Forumi Horizont Gjithsej 80 faqe: « E parë ... « 63 64 65 66 67 68 69 70 71 [72] 73 74 75 76 77 78 79 80 »
Trego 80 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Partite dhe Elita Politike (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=195)
-- Sali Berisha, patriot, tradhetar apo...? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7493)


Postuar nga Fajtori datë 14 Qershor 2005 - 21:19:

Ehh, mesa shikoj shqiptaret perfundimisht i veshin gabimet e veta forcave te huaja. Nuk jane geket qe pushtuan ekonomine shqiptare, jane politikanet tane ndoshta qe i lejuan. Dhe sidoqofte greket nuk jane nje turme barbaresh qe duhen "shporrur", por shume firma dhe institucione. Shqiperia ka qene dhe eshte nje vend abuzimi por kjo nuk do te thote qe duhet te abuzohet me firmat greke ne emer te nje nacionalizmi. Firmat greke duhen respektuar sepse vete fakti qe ekzistojne do te thote se ofrojne nje sherbim. Nuk eshte faji i firmave greke qe ERT-ja nuk monitoron monopolin Vodafone-AMC, eshte faji i vete shqiptareve.

Prandaj ju lutem shume, mjaft i veshet te huajve difektet qe jane 100% te shqiptareve. Kjo vazhdon te jete sindroma e viktimes dhe nuk ben gje tjeter vecse te krijoje ekstremiste te tjere.

Nuk them se qeveria greke eshte e sinqerte me shqiptaret, por eshte normale qe cdo qeveri te shikoje interesat e veta. Po e ben SHBA ne Kolumbi, Irak, Afganistan etj. Pse duhet tu trajtoka Shqiperia si jetimi i botes dhe ti jepet te haje falas. Ne fund te fundit medalja ka gjithmone dy ane. Po te mos ishte per tregetine me greqine do mungonin shume prdukte ne tregun shqiptar. Keto nuk vendosen nga tekat e njerit apo tjetrit se nga duan ti vijne mallrat, sepse i vendosin rregullat e thjeshta ekonomike. Gjithashtu po te mos ishte per firmat e celulareve qe te gjithe i luftojne pa pike llogjike, tani do ishim ne epoken e gurit ne Shqiperi.

Pra ju lutem, mos i vishni te huajve difektet e shqiptareve. Nuk e ka fajin greku qe shqiptaret nuk dine te qeverisin dhe te krijojne nje organizem anti-monopol. Dhe vazhdoj te mbetem i mendimit se largimi i firmave greke nga Shqiperia perben racizem dhe shkaterron cdo rregull ligjor te botes se civilizuar. Ngjan me konfiskimet e kohes se Enver Hoxhes dhe do coje ne izolim te ngjashem me ate kohe. Ja, ketu na con nacionalizmi qe propozohet.


  Gjithsej 80 faqe: « E parë ... « 63 64 65 66 67 68 69 70 71 [72] 73 74 75 76 77 78 79 80 »
Trego 80 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.