Forumi Horizont Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 63 64 65 66 67 68 69 70 71 [72] 73 74 75 76 77 78 79 80 81 » ... E fundit »
Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Turisti i shpirtit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1017)


Postuar nga Fajtori datë 01 Shkurt 2004 - 13:52:

Kam bere nje gabim ne pershkrimin e barishteve me lart. I kam pershkruar si qenie individuale me difektet qe cdo barishte ka.

Megjithate problemi me i madh e botes se barishteve nenujore eshte tjeter. Qendron ne faktin se ato barishte (imagjinoni lumin e Bistrices sa shume ka) nuk kane individualitet. Po ti vini re me kujdes levizin gjithmone ne turme. Nuk do shikoni ndonjehere dy fije te kene drejtime te ndryshme. Fatkeqesia nuk qendron tek menyra e jeteses se cdo barishteje, por ne faktin se levizin andej nga shkon turma.

Barishtet shqiptare ulin dhe ngrene zerin ne baze te atyre qe degjojne neper TV, shesh, apo internet. Fije, qe deri dje rrinin pa folur kushedi pse, sot shkundin krahet dhe rrahin gjoksin si flamurtare te idese se rradhes. Idene e hedh dikush me ze te larte, dhe pas tij degjoj barishte te ndryshme ne jehona qesharake poshte ujit. Si zakonisht kur zeri i pare pushon, atehere pushon dhe jehona.
E di cfare... ky emri barishte s'me pelqen me. Shume banal. Qe tani do perdor fjalen "jehona" per te emertuar zerat qe perserisin zhurmshem dike tjeter.


"Zhurmshem" vjen nga fjala zhurme (per cudi ), e cila ka kuptimin e mungeses se muzikalitetit, te harmonise muzikore, te akordeve.

Nejse, po e mbyll pjesen relacionale te mesazhit per tu perqendruar tek vetja ime.

##############################################

Tek po shikoja nje dokumentar mbi historine e Italise e ndjeva veten ne vitet '70. Mendova me vete sa njesoj kemi qene. Bile bile, kemi qene me mire ne Shqiperi ne ato vite te turbullta per perendimin. Bomba, demostrata dhe vrasje qe sot shikohen me objektivizem.

Per nje cast imagjinova qe Shqiperia te dilte me e zhvilluar se Italia nga tuneli i luftes se ftohte. Imagjinova veten time ne Shqiperi ndersa italianet qe vinin klandestine. Vura veten ne pozten e te zotit te tokes. Ne fund nje pyetje me ndaloi ne imagjinate:
A do ishte me mire te kishte ndodhur ashtu?

Nuk e di cfare po mendon ti ne keto caste. Une me egoizmin tim mendova se nuk do te ishte. Nese une tani do isha ne Shqiperi te shikoja me percmim italianet qe vinin per pune, nuk do kisha kuptuar shumicen e gjerave qe kam kuptuar sot. Nuk do kisha interesin minimal se cfare ndodh jashte Shqiperise. Historia nderkombetare per mua do ishte nje tabu, ashtu sic ka qene ne kohen e Enver Hoxhes kur degjoja gazetarin specialist te ceshtjeve nderkombetare (ne mos gabohem Bashkim Zeneli) te flase per emra te cuditshem shtetesh. Bota per mua do ishte Shqiperia ashtu sic eshte Italia per shumicen e mendjetrasheve italiane. Si mund te ishte ndryshe kur beja pjese ne fitimtaret e luftes se ftohte, kur qyteti apo fshati ku do jetoja kishte bollek ekonomik.

E ketu arrijme ne perfundimin e pare. Njeriu nga natyra eshte dembel. Po nuk qe i detyruar te punoje dhe te mendoje nuk vihet ne aktivitet. Ne, shqiptaret, kemi fatin (dhe fatkeqesine) te jemi te detyruar te ikim nga Shqiperia. Situata e keqe ekonomike dhe sociale ve ne pune trurin per te gjetur gabimet e stilit tone te jeteses. Atehere hapim syte mire e mire dhe kuptojme se jemi vetem nje pike ne oqean. Nese duam te kontrollojme te ardhmen duhet te kuptojme ne cfare oqeani jemi, cfare rrymash do na marrin. E keshtu njohim gjithmone e me shume nga bota.

