Forumi Horizont | Gjithsej 140 faqe: « E parë ... « 61 62 63 64 65 66 67 68 69 [70] 71 72 73 74 75 76 77 78 79 » ... E fundit » Trego 140 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Tirana 21 Janar 2011 (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18253)
Ekspertët: Vrasja e Veizit nga larg, predha në trup me dëmtim
Ekspertët e Institutit të Policisë Shkencore të cilët janë në vartësi të Ministrisë së Brendshme:
"Në përfundim të akt-ekspertimit të predhës së gjetur në trupin e të vrarit Ziver Veizi, janë konstatuar dëmtime. Këto dëmtime kanë ardhur si pasoj e kontaktit të predhës me trupa të huaj para se plumbi ta godas viktimën Veizi. Sipas ekspertëve, në predhën 9 mm që ndodhej në trupin e të vrarit, janë konstatuar me anë të këqyrjes mikroskopike rrathë anash predhës, çka do të thotë në gjuhën e ekspertëve se para se të goditet viktima, predha ka pas kontakt me sende të tjera.
Gjithashtu, në raport, ekspertët kanë përshkruar edhe disa fije bari, shkurre apo edhe të drurit të pishës të cilat janë gjetur së bashku me predhën në trupin e viktimës.
Këto trupa të huaja në predhë, sipas ekspertëve, konfirmojnë se plumbi para se të godas trupin e të vrarit ka pas kontakte me fije bari, gjethe, shkurre, apo edhe degë të pishave"-thuhet nga burimet zyrtare të Prokurorisë duke iu referuar raporteve të përpiluar nga ekspertët e Institutit të Policisë Shkencore.
Sipas këtyre të dhënave të përshkruara me imtësi në raport, rezulton se teoria e disa mediave, forumeve, analistëve apo edhe nga disa politikan të djathtë, se Veizi është vrarë nga personi i thinjur ngjitur me çadër në dorë apo nga njëri nga tre personat e fshehur prapa shtyllës së portës hyrëse të kryeministrisë, bie.
Sipas tyre, para personit të thinjur ngjitur me viktimën Veizi dhe tre personat që janë mbrapa shtyllës së portës hyrëse, nuk kanë asnjë gjethe, fije bari apo shkurre e pishe që predha e tyre të marr me vete në trupin e viktimës së gjirokastritit. Sipas prokurorisë, ekspertimi i Policisë Shkencore përbën një provë të rëndësishme për organin e akuzës, që provon se plumbi që goditi Veizin ka ardhur nga brenda rrethimit të kryeministrisë.
-Shekulli, 26.1.2011-
Gjithsej 140 faqe: « E parë ... « 61 62 63 64 65 66 67 68 69 [70] 71 72 73 74 75 76 77 78 79 » ... E fundit » Trego 140 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.