Forumi Horizont | Gjithsej 115 faqe: « E parë ... « 62 63 64 65 66 67 68 69 70 [71] 72 73 74 75 76 77 78 79 80 » ... E fundit » Trego 115 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Aktualitete Ndërkombëtare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=110)
-- Lajme nga jashte (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17525)
Bullgari, një gomar kandidat për kryetar bashkie
Kirill Jordanov, kryetari i hekurt i Bashkisë së Varnës në Bullgari, do të përballet me një sfidë të veçantë por dhe të rrezikshme. Kreu i qytetit bregdetar të Varnës i cili mban këtë post që prej vitit 1999 do të ketë si rival edhe një gomar në zgjedhjet e këtij viti. Jordanov i mbështetur nga Partia Popullore Evropiane rrezikon të humbë në garë përball gomarit Marko, kandidat ky i Partisë “Shoqëria e Re”.
Marko është përzgjedhur nga Partia “Shoqëria e Re” për shumë arsye. Kandidati i kësaj partie plotëson së pari detyrimin ligjor sipas të cilit kandidati duhet të jetë mbi 20 vjeç. Një avantazh i Markos është data e lindjes, 10 nëntor 1989, datë kjo kur në Bullgari u rrëzua sistemi komunist.
Angel Diankov i cili drejton fushatën e kësaj partie shprehet se Marko është kandidatura më e mirë dhe më e përshtatshme. “Marko është një figurë e pastër politike. Ai ka karakter të fortë pasi nuk di dhe nuk mundet të vjedhë apo të gënjejë.”
Diankov shpreh bindjen se gomari siç dihet, është kafsha më besnike dhe familjare pas qenit ndaj ai do të zhvillojë një fushatë të njerëzishme.
Ndërkohë, një anëtar besnik i Partisë në fjalë, Dojçin Dimitrov, shprehet se duhet lënë në dorën e banorëve të Varnës që të bëjnë dallimin mes Markos dhe Jordanovit. “Kryetari në detyrë është konsumuar. Nga ana tjetër ai ka treguar se nuk ka më kualitet në punë. Ç’të keqe do kishte të zgjidhej Marko ynë që është punëtor dhe i sinqertë?”.
Kandidatura e Markos është pranuar dhe në zgjedhjet e 23 tetorit të këtij viti, qytetarët e Varnës do kenë mundësi ta votojnë atë.
Gjithsej 115 faqe: « E parë ... « 62 63 64 65 66 67 68 69 70 [71] 72 73 74 75 76 77 78 79 80 » ... E fundit » Trego 115 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.