Forumi Horizont Gjithsej 177 faqe: « E parë ... « 64 65 66 67 68 69 70 71 72 [73] 74 75 76 77 78 79 80 81 82 » ... E fundit »
Trego 177 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Gjenetika (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7240)


Postuar nga NS-6 datë 25 Dhjetor 2005 - 16:38:

asocimi i gjeneve: ideja baze

Cod. A25122005

ajo qe pritej nga rezultatet e mendelit,ishte qe te kishte ndonje shenje te atyre qe quhen rikombinante...normalisht gjenet ndodhen ne kromozomet qe ka secila qenie ose bime dhe jane te pozicionuar pergjate ketyre kromozomeve ose ne fillim ose ne mes ose ne qender te tyre (per kromozomet do kete shpjegime te tjera me vone)...por nuk eshte qe kemi nje gjen te vetemne nje kromozom...kemi shume gjene te cilet jane te ndare mes tyre nga sekuenca ADN-je te cilet nuk perdoren por qe kane funksione qe te rregullojne perdorimin e gjenit si dhe funksione ne largesi duke influencuar shprehjen e gjeneve qe mund te jene edhe me mijra nukleotide larg...pra imagjinoni qe gjenet jane te vendosur neper kromozome si rruazat ne nje varse (ky ne fakt ka qene nje shpjegim qe i behej gjeneve,ne vitet '30)...ne(dmth ju dhe une) dime qe ekziston nje mekanizem qe quhej krosing over qe ndodhte ne mejoze,qe kishte si funksion te shkembente segmente ndermjet kromozomeve (te kemi parasysh qe kur vendosen ne ekuatorin e qelizes vendosen kromozomet do kemi nga 2 kromozome siper njeri tjetrit ku njeri e kishte origjinen nga nena tjetri nga babai) dhe kjo ndihmon ne formimin e atij origjinalitetit qe ekziston ne secilin prej nesh...ky mekanizem con edhe ne shkembim te gjeneve ndermjet ketyre kromozomeve...dhe duhet te them qe jo gjithmone keto ndjekin rregullin e mendelit...ajo qe influencon numrin e tyre eshte largesia qe kane ne kromozom si dhe nese jane ne te njejtin kromozom apo jo...gjenet qe jane shume afer njeri tjetrit ne te njejtin kromozom kane me shume mundesi te shkojne bashke ne te njejten ane kurse ato qe ndodhen ne kromozome te ndryshme normalisht qe do te ndjekin ate ligjin e ndarjeve ne menyre te pavarur njeri nga tjetri...per kete ka pasur edhe nje formule ta them te drejten,por qe nuk me kujtohet ....
mbi bazat e rikombinanteve jane gritur edhe hartat gjenike duke psur si princip qe distanca ndermjet 2 pikave ne nje harte gjenike ishte mesatarja e krosing overave qe ndodhnin...(duke pasur parasysh qe krosing over nuk ndodh vetem ne nje pike por mund te kete shkembime ne disa pika brenda te njejtit kromozom dhe duke pasur parasysh kete gje atehere sa me larg gjenet aq me shume rikombinante do kete...)...(per hartat gjenike me vone)...
pak a shume kjo eshte asocimi i gjeneve...ate qe dua te keni parasysh me shume per momentin eshte qe krosing over eshte ne baze te ketij procesi dhe se gjithcka varet nga largesia ose qenia e gjeneve ne te njejtin kromozom...per te tjerat do dalin shkrime te tjera me vone qe do te qartesojne gjerat...(per disa gjera shpresoj te mi qartesojne edhe mua )...

p.s: me falni nese fjalori i temes ka filluar te veshtiresohet por po bej te pamunduren per te qendruar brenda te thjeshtes...aty ku nuk mundem,nuk kam cti bej...

por ka edhe raste te tjera qe rregullat e mendelit nuk jane plotesisht ne rregull...gjenet jo gjithmone e shprehin veten ashtu sic e kerkon mendeli dhe kjo ndodh psh ne rastet kur i njejti tipar varet nga me shume se nje gjen...eshte ajo qe quhet penetrance jo komplete...sidoqofte...flasim prap pas vitit te ri...


  Gjithsej 177 faqe: « E parë ... « 64 65 66 67 68 69 70 71 72 [73] 74 75 76 77 78 79 80 81 82 » ... E fundit »
Trego 177 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.