| Forumi Horizont | Gjithsej 96 faqe: « E parë ... « 64 65 66 67 68 69 70 71 72 [73] 74 75 76 77 78 79 80 81 82 » ... E fundit » Trego 96 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Kush Ishte Dritan Hoxha - Tani i Top-it! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15937)
Kotka, misioni i forumit eshte te vere ne kontakt shqiptaret, Shqiperine dhe te gjehet gjuha e perbashket. Por kjo nuk behet duke dredhur zinxhirin para ekranit me "krenarine" e te qenit emigrant. Nuk kushton shume te mendohet kur flitet dhe te mos shtypet butoni "Pergjigju" ne cdo teme dhe cdo rast. Demokracia e internetit po perhap moden e mediokritetit, ku cdo njeri i cdo niveli dhe cdo moshe shtyp butonat dhe jep mendime cfaredo. Psh ne kete teme ne vend te behej nje analize cfare humbem dhe cfare fituam me vdekjen e Tan Hoxhes, u kthye ne muhabet pazari mbi "teorite gjakpirese" dhe "moralet e brekeve". Eshte bere e modesh te shkruhen mendime artizanale te prodhuara ne cast sa per te shkruar dicka. Nderkohe lexohen gjithmone e me pak shkrime teknike, me ndonje fakt a ndonje kuriozitet. Keshtu urtesia mbulohet kollaj nga banaliteti dhe forumi kthehet ne nje faqe te rendomte ku shfryhen njerez te rastit. Aq me keq kur kjo behet me alucinacione emigrimesh qe deformojne realitetin shqiptar dhe e perdhosin me teper nga c'i takon.
Kete kam per detyre ta them, pavaresisht sa anti-popullore eshte. Le ti mendoje secili gjerat ne harkun kohor mes mbarimit te ketij mesazhi dhe shtypjes se butonit "Pergjigju".
| Gjithsej 96 faqe: « E parë ... « 64 65 66 67 68 69 70 71 72 [73] 74 75 76 77 78 79 80 81 82 » ... E fundit » Trego 96 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.