Forumi Horizont Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 705 706 707 708 709 710 711 712 713 [714] 715 716 717 718 719 720 721 722 723 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga sarandaebukur datë 29 Janar 2010 - 00:30:

Kreu i PS-së, Edi Rama ka dalë në këto momente në një konference per shtyp dhe ka folur lidhur me rezoluten e KiE-se, duke kthyer pergjigje edhe per fjalorin e ashper te kryeministrit qe ka vijuar gjate oreve te fundit, pavaresisht domosdoshmerise se zbutjes se klimes politike. "Rezoluta e miratuar nga KiE pak minuta më parë tregoi se Shqipëria është në krizë poltike, e cila gjendet në kutitë e votimit. Jemi gati të dialogojmë por pa hequr dorë nga bojkoti", u shpreh ai.
FJALA E PLOTE E RAMES NE KONFERENCE
I zhytur përditë e më shumë në batakun e një krize që e ka shkaktuar vetë, Sali Berisha ka nisur prej disa ditësh një nga sulmet e tij rrugaçërore ndaj Partisë Socialiste.



Pikërisht dje, kur duhet t'u kërkonte shqiptarëve ndjesë për marrëveshjen që u rrëzua unanimisht nga Gjykata Kushtetuese pa asnjë votë kundër, ky Esat Toptan i kohëve moderne, akuzonte si antishqiptare opozitën për ngritjen e zërit në Këshillin e Europës në mbrojtje të vlerave dhe parimeve europiane të demokracisë.



Ndërsa sot, Sali Berisha nxori gjuhën për të ndotur me baltën e akuzave të tij kriminale Sekretaren Ndërkombëtare të partisë për faktin se po dëshmon në Këshillin e Europës të vërtetën e hidhur të krizës së demokracisë në Shqipëri.



Padyshim që një tjetër padi e pret për akuzat e sotme ndaj Arta Dades në prokurori e në gjykatë.



Sali Toptani nuk njeh kufi në paturpësinë e tij, ditën që rrëzohet për të gjashtëmbëdhjetën herë në Gjykatën Kushtetuese për shkelje të Kushtetutës e të interesave që Kushtetuta mbron, i vërsulet opozitës si rrezik për vendin, duke nxjerrë gjuhën për të bërë pis opozitarët që nuk i emëron dot në delegacionet e parlamentit dhe as i dërgon dot korridoreve të Europës për të bërë avokatinë e pushtetit të tij të fundosur në llumin e padrejtësive.



Ndërkohë që merr shuplakën e gjashtëmbëdhjetë nga Gjykata Kushtetuese në katër vjet, Sali Berisha jo vetëm nuk i thotë popullit të vet gjysëm fjale për këtë fakt të rëndë që flet vetë për shkallën e demokracisë dhe të transparencës të qeverisjes në Shqipëri, po ka paturpësinë të dalë para popullit për t'i bërë gjyqin e shpifur të rradhës opozitës.



Protesta dhe vetëm protesta meriton pushteti i paskrupullt i këtij Esat Toptani të veshur me dopiopet që pushtetin e do vetëm për të sunduar, përfituar dhe përvetësuar duke e çuar korrupsionin deri në nivel katastrofash kombëtare si në Gërdec, Kalimash, Fierzë apo ndjellur fatkeqësi të pariparueshme për këtë komb siç do të ishte edhe hyrja në fuqi e asaj marrëveshjeje që u denoncua nga gazetarë kurajozë e u pengua momentin e fundit nga gjykatësit falë nismës së kësaj opozite. Të cilën Sali Berisha duhet ta ketë të qartë njëherë e mirë se as e nënshtron dot duke e sulmuar si i marrë, as e blen dot duke ofruar thasë parash të pista, as e shkurajon dot duke bashkëpunuar me njerëz të veçantë që flasin në emër të opozitës me gjuhën e Saliut.



Rezoluta e Këshillit të Europës e miratuar pak orë më parë është e qartë: Shqipëria është në krizë politike. Kriza për ne është brenda në kutitë e votimit. Ne jemi gati të dialogojmë qysh nesër për zgjidhjen e krizës. Por ne nuk do të heqim dorë as nga bojkoti dhe as nga protestat pa u zgjidhur kriza.



I falënderoj në emër të PS dhe të gjithë popullit opozitar, të gjitha grupet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për mbështetjen që i dhanë vendit duke vënë gishtin në plagë përmes miratimit të rezolutës së sotme dhe rrëzimit të amendamenteve vulgare të Partisë Demokratike. Ato po, ishin një sjellje politike që e turpëron Shqipërinë në tempullin e demokracisë europiane.



Mirëpresim njëkohësisht përfshirjen e miqve dhe partnerëve ndërkombëtarëve në zgjidhjen e krizës siç thotë edhe Rezoluta.



Beteja jonë për demokracinë vazhdon sot edhe me më shumë bindje e forcë se dje.


Gazeta Shekulli


  Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 705 706 707 708 709 710 711 712 713 [714] 715 716 717 718 719 720 721 722 723 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.