Forumi Horizont Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 63 64 65 66 67 68 69 70 71 [72] 73 74 75 76 77 78 79 80 81 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga sarandaebukur datë 28 Janar 2010 - 21:10:

Hi Air-Force-One.. si je.. te degjofsha te miren...

Sa per ambasadorin ma ha mendja se e ka fute ne thes... Saliu ..si Doris Pak... Shqiperise i mungojne politkanet e vertete.. Po te jete i vertete Sala pse nuk i hap kutite dhe ti thote.. bujrum ja ku i keni ..po sja mba se i dalin vjedhjet qe bene .. dhe pika e dyte...ka dhe krahet e ngrohta nga Amerika ..

Mjere populli qe ka 20 vjt ne krize... po mbase do Zoti////????//dicka do te behet

Pershendetje


Postuar nga sarandaebukur datë 28 Janar 2010 - 22:05:

TIRANË- Partia Demokratike e ka cilësuar sot deputeten socialiste Arta Dade, kumbaren e organizatës “ Hakmarrja për Drejtësi” dhe si rrjedhim prandaj edhe kërkoi përjashtimin e Shqipërisë nga Këshilli i Europës.

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli deklaroi sot në një konferencë për shtyp se “ PD disponon prova të qarta që fakton se Arta Dade dhe familja e saj është e lidhur me 100 fije me organizatat më të rrezikshme kriminale atë të “ Hakmarrjes për Drejtësi”.

“Dhe janë pikërisht lidhjet e krimit ato që e shndërrojnë Daden, në njëriun më të besuar dhe zëdhënësen e jashtme të Edvin Kristaq Ramës, të cilët kërkojnë përjashtimin e Shqipërisë nga Këshilli i Europës”, deklaroi Mëhilli. 
(e.n/BalkanWeb)


Postuar nga Petter datë 28 Janar 2010 - 22:34:

Atehere kur keta kan keto prova kunder nje personi, dhe aq me shume nje deputeti, pse nuk ja paraqisin prokurorise?


Postuar nga sarandaebukur datë 29 Janar 2010 - 00:30:

Kreu i PS-së, Edi Rama ka dalë në këto momente në një konference per shtyp dhe ka folur lidhur me rezoluten e KiE-se, duke kthyer pergjigje edhe per fjalorin e ashper te kryeministrit qe ka vijuar gjate oreve te fundit, pavaresisht domosdoshmerise se zbutjes se klimes politike. "Rezoluta e miratuar nga KiE pak minuta më parë tregoi se Shqipëria është në krizë poltike, e cila gjendet në kutitë e votimit. Jemi gati të dialogojmë por pa hequr dorë nga bojkoti", u shpreh ai.
FJALA E PLOTE E RAMES NE KONFERENCE
I zhytur përditë e më shumë në batakun e një krize që e ka shkaktuar vetë, Sali Berisha ka nisur prej disa ditësh një nga sulmet e tij rrugaçërore ndaj Partisë Socialiste.



Pikërisht dje, kur duhet t'u kërkonte shqiptarëve ndjesë për marrëveshjen që u rrëzua unanimisht nga Gjykata Kushtetuese pa asnjë votë kundër, ky Esat Toptan i kohëve moderne, akuzonte si antishqiptare opozitën për ngritjen e zërit në Këshillin e Europës në mbrojtje të vlerave dhe parimeve europiane të demokracisë.



Ndërsa sot, Sali Berisha nxori gjuhën për të ndotur me baltën e akuzave të tij kriminale Sekretaren Ndërkombëtare të partisë për faktin se po dëshmon në Këshillin e Europës të vërtetën e hidhur të krizës së demokracisë në Shqipëri.



Padyshim që një tjetër padi e pret për akuzat e sotme ndaj Arta Dades në prokurori e në gjykatë.



