Forumi Horizont Gjithsej 78 faqe: « E parë ... « 63 64 65 66 67 68 69 70 71 [72] 73 74 75 76 77 78 »
Trego 78 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Refime nga Ashley! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18095)


Postuar nga Ashley datë 14 Nëntor 2010 - 23:51:

Kujtimet!!! Ekzistojne per te vrare, lenduar.. Jane te bukura per ate kohe ne te cilen ti i jeton, jo per te tashmen kur ti ndjen mall.. Mundohem te largohem prej tyre, por 1 rrugice e vjeter, nje melodi e harruar me del perpara dhe me thote qe ti je ende kujtimi im.. Ah, sa me lendon ky fakt: Ti, kujtimi im lendues.. Gjithcka qe ne kaluam me shfaqet perpara syve..sa te qeshura, puthje, perqafime paskan shtegtuar qe nga ajo kohe.. Kaq te pazote paskemi qene per te shpetuar dicka kaq te vyer? Me dhimbje e them por mesa duket po.. Thuame, kush e kish fajin? Une, Ti.....apo pamundesia per te minimizuar epshin tend flirtues ndaj femrave te tjera? Me qortove, me the se isha nje femije.... Kishe te drejte sepse e tille behem kur jam perballe teje.. E pafuqishme per te te urryer.. Si zog pa krahe kam rene shpesh nder kembet e tua.. Jam gjunjzuar para tyre, sikur te isha sherbetore dhe ti te ishe Zot!! Eh, sa here e kam duruar shkeljen tende, perbuzjen tende.. Kurre nuk mora guximin te rrenoja kujtimin tend, kurre!!!


  Gjithsej 78 faqe: « E parë ... « 63 64 65 66 67 68 69 70 71 [72] 73 74 75 76 77 78 »
Trego 78 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.