Forumi Horizont Gjithsej 96 faqe: « E parë ... « 61 62 63 64 65 66 67 68 69 [70] 71 72 73 74 75 76 77 78 79 » ... E fundit »
Trego 96 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Kush Ishte Dritan Hoxha - Tani i Top-it! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15937)


Postuar nga AndreaPirelli datë 29 Maj 2008 - 19:07:

Re: Dritan Hoxha...një "High Definition"

Citim:
Po citoj ato që tha Lela_Dr
Ilir Kanina

Si rrallë në jetën e një populli mund të lindin kolosë të tillë, që vetëm në pak vite jetë mund të bëjnë historinë, jo vetëm atë të fushës së tyre. Dritan Hoxha është i tillë, është i vetmi "burrë shteti", që tranzicioni shqiptar lindi. Veprimtaria e tij është e modelit të paparë, energjia e tij është e pakufishme. Ai mori idetë nga gjenia e tij dhe i përktheu si të prekshme për realitetin njerëzor. Dritan Hoxha është "Napoleoni" i medias shqiptare, revolucionari i ideve dhe prijësi i menaxhimit të tyre.

Në atë pak fat që patëm në këtë periudhe të rrokopujës shqiptare, misionari i së vërtetës i dha përmasa shpresës së një populli të tërë, brenda dhe jashtë kufijve ringjalli dashurinë për vendin, luftoi për drejtësinë shumë më tepër se sa vetë institucionet e saj. DH-HD bëri epokën e teknologjisë sonë të informacionit. Ai është "Berluskon" dhe "Bill Gate"-s i shqiptarëve. Për ata mijëra që e njihnin Dritani është shumë, shumë më tepër se pronari, bashkëpunëtori, bashkautori. Për ne, mijëra e miliona shqiptarë të tjerë, është zëri i së vërtetës dhe i krenarisë, është sinonim i modernizimit, përfaqësues i teknologjisë më të përparuar elektronike, është shpresë për një të ardhme.

Tani i "TOP"-it luftonte çdo minutë me elektronet dhe sinjalet, donte t‘i fuste patjetër atje ku donte, në labirinthet që mendja e tij i dinte, në ato kutiçka të vogla e me dritëza shumëngjyrëshe që t‘ua jepte pastaj njerëzve. Perandoria e tij e suksesit, brenda mbretërisë së rrokopujës shqiptare, ishte e jashtëzakonshme. As kompani shtetërore më të fuqishme, as kompani private lider në tregun mediatik nuk janë në hap me të. Ai është i pari, priste fotofinishin para të gjithëve në çdo garë. Ai është tashmë krenaria jonë. Sepse ne ecim në rrugët e vendeve të tjera dhe vetëm nëpër spotet e medias ndiheshim komunikues optimistë. E ka bërë Tani i "TOP"-it këtë, thoshim. E vërteta kështu është, sepse kishim besim.

Si jo rrallë në periudhën e tranzicionit të pafund shqiptar, rastësia puqi për në altar modele të ndryshme. Në të njëjtën ditë u përcollën mitet e medias; njëri me vdekje natyrore në pleqëri të plotë, tjetri pafundësisht i parakohshëm. Thanas Nano, model i administratorit jetëgjatë, që mbijetoi me ndershmërinë e tij, Dritan Hoxha, pionier i ekonomisë së tregut që luftoi për t‘na dhënë dhjetëra vite dritë lirie më shpejt. Këto ishin humbje.

Dritan Hoxhën, shqiptarët e përcollën me duartrokitje, sepse Dritani punoi për zhvillimin e medias. Njerëzit, vetëm atë ditë dolën në rrugë. Më tej, Tanin do ta kenë të pranishëm çdo minutë në shtëpitë e tyre, nëpërmjet valëve të së vërtetës, që vepra e Tij do të dërgojë.
Gazeta Shqip



Ti Lela kishe ndonje mendim tendin personal??? Boll na citove gazetat. Nuk justifikohen mungesat me artikuj copy/paste ......... .


  Gjithsej 96 faqe: « E parë ... « 61 62 63 64 65 66 67 68 69 [70] 71 72 73 74 75 76 77 78 79 » ... E fundit »
Trego 96 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.