Sigurisht qe parimi i dembelizmit hyn edhe ketu. Pse, do thoni ju? Sepse jo te gjithe vene trurin ne pune per te njohur Boten ne teresi. Ka shume dembele qe interesohen te njohin vetem rrymat e medha te cilat identifikohen me shtetet perendimore. Normal... Sipas parimit te dembelizmit ne skemi pse interesohemi per rryma qe nuk na prekin. Neve na prek SHBA, Italia, Franca, ..., ....., etj. Keto jane dhe shtetet ku gjejne fatin (dhe fatkeqesine) kurbetllinjte.

#############################

Ehhh, rrotullo e rrotullo pyetja gjithmone aty mbetet:
Kush eshte fajtori?

Ne cast shikoj shume duar te ngrihen ne ajer:
"Qe baba duret"....

#############################

Sot do doja te flisja gjate, shume gjate. Ndoshta ne inkonshon time qellimi eshte vetem te lodh ate qe e lexon. Ndoshta...

#############################

E dini cfare, po ju tregoj nje te forte. Mbase duhet ta postoj tek tema e Top Chanel-it por nuk me shkruhet me atje. Pastaj me intereson filozofia jo fakti ne vetvete.

Para dy ditesh eshte organizuar nje emision ne Top Channel ne lidhje me chatin shqiptar. Kush e ka organizuar ka patur qellimin te ngreje nje "problem social" dhe jo ti prezantoje publikut boten virtuale. Prandaj (Alban Dudushi quhet prezantuesi) ka thirrur nje psikologe, nja dy chatista dhe nje publik sa per te thene. I gjithe argumenti CHAT eshte trajtuar si patologji e koheve moderne. Natyrisht qe shume prej pjesmarresve nuk e ka kuptuar akoma se i kane peshkuar. Madje jane te gezuar qe do dalin ne televizor ...
Ne nje pike te emisionit jane lidhur dhe me nje dhome chati (jo e jona te kuptohemi) ku rasti qelloi te gjendeshin nja dy meshkuj qe po i flisnin gocave si prostituta. Ideja e krijuar ishte menjehere e banalitetit te ketij sistemi. Pak me vone prezantuesi ka pyetur nje nga pjesetaret e ftuar ne podium nese e frekuentonte chatin. Ky mesa duket nuk ishte frekuentues por vetem administrator serverash. Pyetja e dyte ishte nese do i pelqente te hynin femijet e tij ne kete ambjent. Pergjigja e intelokutorit ishte JO.

Me kete pergjigje emisioni eshte mbyllur per ti lene te kuptojne te gjitheve se chati eshte nje fenomen negativ. Natyrisht qe ne mes kishte folur dhe nje psikologe e ca te tjere, dhe si zakonisht ideja kryesore ishte chati si problem...

E gjithe kjo me solli ne mend nje emision qe pashe tek TV Koha para dy vjetesh. Ishin mbledhur ajka e psikologeve te Shqiperise per te trajtuar si duhet te sillen me femijet. Deri ketu ok. Qesharakja ishte se nje nga psikologet e trajtonte problemin sikur te kishte ndonje makine e po vendoste ta linte apo jo te dilte.
Kur degjoj injorance te tille nga pedagoge te fakultetit te psikologjise me vjen per te vjelle. Ashtu sic me vjen per te vjelle kur mendoj sa poshte ka rene dhe Top Channel, per te organizuar emisione te ketij niveli.

Te leme menjane faktin qe organizatori i emisionit nuk ka kryer as praktiken minimale te kontaktimit me dhomat me te medha te chatit per tu perfaqsuar. Te leme menjane dhe psikologen e nderuar qe se di fare cfare ka kollandrisur kur ka marre mikrofonin (mjafton te di qe eshte kolege e atij tipit qe pashe ne TV para dy vjetesh dhe humb cdo vlere e diskutimit te saj). Te leme edhe banalitetin e trajtimit te profesioneve ne Shqiperi, duke ditur se founderi i dhomes #shqiperia eshte nje psikologe, dhe ishte ne krah te asaj psikologes tjeter qe kishte ardhur.
Te leme te gjitha keto...
Po dreqi ta haje, e kane idene keta njerez se cfare eshte interneti para se te bejne emisione? A e dine keta fare prezantuesish se bota po shkruan libra per CHATIN dhe menyren e njohjes ne internet?
Nderkohe.... analistet e famshem shqiptare prezantojne chatin si nje fenomen patologjik!

