Forumi Horizont | Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 62 63 64 65 66 67 68 69 70 [71] 72 73 74 75 76 77 78 79 80 » ... E fundit » Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Copeza jete nga e kaluara... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5885)
Amor te lutem me konfirmo dicka.kete fragmentin e fundit e ke shkrujt vet apo e ke kopjuar nga dikush?
Too morbid ....i like it...
Kur nuk isha me shume se 5 vjec me kishin cuar per arsye shendetesore ne nje fshat shum te bukur qe quhet Zicisht,nje fshat nder te rrallet fshatra te krishtera te Korces,qe qendron qofte nga mentaliteti qofte dhe nga kultura e njerezve te tij shume larg nga fshatrat e tjere primitive qe e rrethojne dhe qe historikisht e kane patur zili per jeten qe behej aty....
Jetoja tek gjysherit ,teper i lumtur.Me kane treguar se njehere,ne pranvere erdhi daja me disa shoke dhe kusherinj gjithashtu per vizite.Njeri nga djemte ishte oficer ushtrie dhe kishte nje pistolete.Dihej qe ndermjet argetimeve te shumta,daja me shoket e tij praktikonin edhe qitjen me arme apo pistolete diku ne ndonje vend te humbur larg fshatit dhe njerezve.Sic me kane thene isha nje femije shume i lezetshem dhe pike e dobet per fisin,por jo si ato femijet e llastuar qe duan vetem te perkedhelen,qe qajne dhe ulerijne per nje akullore etj.Isha thjesht i dashur dhe i lezetshem.Qelloi nje dite qe ne shtepi nuk kishte asnje njeri dhe i vetmi qe mund te kujdesej per mua ishte daja ,erdhen shoket bashke me ate oficerin per ta mare per qitje sic e kishin lene.Daja tha qe smund te vinte sepse nuk kishte njeri qe te kujdesej per mua,por mbas shume replikash dhe lutjesh vendosen qe te me merrnin me vete.
Shkuam nja dy kilometra larg fshatit,kaluam nje fushe te mbjelle me grure dhe arritem diku rreze nje shkembi jo shume te larte .Me lane nje pallaske pingpongu dhe nje top ne dore dhe une u harrova mbas lojes.Ndersa ata pasi vune shenjestra,disa kanoce dhe shishe bosh birre qe kishin mare me vete,filluan te shtinin.Kaq shume u magjepsen mbas qitjes sa nuk e vune re qe une kisha shtangur si i ngrire komplet qe mbas te shtenes se pare,qe ishte e tmerrshme per veshet e mi te vegjel.me kujtohet shume turrbullt oshtima e krismave si nje batare,veshtrimin e trembur qe i hodha qiellit,ndoshta kutjova mos ishte ndonje vetetime apo rrufe,nuk e di si me eshte dukur por ishte e padurueshme per mua.dhe mbas disa minutash kur asnjenjeri nuk e kishte mendje te shihte se cfare po beja une ia futa nje vrapi si i cmendur ne fushe,midis kallinjve qe ne shumicen e vendeve ma kalonte per nga lartesia.Nuk e di se per sa kohe vrapova por shkova aq larg sa nuk degjoja me asnje krisem,ndersa lotet me vershonin si shatrivan faqeve.Qendrova nen nje molle,dhe u ula ne hijen e saj.
Me thane qe me kane kerkuar 30 burra dhe gra per 12 ore deri ne mbremje vone,derisa me gjeten per fatin tim te mire rreze ksaj molle ku me kishte zene gjumi.Ishte nje fshatar qe po krasiste tokejn e vet jo shume larg vendit ku isha fshehur qe me mori krejt i habitur, me hipi ne gomarin e tij dhe me solli ne fshat.Ndersa gjithe fshati vazhdonte te me kerkonte pa shprese......
Cfare do te ndodhte po te mos me kishin gjetur,nje femije 5 vjec,rreze malit,midis kafsheve te egra krejt i pambrojtur.Ndoshta do me kishin ngrene ujqerit ose do kisha vdekur nga i ftohti urija etja apo edhe nga frika.Nuk me kane thene se cfare u be me dajen,por e di qe nga ajo dite filluan te kujdeseshin dyfish per mua te gjithe dhe me vjen per te qeshur kur e mendoj,tronditeshin tmerresisht qofte dhe nga nje teshtime e imja.Ndoshta nuk do kisha dashur kete kujdes te teperuar,shpesh here me klane thene qe ishte shkak per rebelimet e mia te vockla dhe largimet e shpeshta te miat larg shtepise pa dijenine e tyre...
Kjo ishte nje copeze nga femijeria ime me sa me kane treguar dhe sa muind te mbaja mend.
Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 62 63 64 65 66 67 68 69 70 [71] 72 73 74 75 76 77 78 79 80 » ... E fundit » Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.