Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Referendum ne forum (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9728)
Postuar nga Stanley datë 12 Prill 2006 - 09:58:
Citim:
Po citoj ato që tha football
Cfare ben kryepeshkopata e Bostonit per kete ceshtje?
Mendoj se prifti Artur mund te jape nje ndihme shume te madhe ne kete drejtim
Posi! Madje u perpoq shume sidomos nga nje superakt i At Arturit ne Shtator te 1993.
E qe thua ti futbollist, Ati nga "The Land of Opportunities", na vjen ne Tirane, se bashku me miliarderin Anthony Athanas, qe na vdiq para ca kohesh, dhe takuan Anastasin ne Katedralja e Tiranes.
Ne mes te popullit, ne mes te Kishes, i drejtohet Anastasit dhe i thote: "Shqiptaret e Amerikes nuk te duan ty si Kryepeshkop."
Dhe, e dini se cfare i tha Janullatosi?
I tha: "Ju nuk me doni sepse jam grek? Urdhero ti pra, qe je shqiptar dhe i ri dhe merre fronin." Dhe i zgjati nje celes.
Por, per fatkeqesine tuaj dhe te te tjereve si ju, Ati i Shenjte nga USA i pergjigjet: "Jo, do te kthehem tek familja ime ne Boston".
E keshtu o trimat e xha Jahos, ky ishte proklamuesi i Autoqefalise.
Nuk e di o Football nqs te mjaftoi ky informacion. Te siguroj qe nuk e nxora nga xhepi, por nga realiteti qe historia ka shkruar dhe vazhdon te shkruaje.
Anastasi e ndertoi dhe akoma po nderton Kishen e Shqiperise.
Durrsaku na thote qe s'ka pare ndonje gje qe Janullatosi te kete bere.
o durrsak... Ajo Kisha tek Porti, mos u ndertua gje vete? Apo e ndertuan marinaret? Ti kur vjen nga Italia, nuk e shikon, apo i ke syte nga Vollga mos shohesh ndonje goce te bukur?
Megjithese, s'te ve faj, as ty as shokeve te tu. Sepse keni sy dhe nuk shikoni, keni veshe dhe nuk degjoni, keni mendje dhe nuk logjikoni.
Uroj qe Pashka qe po afron te mund t'ju jape keto gjera.
Gjithashtu uroj qe TVSH dhe televizionet e tjera kombetare ose jo, te japin meshen qe "At" Nikolla Marku do te kryeje ne Kishen e Kalase, ne prani te 10-15 njerezve, dhe jo meshen e Anastasit ne prani te 100 000 besimtareve ortodokse shqiptare tek rruga e Kavajes. Sepse gjithe keto vite ate kemi pare, aq sa na jane lodhur syte nga turmat e njerezve. Me mire pak njerez. Pak e sak, themi ne korcaret. Keshtu ka lezet.
Keshtu kesaj teme i shtohet rendesia akoma me shume.
Mirupafshim.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.