Forumi Horizont | Gjithsej 79 faqe: « E parë ... « 64 65 66 67 68 69 70 71 72 [73] 74 75 76 77 78 79 » Trego 79 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Muzika (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=16)
-- Perkthime kengesh ne shqip (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3895)
Gjithçka të duhet, është dashuria
Dashuri, dashuri, dashuri, dashuri, dashuri, dashuri,
S’ka asgjë që ti mendon dhe s’mund të kryhet,
Asgjë që do ta këndosh, e që s’mund të këndohet,
Asgjë që s’e thua, por ti mund ta mësosh,
Të luash lojën, është e thjeshtë.
S’ka asgjë që don ta bësh, e që s’mund të bëhet,
Cilindo që don ta shpëtosh, që s’mund të shpëtohet,
Asgjë që don ta bësh, por ti mund ta mësosh,
Si të jesh pjesë e kohës, është e thjeshtë.
Gjithçka të duhet, është dashuria.
Dashuri, dashuri, dashuri, dashuri, dashuri, dashuri.
S’ka asgjë që ti di, që nuk është e njohur,
Asgjë që ti sheh, që nuk është e shquar;
Askund mund të jesh, në vendet ku doje të ishe
Është kaq e thjeshtë,
Gjithçka të duhet, është dashuri.
Dje
Gjithë telashet më dukeshin kaq larg dje,
Tani duket sikur më erdhën pranë
Oh, sa besim kam në atë që ishte dje.
Befas, mbeta as gjysma e atij që isha,
Dhe një hije më rri mbi kokë,
Më erdhi papandehur dje.
Ajo më la, pyes veten pse duhej, pse
Por ajo s’ma thotë dot shkakun,
Mos thashë diçka gabim?
Sa më merr malli për ditën dje.
Dashuria ishte kaq e lehtë si një lojë,
Tani më duhet një skutë ku të fshihem
Por ende besoj në të djeshmen.
Gjithsej 79 faqe: « E parë ... « 64 65 66 67 68 69 70 71 72 [73] 74 75 76 77 78 79 » Trego 79 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.