shpirtëror."

"Cili është ai burrë që bashkeshorten e vet e akuzon se e ka fëmijën me të atin e tij? Z. Rama thuaji shqiptarëve cili është ai baba që i mohon djalit kafshatën e gojës . Çfarë do që të ketë bërë djali, kafashata s'i mohohet. Zoti Rama, të ndodhi me bashkeshorten e parë artisten e nderuar, për të cilën kam pasur dhe kam respektin më të madh, ç'nodhi pastaj, cili është ai burrë, cili është ai shqiptar, cili është ai ballkanas,cili është ai europian që e nxjerr gruan e tij lakuriq në plazhet e botës. A e di ti që ajo është një nënë, është një motër, ajo është një bijë, ajo është shqiptare, edhe po të qe serbe, po të qe gjermane, franceze, italiane, si do të që të jetë, nuk bëhet kurrë ajo që ke bërë ti dhe e ke fotografuar", - tha Berisha.

--------------------------------------------
Hahahahhaha, cili eshte ai burre qe e nxjerr gruan... ?
Gruaja qenka nje objekt qe burri e nxjerr apo nuk e nxjerr. Nuk ka tru gruaja. Burri vendos. Mbani grate ne shtepi o meshkuj, mos i nxirrni lakuriq, mbulojini me perçe.

Mesa duket tani politika po ndahet edhe moralisht, ku Berisha do perfaqsoje meshkujt e bjeshkeve te Tropojes, ndersa Rama aktet e turpshme te lakuriqesise.


Postuar nga AngelDevil datë 27 Nëntor 2009 - 21:53:

Berisha - Akuza Rames









E te mendosh qe flet nga foltorja e parlamentit !!!!


Postuar nga AngelDevil datë 27 Nëntor 2009 - 22:04:

Replika e Rames ndaj Berishes !



Nga foltorja e PS!!!


Postuar nga Fajtori datë 27 Nëntor 2009 - 22:12:

Re: Berisha - Akuza Rames

HaHAhahahah HaAHAhaah hahahahaAHh ahah HAAHAAHa hahahah



:lol: :shpata

Fjalimi i Berishes do hyje ne histori.... Hahahaha o c'paska per te bere Fiksi sonte me keto gallata. Monologu i budallait te fshatit... hahahahah s'po mbaron.

Imagjinoni presidentin amerikan te beje ate fjalim, shkon direkt impeachment.


Postuar nga AngelDevil datë 27 Nëntor 2009 - 22:17:

Re: Re: Berisha - Akuza Rames

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
HaHAhahahah HaAHAhaah hahahahaAHh ahah HAAHAAHa hahahah



:lol: :shpata

Fjalimi i Berishes do hyje ne histori.... Hahahaha o c'paska per te bere Fiksi sonte me keto gallata. Monologu i budallait te fshatit... hahahahah s'po mbaron.







bastard vertet kaloj cdo mase trapi... do me terheq vemendjen nga problemi i protestes seshte e aq malok budall jo eshte shejtan budalla


Postuar nga Fajtori datë 27 Nëntor 2009 - 22:23:

Ku ka skenarist filmi te parashikoje nje fjalim te atille. Ky eshte per Oscar. Ueeee, me solli humorin. Pa pike lidhje, fjali endrrash, qe i fillon dhe nuk i mbaron dot.


"Hahahah, sa kilometra jane..."
(pergjimet e telefonave..., kupton qe nuk duhe ta thote dhe vazhdon)
"telefonatat me shokun e tij"

Do i shkule dhembet, pastaj nofullen... hahahahahah


Postuar nga AngelDevil datë 27 Nëntor 2009 - 22:26:

aty ku e ka lli me keq eshte kur thote per te emen e Rames qe e nis duke thene kam respekt dhe e vleresoj e pak sekonda me vone i thote ske dit me eduku djalin tat .... kontradiktor nga fillimi ne fund

ckam heq me gjet keto videot :p


Postuar nga Fajtori datë 27 Nëntor 2009 - 22:31:

Ja se sherbyen. Sbesoj te kete video tjeter ne youtube kaq per te qesh sa kjo.


Postuar nga AngelDevil datë 27 Nëntor 2009 - 22:34:

duhet ti postoj e te video gallate si dhe te video e dites dhe video e nates hahhaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa


Postuar nga Fajtori datë 27 Nëntor 2009 - 22:36:

Ta kishte pas BBC ne dore, e kishte publikuar nga 1 minut çdo dite dhe siguronte audience per 20 dite.


