Forumi Horizont Gjithsej 103 faqe: « E parë ... « 64 65 66 67 68 69 70 71 72 [73] 74 75 76 77 78 79 80 81 82 » ... E fundit »
Trego 103 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- " Mirë se vini në botën time të poezisë.." (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16490)


Postuar nga IQVLORA datë 11 Dhjetor 2008 - 18:28:

Pershendetje kosovare!Poezite tuaja jane shume te ndjera.Ato duket qe dalin nga nje shpirt e zemer e tradhetuar.Se pari me lejoni qe t'ju uroj Gezuar ditlinjen.Jete te gjate,dashuri e miresi paci ne zemren tuaj kurdohere!
Nqse tradhetari eshte nje shqiptar i qofte haram dashuria qe i ke falur dhe zoti e denofte ate!
Nqse ai eshte nje i huaj une ju beje fajtore ju e dashur.Duke jetuar ne nje vend si Gjermania apo diku tjeter ne Europe, kete qe te ka ndodhur duhej ta prisje.Patjeter duhet ta njihni psikologjine e popullit ku jeton,ndryshe bene gabime te tilla qe te plagosin zemren.Cdo gje me ta eshte nje rrene ,eshte te genjesh veten me iluzione.
Plaga juaj eshte e re mesa duket.Te kshilloj qe t'i vesh zemres nje gur,keshtu thuhet ne jug,te behesh e forte, sepse po u qaravite i bene qefin tradhetarit,te pabesit,atij qe te plagosi zemren.Besoj se je vajze e re e si e till nje dashuri e re do te ta sheroj plagen e marre.Ne shqiptaret kemi kurajo dhe nuk biem per te mos u ngritur me.Nje vajze e cila eshte member ne kete forum thote:''Ne shqiptaret jemi nje race e till qe mbijme jo mbi gur ,por edhe mbi beton''.Edhe ju jeni nje e till,gje te cilen une nuk e diskutoj.Padyshim ju jeni nje Shote Galice e re qe di te luftoje e te arrije te fitoje.Mbaje koken larte vajze kurdohere.Lotet dhe vajet jane dobesi.Karakteri jone nuk i pranon keto.Nuk humbi Stambolli per gjelpera themi ne,shqipet.
Kini besim tek ato qe ju thashe,por kini besim edhe tek vetja juaj!Nje dite re e nje shprese e re se shpejti!
Me repektin e jje miku
Vlora


  Gjithsej 103 faqe: « E parë ... « 64 65 66 67 68 69 70 71 72 [73] 74 75 76 77 78 79 80 81 82 » ... E fundit »
Trego 103 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.