Forumi Horizont Gjithsej 10892 faqe: « E parë ... « 7104 7105 7106 7107 7108 7109 7110 7111 7112 [7113] 7114 7115 7116 7117 7118 7119 7120 7121 7122 » ... E fundit »
Trego 10892 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkiva (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=356)
-- Mendime te castit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18213)


Postuar nga Vizioner datë 21 Janar 2011 - 00:27:

"Sexy Cora" ist tot = Sexi Cora, vdiq

Lajm i fresket

Citim:
Po citoj ato që tha Eria
Ylli gjerman në koma, donte një gjoks të madh
14/01/2011 12:35

Një portostare gjermane, e shndërruar në një prej personazheve më të famshme në vend pas pjesëmarrjes së saj në edicionin e fundit të Big Brother gjerman është duke u përballur me vdekjen, pas një operacioni plastik të shkuar keq.
23-vjeçarja iu nënshtrua disa ditë më parë një ndërhyrje të radhës për zmadhimin e gjoksit, por diçka shkoi keq dhe ajo mundet të marrë frymë për momentin vetëm nëpërmjet pajisjeve.

Në 43 ditët e pjesëmarrjes së saj në Big Brother-in gjerman të vitit 2010, RTL regjistroi një audiencë rekord, ndërsa në me disa filma të saj, ajo fitoi çmime të rëndësishme të kinematografisë pornografike gjatë vitit.

Cora kishte një fiksim, që të rriste gjoksin nga numri pesë, në numrin tetë. Megjithatë, dhënia e narkozës përpara nisjes së ndërhyrjes në Hamburg i shkaktoi një reaksion dhe ajo qëndroi për 15 minuta pa funksione jetike.

Agjenti i saj i kërkoi tifozëve që të luten për shërimin e Cora-s. Sipas mjekëve, shpresat për mbijetesë janë rreth 50%, por edhe nëse ajo do të jetojë, mund të ketë pësuar dëmtime në tru që mund ta lënë një njeri me aftësi të kufizuara deri në fundin e jetës.

Ndërkohë, Prokuroria Gjermane ka nisur hetimet, për të parë në mos është një gabim mjekësor në origjinën e fatkeqësisë.

Marre nga Top Channel.tv (i njejti lajm edhe tek Balkan web )


Nuk arrij ta kuptoj,pse kete lajm po e lexoj ne te gjitha gazetat shqiptare...Kush eshte ky ylli gjerman,qe se njeh njeri ketu...Nje cope qe ka qene ne Big Brother,na qenkerka yll gjermane
E per me teper per tu bere lajm ne cdo gazete shqiptare...
Edhe e kane thene e RTL si programacion,gabim eshte e RTL 2 shume modest si TV,ne krahasim me RTL....
Nuk kemi gjera me te rendesishme per tu marre ne,apo na mungonte gjoksi i Cores....


  Gjithsej 10892 faqe: « E parë ... « 7104 7105 7106 7107 7108 7109 7110 7111 7112 [7113] 7114 7115 7116 7117 7118 7119 7120 7121 7122 » ... E fundit »
Trego 10892 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.