Une se kuptoj pse prodhojne budalleqe neper televizione kur nuk kane idene minimale si krijohet nje emision. Ku eshte etika e gazetarit ne kete mes, apo etika e prezantuesit. Qe punet behen pa profesionalitet kete ma tha dhe nje nga pjestaret e stafit te Top Chanel, kur i kerkova spjegime per kete emision. "Kalamaj" ishte epiteti i sakte qe perdori.

Si mund te lihen keta kalamaj te dizinfomrojne opinionin publik e te ofendojne punen e shume personave qe mbajne chatin gjalle.

Ajo qe me vret me shume.
Si mund te kene mentalitet kaq te mbyllur keta persona. Mos valle i lene trute me sherbim kur krijojne emisione, apo duan te prezantojne opinionet personale si te verteta te pergjithshme?

E gjithe bota sot rrotullohet rreth internetit. Jo me larg se dje mora vesh se nje nga arritjet me te medha te Estonise eshte zhvillimi i internetit ne rang te gjere. Sot ne Estoni cdo person mund te lidhet ne internet, pa llogaritr se ne shume pika te rruges, ka prizat ku mund te lidhesh falas ne internet. E gjithe bota po rrotullohet rreth internetit. Shumica e vendeve ka ne listen e puneve zhvillimin e infrastruktures per te bere internetin te perdorshem nga te gjithe. Po shkruhen libra mbi chatin dhe po behen kurse mbi perdorimin e internetit.

Ne gjithe kete sfond zhvillimi Shqiperia eshte shume shume dobet, sepse qeverite nuk po bejne asgje per te sjelle linjat me bande te gjere. E sikur te mos mjaftonte prapambetja natyrale e Shqiperise del dhe nje "kalama" ne televizor dhe organizon emisione per te trembur prindet nga rreziku i chatit.

Pervec aspekteve te keqija qe kane rrjeshtuar ne ate emision, a e kane idene keta tipa sa cifte jane njohur, dashuruar, martuar, fejuar apo ndare nepermjet internetit dhe chatit? A dine gje keta "kalamaj" se shume prej nesh ka gjetur miq te pazevendesueshem ne internet dhe chat?

Se marr vesh.... Ketyre i japin nje kale dhe ndihen kalores. Pastaj i hipin kalit mbrapsh dhe i vjen era bajga. Gjithe bota shikon te ardhmen ne internet, keta degjenerojne edhe ate pak njohuri qe ekziston ne Shqiperi.

Ne vend qe te flasin brockulla, me publiqe dhe te ftuar te sajuar rrugeve, pse nuk bejne emisione ku te pyesin veten kur do arrijne te votojne nepermjet internetit. Apo duket fantashkence? Mos valle nuk e dine keta kalores se eshte projekt europjan vota nepermjet internetit?

Nese dikush prej atyre qe organizuan ate emision e lexon kete mesazh po i bej pyetjen e fundit.
Cuna, pse beheni tipa medioker me zor? Kur nuk dini te organizoni nje emision te sakte, ne respekt te gjithe spektrit te opinionit publik, pse nuk e lini fare ate pune?

Nejse, qe kjo ishte e forta e dites. Nuk ndihem i fyer nga trajtimi qe i behet kesaj ceshtjeje sa ndihem i merzitur qe ekzistojne akoma emisione te tilla, per me teper ne Top Chanel. Kane kaluar 13 vjet nga ardhja e demokracise dhe keta vazhdojne te imitojne RTSH-ne.
Te jem i sinqerte per mua Top Chanel ka qene kufiri i fundit i profesionalitetit. Nese keto gjera ndodhin dhe aty atehere vertet ska shpresa per asnje televizion tjeter (perjashtoj AlSat qe se njoh fare).

Me vret sinqerisht ngushtesia e te parit te gjerave. Me vret ideja qe ne 2003-shin organizohen emisionet televizive sikur te jene ndeshje futbolli lagjesh, duke thirrur shoket neper shtepia. Me vret perspektiva...

############################

Ka filluar te me mungoje delikatesa ne shkrime. Mbase stili im ka filluar te ndotet...
Ose mbase jam une qe nuk pres qetesine, per te cilen shpirti ka nevoje, kur duhet te shkruaje.


  Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 63 64 65 66 67 68 69 70 71 [72] 73 74 75 76 77 78 79 80 81 » ... E fundit »
Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.