Forumi Horizont Gjithsej 191 faqe: « E parë ... « 62 63 64 65 66 67 68 69 70 [71] 72 73 74 75 76 77 78 79 80 » ... E fundit »
Trego 191 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re e prozes (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=338)
-- Tregim nga jeta reale:"Ja si rashe ne dashuri me Bleten..." (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14115)


Postuar nga Mister_DXP datë 09 Korrik 2007 - 23:36:

...

.......Leta u kthye me një tufë të madhe me trendafila në dorë. Misteri këtë priste, u ngrit me rrëmbim dhe për dy sekonda u ndodh përsëri tek tavolina, por këtë herë në rolin e vërtetë të kavaljerit. Ai ja zgjati lulet Denit, e cila e skuqur në fytyrë, e vështronte sikur po e shihte për herë të parë. Donte që ta falenderonte, por diçka e shtërngonte në grykë dhe nuk e linte që të fliste. Ai iu afrua dhe e puthi lehtë në faqe, duke i shtërnguar si padashur supin e xhveshur me dorën e lirë. Ishte një veprim shumë domethënës; nga ato lëvizje që megjithse janë ashtu të lehta dhe në dukje të parëndësishme, krijojnë nganjëherë lidhje të tilla të forta, që është shumë vështirë që të këputen. Zemra që i rrihte me forcë, sa s’po i çante gjoksin dhe në fakt nuk dinte se si të vepronte. A ta pranonte këtë ofertë misterioze. Apo të tregohej e ftohtë. Dilema e përhershme e femrës, për të luajtur me ekstremin e kishte pushtuar të gjithën. Tek dera e ndiqnin sytë e qeshur dhe tepër të dashur të Letës. Banakjeri po zgërdhihej me një gojë të madhe që të shtinte frikën. I dukej sikur e gjithë salla ishte kthyer nga ajo dhe po e shihte. Enya me një sy të ngopur po hidhte këmbën mbi këmbë dhe duke anuar trupin lehtë, la të zbulohej nje kofshë e nxirë nga djelli.

.
...........
Misteri ndërkohë zuri një pozicion, që nga mund të shihte të gjithë sallën. Duke e kaluar vështrimin pa ndaluar tek kofshët e bukura të Enyas tha me vete” Duhet të ketë qënë në plazh” E skuqura e freskët e djellit nuk linte dyshim… Kjo femër e terhiqte përherë me truket e saj, por tani ai ndodhen përpara një situate të tillë që po e turbullonte vërtet. Ndodhej ne tavoline me një bukuroshe te tillë me dy sy të bukur, prej nga buronte një ëmbëlsi mjalti, e kjo shihej shumë rrallë nga ato anë. Ajo kishte veshur një fustan të bukur me gjoksin mjaft të hapur, që i linte të dukej një pjesë shumë terheqese e kraharorit, ku vështrimi të qëndronte pa dashur dhe të krijonte një plogështi të tillë, që nuk i shpëtoje dot.

....


  Gjithsej 191 faqe: « E parë ... « 62 63 64 65 66 67 68 69 70 [71] 72 73 74 75 76 77 78 79 80 » ... E fundit »
Trego 191 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.