Forumi Horizont | Gjithsej 105 faqe: « E parë ... « 64 65 66 67 68 69 70 71 72 [73] 74 75 76 77 78 79 80 81 82 » ... E fundit » Trego 105 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- Kush Eshte Shqiptari Qe Ka Bere Me Shume Per Shqiperine (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10497)
Citim:E vertet, nuk behet oponence gjera te shkuara, biles, biles deri vone ka pasur shqiptare qe levdonin kohen e Haxhi Qamilit duke klithur, duam baben.
Po citoj ato që tha lost_soul
Mendoj qe Raimondit i duhet bere nje oponence me e kualifikuar ne ato qe thote.
Ketu ne forum askush nuk mund ta beje dot, sipas mendimit tim.
Ka shume fakte historike qe dikush qe i di, mund t'i intepretoje ndryshe. Perndryshe rrezikohemi qe t'i hame kallup te gjitha keto qe thote ai.
Megjithate me sa e mendoj une;
e shoh te veshtire qe Enveri te ishte ne gjendje te ndalonte ndarjen e Shqiperise, nqs vendet e perendimit do te donin ta benin. Me duket se na ka ndihmuar Amerika dhe kjo eshte ajo qe na ka shpetuar. Pra eshte nje merite qe Raimondi padrejtesisht ia jep Enverit.
Gjithashtu, duhet te pranojme qe komunizmi ne ato kohe ka qene nje filozofi joshese per shume vete. Ka pasur nje fare entuziazmi popullor, gje qe u reflektuar ne nje vullnetarizem deri diku edhe te sinqerte, gje qe solli ne ato ndryshime qe u bene. Mendoj se cdo lider tjeter komunist do te kishte arritur te njejtat rezulate. Pra edhe ketu Raimondi i jep merita qe jo domosdoshmerisht i takojne Enverit.
Rrotull viteve 70, kur entuziasmi shteron dhe kerkohet vertete drejtim i mencur u pa "gjenialiteti" i Enverit. I preu kokat te gjithe komunisteve me liberale, qe kerkonin ta drejtonin sistemin sipas nje komunizmi te tipit lindor. Futi ligjet e agjitacion propagandes dhe zhduku cdo filiz te zhvillimit te vertete te kultures, pra filloi vrasjen shpirterote (dhe fizike per ata qe guxonin) te shqiptareve.
Fillon diktatura e familjes Hoxha, periudha me e erret e Shqiperise (te pakten moderne). U amortizua gjithcka qe ishte arritur te ndertohej para viteve 70. Kur dolem ne drite pas 90, e gjetem veten sikur te ishim ne 44. Me industri te ndryshkur, me bujqesi te thare, me art te mbytur, pa kulture pune dhe me shpirt mesjetar dhe pertac. Back to square one.
Gjithsej 105 faqe: « E parë ... « 64 65 66 67 68 69 70 71 72 [73] 74 75 76 77 78 79 80 81 82 » ... E fundit » Trego 105 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.