Forumi Horizont | Gjithsej 147 faqe: « E parë ... « 64 65 66 67 68 69 70 71 72 [73] 74 75 76 77 78 79 80 81 82 » ... E fundit » Trego 147 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Feja Islame (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=183)
-- Islami dhe te drejtat e gruas ne te. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4686)
Më Mirë një Shoqëri Seks-Duale, se Një Shoqëri Uniseksuale
Tani, le të marrim në konsideratë, karakteristikën e dytë themelore, të shoqërisë kur’anore, e cila prek pozitën e grave. Kjo është mbështetur në direktivat për një shoqëri seks-duale, më mirë se sa një shoqëri uniseksuale. Ndërkohë, që mbron vlefshmërinë e vleftës së barabartë të burrit dhe gruas, Kur’ani nuk e gjykon, këtë barazi, për të nënkuptuar ekuivalencën apo identitetin e sekseve.
Ka të ngjarë që, të gjithë ju, jeni familjarizuar me lëvizjen bashkëkohore drejt uniseksualizimit të rrobave dhe këpucëve, të uniseksulizimit të stileve të argjendarisë dhe të flokëve, të uniseksualizimit të veprimeve dhe argëtimeve. Në fakt, shpesh është vështirë, në Amerikë, të vendosësh nëse dikush duket si djalë apo si vajzë. Kjo rezulton prej mendimit të tashëm në shoqërinë perëndimore se, ekziston diferencë e vogël midis dy gjinive në dhuntitë fizike, intelektuale dhe emocionale dhe, si rrjedhim, nuk duhet të ekzistojë ndonjë diferencë në funksionet dhe rolet e tyre në shoqëri. Veshjet dhe veprimet, janë veçse dëshmi sipërfaqsore e kësaj bindjeje më të thellë. E shoqëruar me një nënvlerësim të cilësive dhe roleve, që tradicionalisht e kanë shoqëruar gjininë femërore, ky mendim i përhapur, ka gjeneruar një shoqëri uniseksuale, në të cilën vetëm roli i mashkullit respektohet dhe synohet. Megjithëse, ka si qëllim të sjellë përmasa më të mëdha të barazisë për gratë, idea se burrat dhe gratë janë jo vetëm të barabartë, por ekuivalentë dhe identikë, aktualisht i ka shtyrë gratë drejt imitimit të burrave dhe, madje, të përbuzin feminitetin e tyre. Kështu, është duke u prodhuar një tip i ri i shovinizmit mashkullor. Presionet sociale të jashtëzakonshme, rezultuan në zhveshjen e grave prej rolit të tyre, prej përgjegjësive që më parë ishin kryer prej tyre, dhe ato detyrohen të jetojnë një jetë pa personalitet dhe individualitet.
Shoqëria e bazuar në Kur’an është, përkundrazi, një shoqëri seks-duale, në të cilën, të dy gjinitë, ngarkohen me përgjegjësitë e tyre të veçanta. Kjo siguron fuksionimin e shëdetshëm të shoqërisë, për të mirën e të gjithë anëtarëve të saj. Kjo ndarje e punës, i ngarkon burrat me më tepër përgjegjësi ekonomike (2:233, 240; 4:34), ndërsa gratë, pritet t’a lujnë rolin e tyre në mbajtjen dhe rritjen e fëmijëve (2:223; 7:189). Kur’ani, duke e njohur rëndësinë e këtij caktimi seksual plotësues të roleve dhe përgjegjësive, e lehtëson kërkesën më të madhe ekonomike të bërë mbi anëtarët meshkuj të popullsisë, duke u paracaktuar atyre jë pjesë më të madhe, se sa grave, në trashëgimi. Në të njëjtën kohë, ai u pohon grave të drejtën për t’u mirëmbajtur, në shkëmbim të kontributit të tyre për mirëqenien fizike dhe emocionale të familjes dhe për kujdesin që ato tregojnë për rritjen e fëmijëve. Ideologjia e unifikimit të seksit, ngjall një marrëdhënie konkuruese midis sekseve, të cilën e gjejmë në Amerikë dhe e cila është shkatërrimtare për të gjithë anëtarët e shoqërisë: për të rinjtë, të vjetrit, fëmijët, prindërit, të pamartuarit, të martuarit, meshkujt dhe femrat. Shoqëria seks-duale, përkundrazi, është një zgjidhje më e natyrshme, kundrejt çështjeve të marrëdhënieve midis sekseve, duke inkurajuar më mirë bashkëpunimin, se sa konkurencën midis sekseve. Kjo është një skemë, e cila është gjetur më e përshtatshme në shoqëritë e panumërta përgjatë historisë. Idea e jodiferencimit apo identitetit seksual, arriti të spikasë vetëm kohëve të fundit dhe, në këtë rast, në radhë të parë, në shoqërinë perëndimore. Madje, dëshmitë mjeksore për ndryshimin mendor apo emocional midis sekseve, ndalohen të botohen në hulumtimet perëndimore, sepse kërcënojnë prirjet mbizotëruese të mendimit.Se sa gjatë do të vazhdojë kjo lëvizje sociale shkatërrimtare, përpara se ajo të hidhet poshtë si e falimentuar, ende nuk dihet. Por pa dyshim, ne, si muslimanë, duhet të jemi të vetëdijshëm për pasojat e mangëta dhe të rreziksjme të saj dhe t’a bëjmë shoqërinë dhe rininë tonë të vetëdijshme për fatkeqësinë e shkaktuar prej saj.
Protagonistët e shoqërisë uniseksuale e kanë shpallur të pavlefshëm organizimin njerëzor seks-dual si të rrezikshëm për mirëqenien e grave.Një situatë e tillë, mund të kish lindur, nëse seksi-dual, do të nënkuptohej se njëri seks është më superior ndaj tjetrit. Por, në shoqërinë e vërtetë kur’anore, drejt së cilës ne aspirojmë të shkojmë, kjo nuk është e mundur. Ashtu, sikurse e pamë më parë, Kur’ani mbështet në mënyrë mjaft elokuente, statusin e barabartë të grave dhe burrave dhe, në të njëjtën kohë, ai pranon, përgjithësisht, ndryshimet e tyre përkatëse të natyrës dhe funksionit. Kështu, ndërsa, duke pohuar barazinë fetare, etike, intelektuale dhe ligjore të meshkujve dhe të femrave, Kur’ani kurrë nuk i konsideron dy sekset, si identikë apo ekuivalentë.
Vijon---------------
Gjithsej 147 faqe: « E parë ... « 64 65 66 67 68 69 70 71 72 [73] 74 75 76 77 78 79 80 81 82 » ... E fundit » Trego 147 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.