Sali Toptani nuk njeh kufi në paturpësinë e tij, ditën që rrëzohet për të gjashtëmbëdhjetën herë në Gjykatën Kushtetuese për shkelje të Kushtetutës e të interesave që Kushtetuta mbron, i vërsulet opozitës si rrezik për vendin, duke nxjerrë gjuhën për të bërë pis opozitarët që nuk i emëron dot në delegacionet e parlamentit dhe as i dërgon dot korridoreve të Europës për të bërë avokatinë e pushtetit të tij të fundosur në llumin e padrejtësive.



Ndërkohë që merr shuplakën e gjashtëmbëdhjetë nga Gjykata Kushtetuese në katër vjet, Sali Berisha jo vetëm nuk i thotë popullit të vet gjysëm fjale për këtë fakt të rëndë që flet vetë për shkallën e demokracisë dhe të transparencës të qeverisjes në Shqipëri, po ka paturpësinë të dalë para popullit për t'i bërë gjyqin e shpifur të rradhës opozitës.



Protesta dhe vetëm protesta meriton pushteti i paskrupullt i këtij Esat Toptani të veshur me dopiopet që pushtetin e do vetëm për të sunduar, përfituar dhe përvetësuar duke e çuar korrupsionin deri në nivel katastrofash kombëtare si në Gërdec, Kalimash, Fierzë apo ndjellur fatkeqësi të pariparueshme për këtë komb siç do të ishte edhe hyrja në fuqi e asaj marrëveshjeje që u denoncua nga gazetarë kurajozë e u pengua momentin e fundit nga gjykatësit falë nismës së kësaj opozite. Të cilën Sali Berisha duhet ta ketë të qartë njëherë e mirë se as e nënshtron dot duke e sulmuar si i marrë, as e blen dot duke ofruar thasë parash të pista, as e shkurajon dot duke bashkëpunuar me njerëz të veçantë që flasin në emër të opozitës me gjuhën e Saliut.



Rezoluta e Këshillit të Europës e miratuar pak orë më parë është e qartë: Shqipëria është në krizë politike. Kriza për ne është brenda në kutitë e votimit. Ne jemi gati të dialogojmë qysh nesër për zgjidhjen e krizës. Por ne nuk do të heqim dorë as nga bojkoti dhe as nga protestat pa u zgjidhur kriza.



I falënderoj në emër të PS dhe të gjithë popullit opozitar, të gjitha grupet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për mbështetjen që i dhanë vendit duke vënë gishtin në plagë përmes miratimit të rezolutës së sotme dhe rrëzimit të amendamenteve vulgare të Partisë Demokratike. Ato po, ishin një sjellje politike që e turpëron Shqipërinë në tempullin e demokracisë europiane.



Mirëpresim njëkohësisht përfshirjen e miqve dhe partnerëve ndërkombëtarëve në zgjidhjen e krizës siç thotë edhe Rezoluta.



Beteja jonë për demokracinë vazhdon sot edhe me më shumë bindje e forcë se dje.


Gazeta Shekulli


Postuar nga shelgu datë 29 Janar 2010 - 01:55:

Ma zi nuk ka si bahet.

Keshtu thoshte ai shefi i NSHFPse


Postuar nga Fajtori datë 29 Janar 2010 - 02:22:

Ec aty...

Asambleja e keshillit te Evropes hedh poshte 7 nga 10 amendamentet e shitur te Sales.

Sala kishte kerkuar qe Shqiperia mos te konsiderohej ne krize politike. Evropa e ka hedhur poshte.

Evropa ka kerkuar qe parlamenti te hape hetim per zgjedhjet dhe ka kerkuar qe PS te ndaloje bojkotin perfundimisht e te bashkepunoje ne ngritjen e grupit hetimor te zgjedhjeve.


Thoni si te doni por Edi Rama, qe shumica e quajti te çmendur, arriti qellimin final te ngritjes se krizes ne nivele Evropiane. Tani klani Nano-Meta-Berisha nuk e injoron dot me, siç ka tentuar te beje duke derguar amendamente qe injorojne realitetin. Realiteti eshte qe partia me e votuar kerkon rinumerimin e votave dhe grupi qe ka kapur pushtetin nuk e pranon.