Postuar nga AngelDevil datë 27 Nëntor 2009 - 22:42:

qeshim ne mo Faje por kjo eshte per te qare mendo ai kryeminister i Shqiperise pppfffffffffffffffff .......... e ka marre ferra uraten ket thuj me mire


Postuar nga Fajtori datë 27 Nëntor 2009 - 22:44:

Pas ketij fjalimit, parashikohen rradha te gjata neper ambasada dhe nje rritje e ndjeshme e kerkesave per viza.


Postuar nga AngelDevil datë 27 Nëntor 2009 - 22:46:

:p

me marsh te keqen se kane pashaporte sherbimi ca e ca lool

Ne fakt po mendohesha me ik e une ... mbasi u mendova gjate e gjate ku te ikja me rezultoj Antarktida me pinguinet ;
me mire skam ku gjej pasi vendet e tjera me jane merzit skam me kuriozitet hahahaaa


Postuar nga Fajtori datë 27 Nëntor 2009 - 22:49:

Flas per popullin e thjeshte, jo per ju qe i sherbeni sherbyeserisht sherbimit afer-qeveritar. :p


Postuar nga AngelDevil datë 27 Nëntor 2009 - 22:52:

ja do ndihmoj e ca popull te thjeshte qe kam rreth e rrotull po jua bej ket te mire :p .... dhe i perkas sherbimit jo qeveritar une cuno atij nderkombetar me sakte .... qeveritaret na bejne fresk hahahaaaaaaa uppps quhet pasaporte diplomatike


Postuar nga kurt datë 27 Nëntor 2009 - 23:53:

nuk e di pse por kurre kurre nuk me ka interesuar politika shqiptare dhe polotikanet shqiptar.... te flas per to apo t'i degjoj..
me zor e bera veten tani t'i shikoj kto videot.
nuk me pelqejn as njeri as tjetri.

edhe ai rama me duket si creep dhe shume fake ne ze kur flet.


Postuar nga AngelDevil datë 28 Nëntor 2009 - 00:10:

shikoni fiksin se ka te forta


Postuar nga BIONDIA datë 28 Nëntor 2009 - 01:05:

E degjova dje tek lajmet e topit e ne u cudita ...po spe me baben e Rames e kishte femine gruaja e Edit ...mu duk sikur po shikoja telenovelen Beatiful se atje bahen keto gjera...nganjeher mendoj se Saliu duhet t eishte ber ehumorist sepse kur thote te tilla gjere te duket vetja sikur je tek Zeling ai qe imiton ate kryetrin e komunes ...


Postuar nga Fajtori datë 28 Nëntor 2009 - 02:42:

Meshkujt shqiptare festojne bajarmin.

Feste burrash eshte kjo?


Postuar nga Fajtori datë 28 Nëntor 2009 - 02:45:

Ngrihet PS ne kembe. Deputetet dalin para kamerave me nje deklarate te perbashket.




Berisha po ndjell njerezit per lufte civile?


Postuar nga Roi datë 28 Nëntor 2009 - 03:20:

Re: Ngrihet PS ne kembe. Deputetet dalin para kamerave me nje deklarate te perbashket.

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori



Berisha po ndjell njerezit per lufte civile?



Dhe Rama nuk eshte me pak !! I dha vetem 10 dite kohe per te hap kutite !! E ca dmth...po pas 10 diteve ca te ndodh ???

Zgjedhjet jane bere ketu e 5-6 muaj me pare !! Perse Edvini nuk doli direkte ne proteste,por priti tere keto muaj ?? Hekuri a nuk rrihet sa eshte i nxehte ?? Tere keto muaj pothuajse ia kane hequr ate te drejte protestimi e kerkimi te rinumerimit te votave ! Ka cdo gje nje afat kohor,jo kur te me teket mua e kur ta shikoj te arsyeshme une !!!

Apo pasi ka frike se ngelet pa post ne Ps meqe tha qe nese do humbiste zgjedhjet do linte drejtimin e Ps-s ?!!
Besoj se ca vota edhe jane vjedhur,por sigurisht nk besoj aspak se jane vjedhur aq shume sa ti lejojne Ps-s nje qeverisje si parti e vetme pa pat nevojen te beje koalicion me Lsi-n ! (Gje vertet e pamundur kjo e fundit duke pare si kane vajtur ngjarjet pas zgjedhjeve midis 2 partive te majta ! )


Postuar nga Deb* datë 28 Nëntor 2009 - 03:52:

Re: Berisha - Akuza Rames

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
E te mendosh qe flet nga foltorja e parlamentit !!!! [/B]

Nuk i duroj dot njerezit qe perdorin ofendime personale, per te shpetuar nga situata.
Kryeministri i Shqiperise diskuton ne parlament jeten private te tjetrit. Qenka bere parlamenti si mejhona jone.


Postuar nga Fajtori datë 28 Nëntor 2009 - 04:00:

Mu s'po me mbaron e qeshura. Nofulla, dhembe, pergjime, lakuriqesi, babai, nena.... Hahahhahah. Akoma s'me besohet qe nje politikan mund te beje gafa te tilla.

