Forumi Horizont Gjithsej 191 faqe: « E parë ... « 62 63 64 65 66 67 68 69 70 [71] 72 73 74 75 76 77 78 79 80 » ... E fundit »
Trego 191 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkiv (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=360)
-- Tematika nr. 1 Lufta ne Irak (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=247)


Postuar nga Klodel datë 08 Mars 2003 - 12:31:

I dashur Anton,
ke plotesisht te drejte. ne fakt ska mbetur njeri ne bote pa zgjidhur dhe diskutuar e analizuar ceshtjen e Irakut. edhe ne ne kete forum po e diskutojme me shume se vete mediat

"prandaj do ju lutesha te mos harxhonit energjite tuaja te vyera per Irakun, por jepni mendime per vendin tone le te perpiqemi te bejme dicka te dobishme per te duke filluar nga perhapja e vlerave dhe kultures qe kemi marre secili ne vendet ku jetojme" kete e kisha shkruar ne nje nga replikat e mia te mesiperme por qe humbi nen "carcafet e gjate" te vizitorit e te fajtorit .

ajo qe do me pelqente mua te arrihej ne kete forum eshte ringjallja e kultures sone, sjellja e fakteve historike, traditave te vendit qe te dime c'tu transmetojme brezave qe do vijne pasi duket se ne Shqiperi gjithshka po merr fund dhe na bie neve per detyre qe te ruajme e te transmetojme ate me te vyeren e vendit tone.

faje do dal cik nga tema por mos ma hiq
te gjitha diskutimet pa fund me Irakun me kujtojne nje shkrim te nje analisti kosovar i cili thoshte qe "ndersa qente sulmojne rrugeve te prizrenit femijet e vegjel dhe askush nuk ngrihet te beje dicka per kete, apo te shqetesohet per kete, nuk ka ode ne kosove ku te mos diskutohet per Irakun",
si dhe nje barcalete te cilen jua dedikoj mendjeve te ndritura te forumit. ( qe te dine se ne cilat tema te harxhojne energjite e tyre)
Ishin dy amerikane qe po vizitonin veriun e shqiperise, per t'u njohur me prane me traditen e atyre krahinave. {mundet ta merrni me mend kushtet, varferine, komunikacionin qe egziston ne veri (kujtoni rastin e fundit te familjes qe u vdiq nje femije nga i ftohti) }
ec e ec dy dite u lodhen bjeshkeve te shqiperise por nuk po shikonin asnje fshat dhe nuk po takonin asnje njeri.
me ne fund pasi i kishin humbur te gjitha shpresat shohin dy shqiptare qe kuvendonin ne hijen e nje peme. kurioze qe te dinin se per cfare po bisedonin keta njerez ne nje vend kaq te izoluar maje malit u afruan dhe kur cte degjojne ??????
shqiptaret po bisedonin per MONIKA LEVINSKIN dhe KLINTONIN dhe i pyeten amerikanet nese ishte e vertete historia dhe donin te dinin te rejat e fundit nga gjyqi.......

besoj qe t'ju kete pelqyer dhe njekohesisht te keni kuptuar mesazhin qe kam dashur te transmetoj me kete

pershendetje
analistja


  Gjithsej 191 faqe: « E parë ... « 62 63 64 65 66 67 68 69 70 [71] 72 73 74 75 76 77 78 79 80 » ... E fundit »
Trego 191 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.