Forumi Horizont Gjithsej 98 faqe: « E parë ... « 61 62 63 64 65 66 67 68 69 [70] 71 72 73 74 75 76 77 78 79 » ... E fundit »
Trego 977 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkiva (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=356)
-- Per cfare gatimi Shqiptar ju ka mar malli me shume ??? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8743)


Postuar nga lezhjani-82 datë 23 Dhjetor 2007 - 03:42:

Ketij sondazhi ja shtova edhe nja tre mundesi te tjera meqe guzhina Shqiptare eshe me e larmishme sesa byrek dhe patellxhana.
Tani per tani sme vine te tjera gatime Shqiptare ne mend, por mirepriten sygjerimet.


Postuar nga shelgu datë 23 Dhjetor 2007 - 07:16:

Citim:
Po citoj ato që tha dreqja shkodrane



ngaqe nuk lahet prandaj



Po frymes qe eliminon eren e Sushit cfare t'i beje?

Pa mendohu edhe njehere, Te jesh me dike dhe te te thote:
-Ti me bije ere peshk.
Ti ti thuash duke buzeqeshur
- Po une kam ngrene Sushi.



Kush behet merak se femra ka ngrene Sushi, po te ra ere peshk



Me fal qe te them po meqe ra muhabeti....


Postuar nga atiola datë 26 Dhjetor 2007 - 03:11:

tave dheu
me cfare pergatiten kjo


Postuar nga cancer datë 26 Dhjetor 2007 - 03:12:

merret nje tave mbushet me dhe, dhe piqet


Postuar nga atiola datë 26 Dhjetor 2007 - 03:16:

Citim:
Po citoj ato që tha cancer
merret nje tave mbushet me dhe, dhe piqet



wow shif mo shif sa i mire shte ky
sepse ske ide dhe ti ndaj hahahahahhah


Postuar nga cancer datë 26 Dhjetor 2007 - 03:19:

tava e dheut eshte nje gje e shpifur qe skam si ta pershkruaj. Po keta forumistat ngaqe jane patriote te medhenj e pelqejn te gjith taven e dheut, kur ka 1000 gatime te tjera me te mira


Postuar nga atiola datë 26 Dhjetor 2007 - 03:21:

Citim:
Po citoj ato që tha cancer
tava e dheut eshte nje gje e shpifur qe skam si ta pershkruaj. Po keta forumistat ngaqe jane patriote te medhenj e pelqejn te gjith taven e dheut, kur ka 1000 gatime te tjera me te mira



e mire mire se the si pergatitet


Postuar nga Iyua datë 25 Janar 2008 - 10:04:

Tave dheu.... ??
C'fare permban kjo tave dheu. Se ja Canceri i ra shkurt fare i hidhka ca "dhe" brenda edhe "vuala" hajeni thote
Ku jane futur guzhunjeret...
Papapapa Rubinin ku e kam nga me eshte futur qe si gjihet as nami as nishani

Kam ngrene nje sheqerpare qe o my god... sheqeri ne goje kerciste sa dhe pusi me uje nuk me dilte te pija

Patllixhana te mbushura hemm me ka mare malli.


Postuar nga Vizioner datë 25 Janar 2008 - 14:36:

Per disa lloj gatimesh me ka marre malli....!!!

Nder te tjera per ; Tave me Kos....dhe per Byrek me Hislla ose Spinaq!
..................

Per nje tave te shijshme kosi ju duhen:

kotoleta qingji te cilesise shume te mire
kos i pakastruar nga yndyra (une blej kos grek shume te yndyrshem)
veze
pak oriz (nje grusht)
miell
gjalpe
kripe
piper

Futeni mishin (per 4 persona rreth 1kg, kotoletat kane kocka prandaj merrni pak me shume mish se zakonisht) ne tave, sperkaten me gjalpe dhe futeni ne furre derisa te piqet e te marre nje ngjyre te bukur te kuqerremte. Hiqeni mishin nga tava. Ne nje tenxhere hidhni gjalpe dhe kur ai te jete tretur e nxehur shtoni dy-tre luge miell. Kur mielli te kete marre ngjyre te arte shtoni lengun e mishit dhe perziejini mire. Ne se salca eshte shume e trashe shtoni pak uje. Eshte shume e rendesishme qe salca te mos kete kokrriza! Prandaj, perdorni nje mixer per te tretur miellin mire. Ne nje ene te thelle shtoni kosin (rreth 1L per 4 persona), dy veze, salcen e miellit, orizini, kripe, piper. Perziejini te gjitha shuem mire dhe shtojani mishit ne tave. Futeni taven ne furre dhe kur te kete marre ngjyren e kuqerremte hiqeni nga zjarri. Ju befte mire!
..............................
Byrek me spinaq

Për 4-5 persona duhen:
Miell 3 gota uji (500g), ujë 300 g (6 filxhanë kafeje),kripë. spinaq 1 kg, vezë 1 kokërr, djathë 100 g, vaj 1/2 filxhan çaji, kripë, piper. Spinaqi për mbushje pastrohet, lahet në ujë të bollshëm dhe përvëlohet 2-3 minuta në ujë të vluar me kripë; kullohet duke e shtrydhur pak, pritet dhe përzihet me djathë të thërrmuar e vezë, shtohet kripë, piper dhe shtrohet në byrek. Për byrekë preferohet miell i fortë ( miell që përmban gluten më tepër dhe ka elasticitet ). Në tavolinë ose tepsi hidhet miell, në mes hapet një gropë ku hidhet ujë me pak kripë. Për 1 kg miell merret 550-600 g ujë, megjithëse kjo varet nga lagështia e miellit. Duke e përzier nga mesi, zihet një brumë i fortë,i cili punohet 10 minuta, ndahet në kuleçë, mbulohet me picetë të lagur dhe lihet 20-30 minuta që të zbuten proteinat dhe të fitojë elasticitet. Në këtë mënyrë petët do të hapen më mirë. Nga çdo kulaç bëhen petë të vogla, secila prej tyre spërkatet me nisështë dhe vendosen 3-4 copë njëra mbi tjetrën, pastaj hapen petët e zakonshme. Këto shihen herë pas here që të mos ngjiten me njëra-tjetrën dhe i hidhet nga pak nisështë. Në tepsi të lyer me yndyrë shtrohet gjysma e petëve, duke i spërkatur secilën me yndyrë, mbi to shtohet mbushja dhe mbulohet me pjesën tjetër të petëve të spërkatura me yndyrë. Anët mbështillen nga brënda. Byreku spërkatet me yndyrë dhe piqet.






Postuar nga Vizioner datë 30 Janar 2008 - 21:07:

...Cila Vajze e Forumit, do na gatuaje sonte nje Tave me Kos???


Mjer NE beqaret qe na "thaet" barku, per kesoj gjellesh...!!!






  Gjithsej 98 faqe: « E parë ... « 61 62 63 64 65 66 67 68 69 [70] 71 72 73 74 75 76 77 78 79 » ... E fundit »
Trego 977 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.