Forumi Horizont Gjithsej 200 faqe: « E parë ... « 61 62 63 64 65 66 67 68 69 [70] 71 72 73 74 75 76 77 78 79 » ... E fundit »
Trego 200 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Lashtësia e gjuhës shqipe (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=392)
-- A kane qene Helenet dygjuhesh ?.Flisnin ata Pellazgjisht dhe Helenisht (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12915)


Postuar nga robert datë 10 Shkurt 2013 - 22:14:

Është për të ardhur keq, që kjo autore dallon në ekstrem midis tre autorëve të tjerë në shtrembërimin e dijes së zbuluar të deritanishme. Në maninë për ta treguar popullin shq. mbi të tjerët, kishim tek Sauku thjesht një naivitet, tek Spahiu kishim sofistikime dhe përzgjedhje të kujdesëshme, tek autori Kocaqi kishim një ecje me rrëmbim, ndërsa tek autorja Elena Kocaqi kemi shtrembërime të historisë. Me vetëdije apo pa vetëdije nga kjo autore, do thonim se ky fenomen ësht akoma dhe më makabër nga ato tek tre të parët. Këta autorë, ose sapo kanë rënë në kontakt me tema historie, ose janë segmente të huaja me qëllime për ta prezantuar popullin shqiptar si krejt të luajtur nga mëndja. Me këtë rast, përfitojmë të themi një opinionin tonë mbi elementët e huaj keqbërës.
Personalisht unë kam qenë qysh në moshë të re i mendimit, që në sejcilin shtet të botës të ketë të drejtë sejcili shtet tjetër i botës të ngrejë zyrat e tij agjenturore dhe propagandistike, -këto të rregulluara me ligj. Kështu, bie fjala, mund të ketë Irani zyrat e tij në Amerikë, dhe e kundërta, sirianët tek izraelitët dhe e kundërta, kinezët tek indianët dhe e kundërta, serbët tek shqiptarët dhe e kundërta, e kështu pa fund, kush të dojë dhe ku të dojë. Kështu, zyra agjenturore dhe ato propagandistike iraniane, bie fjala, mund të punojnë normalisht në Amerikë dhe të paraqesin në mënyrën më të qetë provat dhe akuzat (apo kundërakuzat) e tyre. Kështu me të gjithë.
E shpreha këtë mendim këtu, që lexuesi të më kuptojë se, kur unë dyshoj që këto kokra „patriotësh“ mund edhe të jenë segmente të huaja keqdashëse ndaj shqiptarëve, të mos kujtoj njeri se unë jam për ndalimin e këtyre paçavureve. Përkundrazi, falenderoj fatin që ka dhe të këtilla broçkulla historike, sepse edhe më bindëse është fjala jonë pastaj. Në fund, lexuesi do të dijë vetë ç’të zgjedhë, dhe cila është e vërteta.


  Gjithsej 200 faqe: « E parë ... « 61 62 63 64 65 66 67 68 69 [70] 71 72 73 74 75 76 77 78 79 » ... E fundit »
Trego 200 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.