Forumi Horizont Gjithsej 145 faqe: « E parë ... « 62 63 64 65 66 67 68 69 70 [71] 72 73 74 75 76 77 78 79 80 » ... E fundit »
Trego 145 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Edi Rama, nje Politikan frikacak (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18411)


Postuar nga Fajtori datë 01 Korrik 2015 - 10:05:

Nese te huajt kujtojne se shqiptaret nuk behen me Rusin apo me Kinen e kane iluzion kalimtar. Ne pergjithesi shqiptaret behen me me te fortin, dhe e kthejne politiken ne menyre te befasishme nga ana tjeter. Ne ishim ato qe nga miq te Kines e Rusise u beme pinjolle te Amerikes brenda vitit 1990.

Sigurisht ka dhe faktore te tjere qe influencojne, psh nderi historik qe na beri Amerika duke mbeshtetur Kosoven... Rusi mbeshteti Serbine kunder kosovareve, as kete nuk e harrojme kollaj. Megjithate historia ka treguar se ne adaptohemi shpejt me me te fortin. Tani jemi te orientuar krejt nga perendimi, por largqofte te ndodhi ndonje lufte boterore e te ndryshoje balanca, apo te shkoje Amerika per lesh nga krizat ekonomike, ne jemi te gatshem te orientohemi nga i forti i ardhshem.

Poshte entuziazmit per perendimin fshihen plot pakenaqesi ndaj perendimit qe mund te vijne ne ndergjegje sic po i vijne Greqise. Fjala vjen, kemi perfunduar te jemi nje protektorat nderkombetar, cdo levizje duhet marre aprovim nga jashte. Duam te gjithe denimin me vdekje po askujt s'ia mban te propozoje referendum se s'na le Evropa. E kshu me rradhe...


  Gjithsej 145 faqe: « E parë ... « 62 63 64 65 66 67 68 69 70 [71] 72 73 74 75 76 77 78 79 80 » ... E fundit »
Trego 145 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.