Forumi Horizont Gjithsej 1181 faqe: « E parë ... « 697 698 699 700 701 702 703 704 705 [706] 707 708 709 710 711 712 713 714 715 » ... E fundit »
Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Ditet e mia pa ty... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10195)


Postuar nga diabolic datë 12 Tetor 2007 - 15:31:

Endrat bredhin neper nate duke kaleruar eren.
Si hingerime kuajsh zgjon shpirtrat qe ushqehen me to nga pak.
Thone se endrat jane ninulla te oreve te malit dhe ato te sherojne plaget e se kaluares dhe jane gjurmet per te ndjekur te ardhmen.
Kam enderruar sy hapur dhe rruget e ketij qyteti gri kane fituar magji.
Kam dashuruar porsi ne endra duke harruar realitetin qe me vriste me nga pak monotoni.
I kam dhene fryme shpirtit me grimca iluzionesh atehere kur endra dihatej dhe bota me dukej apatike me shume se une.
Vazhdoj te enderroj serish ne boten te krijuar nga une,atje ku endrat nuk te vrasin kurre dhe makthet jane pjelle vetem e realitetit.
Ndonjehere ushqehem me lotet imagjinar qe une kurre nuk kam derdhur me deshiren per te qene atje ku ajri qe marre fryme te kete emrin tim,enderr qe me mban gjalle.
Ndonjehere genjej veten duke i thene se eshte vesa e mengjesit qe me rreshket embelsisht ne faqe dhe jo lotèt qe i humba rruges pertej shtepise.
Serish endrat me mbajne gjalle duke me sheruar plaget me nga pak shprese ,shpresa per te arritur parajsen edhe ne ferrin e se perditshmes.
Endrat bredhin neper nate dhe prihen ne mendjen time,te lodhura nga lufta me makthet kane nevoje per pak paqe qe boten ta rilindin serish...


  Gjithsej 1181 faqe: « E parë ... « 697 698 699 700 701 702 703 704 705 [706] 707 708 709 710 711 712 713 714 715 » ... E fundit »
Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.