Ky do kete shkuar ne regresion psiqik qe flet kshu.


Postuar nga BIONDIA datë 28 Nëntor 2009 - 04:03:

Mo qesh shume o Faje ruaji se do te duhen per fjalimet qe ka rezervuar ne vashdim...epo nuk vjen jemi ne afer vitit te ri tani prit se do dalin gjera te tjera...qysh thote populli budallait leroi rruge


Postuar nga Fajtori datë 28 Nëntor 2009 - 04:06:

Budallait leroi rruge, por ky eshte ne pushtet jo ne rruge.

Leqe do behet noi rremuje tani ne Dhjetor. Edi Rama i ka dhene 10 dite kohe dhe ka shpall miting me 5 Dhjetor. Sala ka shpall miting me 8 Dhjetor. Shif e shkruj vete si do shkoje puna budallait ne rruge.


Postuar nga Deb* datë 28 Nëntor 2009 - 04:07:

Pse do kemi supriza te tjera si keto bionde?
O cu kenaqem.


Postuar nga Fajtori datë 28 Nëntor 2009 - 04:10:

Ore se u kujtova. Jane raste te parashikuara me ligj qe kryeministri del nga binaret dhe presidenti kerkon vleresim psikiatrik. Kaq langaraqe i kemi keta presidente e politikane, cfare i kushton ti bejne nje test para se te çoje njerezit mish per top.


Postuar nga BIONDIA datë 28 Nëntor 2009 - 04:18:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Budallait leroi rruge, por ky eshte ne pushtet jo ne rruge.




Faje nuk thua shyqyr qe eshte ne pushtet ben me pak deme se ne rruge ...hahah e kush do e beje kete vleresim o Faje doktor Argjilea ...po flasim per Shqiperine ku gjithmon populli ka shkuar per mish e qeverite i kane pire lengen ...debora ne jemi vendi i cudirave...


Postuar nga BIONDIA datë 28 Nëntor 2009 - 19:19:

"Zoti Rama, cili është ai burrë, i cili ngrihet nga shtrati i së shoqes në kullën e Myslym Pezës dhe shkon në shtratin e dashit dhe të deshëve dhe e detyron të largohet natën e lemerisur ...Cili është ai burrë?...

ore ma shpjegon ndonje car ka dash te thote Saliu me kete fjale se spo e mar vesh kush eshte dashi=kafshe shtepiake burri i deles apo ndonje tjeter se ky te fut ne mendime Faje ti qe i di te gjitha ka munsi te na ndricosh


Postuar nga Fajtori datë 28 Nëntor 2009 - 19:23:



Fatkeqesisht nuk kam qene me Ramen ate nate.

E the mire ti, ai flet si assessore. I vijne gjera ne mend qe ka degjuar poshte e lart dhe i thote ne parlament.. Ja dhe assessore ne fillimet e tij:



Fiks fare


Postuar nga BIONDIA datë 28 Nëntor 2009 - 19:29:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori


Fatkeqesisht nuk kam qene me Ramen ate nate.

E the mire ti, ai flet si assessore. I vijne gjera ne mend qe ka degjuar poshte e lart dhe i thote ne parlament.. Ja dhe assessore ne fillimet e tij:

Fiks fare



po nuk thashe qe ke qen mor cun nuk kam mendje kaq perverse sa te mendoj kto gjojna.... thashe mos ka dal noj llafe hahaha Faje sa here e kam pare kete tek Zeling me kujtohet Sala ...Sot Sala ne TVSH kka bere spektakel humori kam qesh me te madhe ma keq se ky ...sot tha se do i heqi dhembe tnje nga nji e mas dhemve vjen noflla secondo me ka rreshiq


Postuar nga Fajtori datë 28 Nëntor 2009 - 19:31:

Eshte bere dentist, eshte merzit me kardiologjine... pasi e levroi keto 19 vjet.


Postuar nga AngelDevil datë 28 Nëntor 2009 - 19:53:

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA
"Zoti Rama, cili është ai burrë, i cili ngrihet nga shtrati i së shoqes në kullën e Myslym Pezës dhe shkon në shtratin e dashit dhe të deshëve dhe e detyron të largohet natën e lemerisur ...Cili është ai burrë?...

ore ma shpjegon ndonje car ka dash te thote Saliu me kete fjale se spo e mar vesh kush eshte dashi=kafshe shtepiake burri i deles apo ndonje tjeter se ky te fut ne mendime Faje ti qe i di te gjitha ka munsi te na ndricosh



eshte Dash Peza Bionde per ate po flet


  Gjithsej 67 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 16 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.