Forumi Horizont Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 63 64 65 66 67 68 69 70 71 [72] 73 74 75 76 77 78 79 80 81 » ... E fundit »
Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Enciklopedi e vogel e filmave italiane (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15881)


Postuar nga Fajtori datë 08 Shtator 2009 - 14:45:

I mostri (1963)

Regjia: Dino Risi
Skenari: Age-Scarpelli, Ettore Scola, Elio Petri, Ruggero Maccari
Aktore: Ugo Tognazzi, Vittorio Gassman

Film me 20 episode te shkeputura nga njeri tjetri, ku perplasen karikaturat e individeve te veçante. Mostrat jane prodhim i nje shoqerie ne tranzicion, e cila dora dores humbet sensin e orientimit. Keshtu gjendet nje baba qe meson djalin te vjedhe apo nje burre qe nuk shkulet nga televizori. Ironia dhe sarkazma udheton qe nga aspektet fizike (p.sh. njerez pa dhembe) e deri tek politika e arti. Madje edhe regjizoret e filmave ironizohen ne nje segment te vecante (Presa della vita).

Ky film ka lene shenje ne kinematografine italiane. Por duhet thene se filmi nuk ben aq shume per te qeshur, aq sa ben te mendosh per boten qe na rrethon. 14 vjet me vone perseritet e njejta ide kinematografike, por kesaj rradhe me Alberto Sordin (I nuovi mostri, 1977).

Paralelizmi me Shqiperine? I bollshem (shiko fragmentet me poshte).

Ne segmentin e meposhtem babai zgjohet ne mengjes, ben gati djalin dhe e dergon ne shkolle. Por ne harkun e atyre minutave mundohet ta stimuloje te behet "kopil" i jetes, te vjedhe, te futet keq me makine, etj (L'educazione sentimentale). Djali ne film eshte Ricky Tognazzi, pra djali i vertete i Ugo Tognazzi-t.


"Anzi, adesso non si chiama più nemmeno Parlamento, ... si chiama Pappamento. Eh, tu ridi, c'è mica tanto da ridere, sai, ci sarebbe da piangere, altro che storie. Perché, vedi, quelli che dovrebbero pensare agli interessi pubblici pensano invece agli interessi propri. Perché purtroppo c'è questa tendenza alla disonestÃ_, questa tendenza alla malafede. Perciò nella vita non bisogna mai fidarsi di nessuno, neanche di tuo padre"

Nje burre i dhene pas televizorit shume me teper se pas gruas se vet (L'oppio dei popoli).

"Che ti sei persa..."


  Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 63 64 65 66 67 68 69 70 71 [72] 73 74 75 76 77 78 79 80 81 » ... E fundit »
Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.