Postuar nga sarandaebukur datë 29 Janar 2010 - 04:10:

Grupi qe ka kapur pushtetin se besoje ta kete te gjate mandatin...durim deri ne qershor...


Postuar nga sarandaebukur datë 30 Janar 2010 - 18:28:

TIRANË-

Qeveri teknike dhe shpalljen e datës së zgjedhjeve të parakohshme, brenda vitit. Me këtë deklaratë ka dalë sot Partia Demokristiane, e cila ka bërë përgjegjës për krizën politike dhe ekonomike në të cilën ndodhet vendi, kreun e qeverisë, Sali Berisha.

Gjatë një konference për mediat, kreu i PDK-së, Nard Ndoka ka theksuar se mbështet dialogun politik mes pozitës dhe opozitës për zgjidhjen e krizës.

"Prej 7 muajsh vendi ndodhet ne krize politike dhe ekonomike, shkaktar i të cilës është kryeministri i vendit, Sali Berisha që kërkon të qëndrojë në pushtet me çdo kusht duke mos përfillur vullnetin e zgjedhësve"- tha ai.

Ndoka ka theksuar më tej se në këtë moment duhet hetimi i zgjedhjeve, numërimi i votave dhe largimi i Berishës. "Nevojitet konsensus politik për krijimin e një qeverie teknike dhe caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme brenda vitit"- përfundoi ai.

Gazeta Shekulli


Postuar nga AndreaPirelli datë 30 Janar 2010 - 18:40:

Via dai porno per combattere pedofilia

L’Australia è da sempre in prima linea nella lotta alla pornografia, alle molte misure volute dal Governo per limitarne l’uso se ne aggiunge un’altra. Una legge appena introdotta vieta la diffusione di film pornografici con attrici dai seni piccoli, perché potrebbero istigare alla pedofilia. La misura fa gi_ discutere, c’è chi la trova discriminatoria e poco intelligente.

Che il Governo di Camberra sia da sempre schierato contro la pornografia non è una novit_. Il primo disegno di legge (rimasto tale) atto ad oscurare il materiale osceno sulla Rete risale al 2003 e durante lo scorso mese di dicembre il Senato ha rilanciato la questione. Reporters Sans Frontieres, associazione internazionale per la libert_ di stampa e contro le censure, lo scorso mese di marzo aveva inserito l’Australia nella lista dei paesi “sotto osservazione”. Il 20 gennaio 2010 è stata approvata una legge secondo la quale i film etichettati come “R-Rated”, quei film che da noi sono accompagnati dal classico bollino giallo e che i minori dovrebbero vedere in presenza di un adulto, sono da considerare come pornografici, almeno per i bambini che vivono nel Paese dei canguri. Ieri una nuova legge mirata a vietare la diffusione dei film pornografici nei quali appaiono donne con seni poco prominenti, poiché secondo il Senatore Joyce istigano alla pedofilia.

Fiona Patten, dell’ “Australian Sex Party” (partito che inneggia alla libert_ sessuale) alza la voce e ritiene che le donne australiane ricorrano sempre di più all’ausilio del silicone anche perché si sentono discriminate da leggi simili. Sul sito del partito oggi appare l’immagine “spiacenti, oggi niente internet”, proprio in relazione a questa legge ritenuta poco lungimirante e troppo discriminatoria. Gli internauti, non solo australiani, che hanno commentato online questa notizia si schierano quasi tutti contro questa decisione.

Non ci sono solo i seni nella legge che si estende anche ai film in cui le donne eiaculano (genere chiamato “squirting”) e gli australiani si chiedono come questo tipo di pornografia possa incentivare la pedofilia.

Ec aty .................... silikoni vu .......... duhet me gjet ndonje klinike qe eshte kuotuar ne stock market dhe te blejme ca aksione ...................... :aha :aha


Postuar nga Fajtori datë 31 Janar 2010 - 01:10:

Nuk jemi tek nenforumi i gjuheve te huaja me duket...


  Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 63 64 65 66 67 68 69 70 71 [72] 73 74 75 76 77 78 79 80 81 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.