Forumi Horizont Gjithsej 142 faqe: « E parë ... « 64 65 66 67 68 69 70 71 72 [73] 74 75 76 77 78 79 80 81 82 » ... E fundit »
Trego 142 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Jam ne dileme (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16992)


Postuar nga Briganti datë 01 Maj 2009 - 16:24:

Per cecilia2006 dhe per te tjeret

Nje mendje me tha te te pergjigjesha privatisht Cecilja, po pastaj mendova se ajo qe do them vlen per te gjithe. Kam pershtypjen se problemi (dhe jo tema) ime ju ka dhene shkas te shkruani ketu gjithe c'dini apo c'keni lexuar per martesen dhe moralin. Disa syresh, gati me kryqezojne se qenkam tradhetar. O pike e zeze, sikur kam tradhetu ceshtjen e Kosoves dhe Camerise! E pra duke qene nje tradhetar i shume e shume fishte, nuk mund te jem aq i trashe sa te kujtoj se nga vrima e ozonit plasi kataklizma, nese nje femer te tradheton. Ose une skam qene i sakte ne sqarim, ose ju s'keni ditur te me lexoni. Cecilia po te pergjigjem:
1. Nuk kam lidhje me forumin fare, sic dyshon ti. Jetoj ne Tirane, jam 39 vjec. Ne kete forum po hyj pas nja pese vitesh qe nuk kisha hyre. E gjeta si mundesine me te shpejte per te ndare me dike tronditjen.
2. Me personin nuk kam folur kurre per sqarime te kesaj natyre, sepse kurre nuk kam vene re mes nesh nje hije sado te vogel, qe te dyshoj se raporti yne eshte bajatur dhe zvetenuar. Perkundrazi. Eshte intnsiv, i perditshem, i peroreshem, kullon mjalte dhe sheqer, rrime me ore te tera ne pese dite te javes, pa orare te caktuara, sidomos kur pija alkol se tani e kam lene. Grindje edhe kemi si cdo cift te dashurish, por besomeni, grindet ajo kur une mungoj per ndonje pune, ose per te trokitur dikutjeter, se gjera qe ndodhin jane . Dmth, dhe pa ekzagjerim, jetojme nje parajse te vogel dashurie. Nes edo ishte ndryshe, shkurt nese do ishte nje maredhenie qe kish nisur te zverdhej, natyrisht qe fotoja s'kishte pse te me trondiste, sa te hidhesha ne forum, si ne nje varke shpetimi per trurin e tollovitur. Pra edhe nje here: Pse nuk kam asnje shenje prej saj, PERKUNDRAZI, jam edhe i tronditur dhe i befasuar. Dua te garantoj vajzat, se gjoja lengimet e te dashures time per "batakun" ku ka rene etj etj, jane fare pa vend dhe nuk ekzistojne. Po as ajo puna e shokut qe i jep drite dhe shprese, ne kete rast nuk qendron, sepse personi i fotos eshte UNE 2 ne te gjitha aspektet, bile edhe ne paramtra fizike. Per pjeset qe duken e kam fjalen Pres gjithe kersheri mendimin e vajzave. Perqafime te gjithave.


  Gjithsej 142 faqe: « E parë ... « 64 65 66 67 68 69 70 71 72 [73] 74 75 76 77 78 79 80 81 82 » ... E fundit »
Trego 142 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.