Forumi Horizont Gjithsej 200 faqe: « E parë ... « 62 63 64 65 66 67 68 69 70 [71] 72 73 74 75 76 77 78 79 80 » ... E fundit »
Trego 200 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Lashtësia e gjuhës shqipe (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=392)
-- A kane qene Helenet dygjuhesh ?.Flisnin ata Pellazgjisht dhe Helenisht (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12915)


Postuar nga robert datë 10 Shkurt 2013 - 22:16:

Dhe ja edhe pasazhet pasuese tregojnë një shtrembërim katastrofal të dijes historike të deritanishme, nga kjo autore. F.20:
"Në epokën e Bronzit në Mikenë nuk ka faltore si në epokën klasike dhe disa studiues mendojnë se nuk ka fe. Në fakt fe ka pasur në epokën e bronxit në të gjithë Europën, por ajo është quajtur me emrin shqip, si fe druide nga emri dru që tregon dhe drurin e lisit të cilin ata e kishin si të shenjtë."
Që feja ka shoqëruar të gjitha shoqëritë qysh në kohëra të lashta, kjo nuk ka patur asnjëherë diskutim! Nuk ka studjues të dyshoj për këtë, aq më pak për këtë kohë të vjetër. Mirpo fare kollaj, autorja jonë i vesh një të pavërtetë disa studjuesve (anonimë). Deri tani ajo foli për kultin e varrimit, dhe kjo dihet që është pjesë e kulturës fetare. Mirpo paska studjues që mendojnë se në këtë shoqëri me kulte fetare nuk paska fe!!! Dhe këta studjues, -të shkretët këta-, nuk e dinë se qenka feja druide, që respekton lisin si diçka të shenjtë, hyjnore pra. Këtë ua thotë historiania me medalje të artë!


  Gjithsej 200 faqe: « E parë ... « 62 63 64 65 66 67 68 69 70 [71] 72 73 74 75 76 77 78 79 80 » ... E fundit »
Trego 200 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.