Forumi Horizont Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 703 704 705 706 707 708 709 710 711 [712] 713 714 715 716 717 718 719 720 721 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga sarandaebukur datë 28 Janar 2010 - 22:05:

TIRANË- Partia Demokratike e ka cilësuar sot deputeten socialiste Arta Dade, kumbaren e organizatës “ Hakmarrja për Drejtësi” dhe si rrjedhim prandaj edhe kërkoi përjashtimin e Shqipërisë nga Këshilli i Europës.

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli deklaroi sot në një konferencë për shtyp se “ PD disponon prova të qarta që fakton se Arta Dade dhe familja e saj është e lidhur me 100 fije me organizatat më të rrezikshme kriminale atë të “ Hakmarrjes për Drejtësi”.

“Dhe janë pikërisht lidhjet e krimit ato që e shndërrojnë Daden, në njëriun më të besuar dhe zëdhënësen e jashtme të Edvin Kristaq Ramës, të cilët kërkojnë përjashtimin e Shqipërisë nga Këshilli i Europës”, deklaroi Mëhilli. 
(e.n/BalkanWeb)


  Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 703 704 705 706 707 708 709 710 711 [712] 713 714 715 716 717 718 719 720 721 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.