Forumi Horizont Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 717 718 719 720 721 722 723 724 725 [726] 727 728 729 730 731 732 733 734 735 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga Fajtori datë 01 Shkurt 2010 - 16:51:

Skenar filmi apo realitet

Vidohove (Devoll)

Tre vëllezër mbeten viktima të plumbave të lëshuara nga një 40-vjeçar, teksa dy prej tyre vdesin në çast, ndërsa i vogli vdiq sot ne spital.

Nga hetimet paraprake rezultoi se Besim Karaj kishte konflikt me njërin prej vëllezërve, konkretisht me Taulantin, pas një lidhje të fshehtë që ky kishte patur me gruan e Besimit.

Pas zbulimit te tradhetise bashkeshortore, Besimi dhe bashkeshortja nisen procedurat e divorcit. Kjo e fundit kerkoi edhe mbrojtje nga policia. Por me pas çifti u pajtua dhe Besim Karaj i kerkoi ish-te dashurit te gruas se tij nje shume prej 8 milione lekesh te vjetra. Behet fjale per gjobevenie te cilen tre vellezerit e kane pranuar dhe kane dhene edhe 3 mije euro, por me pas kane kundershtuar. Parate e paleve siguroheshin nga nxjerrja ilegale e klandestineve ne Greqi.

Diten e ngjarjes kishin shkuar ne zonen ku jetonte Besim Karaj per t’u konfliktuar. Ata shkuan ne lokalin ku qendronte autori i vrasjes i cili me pas ka marre nje arme zjarri kallashnikov dhe ka qelluar mbi vellezerit.

Deshmitaret ne vendngjarje i thane policise se Besimi ka qendruar gjate ne vendngjarje duke kercenuar cdo person qe donte t’u shkonte ne ndihme viktimave te tij. Pak para mberritjes se policise ai u largua ne drejtim te kufirit grek qe ndodhet vetem pak minuta larg.

-----------------------------

Seria: meshkuj qe ruajne nderin me kallash... ose e blejne ate me leke.


  Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 717 718 719 720 721 722 723 724 725 [726] 727 728 729 730 731 732 733 734 735 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.