Forumi Horizont | Gjithsej 376 faqe: « E parë ... « 64 65 66 67 68 69 70 71 72 [73] 74 75 76 77 78 79 80 81 82 » ... E fundit » Trego 376 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Kur lajmet behen prekese (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8819)
Nënë Ferideja dhe Ndueja që qepi gojën
marre nga shekulli
Nënë Ferideja dhe Ndueja që qepi gojën
Nënë Ferideja është akuza më e rëndë që i bëhet mënyrës sesi funksionojnë ingranazhet e shtetit shqiptar. Fjalët mëshirë dhe drejtësi, prej vitesh nuk kanë më kuptimin e tyre njerëzor tek ne.
Gjergj Marku
Marte, 30 Dhjetor 2008 06:52:00
“DREJTËSIA” TEK TË VARFRIT
Nënë Ferideja është akuza më e rëndë që i bëhet mënyrës sesi funksionojnë ingranazhet e shtetit shqiptar. Fjalët mëshirë dhe drejtësi, prej vitesh nuk kanë më kuptimin e tyre njerëzor tek ne. Dhe, nënë Ferideja është vetëm një prej viktimave. Ka mijëra të tjerë jashtë vëmendjes së medias dhe politikës, të rënë në grackën e varfërisë që u ka gatitur shteti i tyre. Detyrohen të mbijetojnë në një mënyrë a tjetër. Kavie eksperimentale të barkngimurve në udhëheqësinë e këtij vendi.
Barkngimur që nënat, gjyshet, familjarët, miqtë e tyre nuk i kanë si nënë Ferideja. Miqtë e tyre janë tjetërsoj. Bën vaki, mes tyre ka edhe nga ata që pikërisht në saj të drogës, posedojnë pasuri marramendëse, pa u hyrë ndonjëherë gjemb në këmbë për paligjshmërinë.
Në familjet si ajo e nënë Feridesë, mëson shumë. Mëson se ka qindra të varfër pa mbrojtje, të cilët qëndrojnë në burgje vetëm se nuk kanë pasur asnjë mundësi të blejnë “ligjin” dhe njerëzit e vendosur tek porta e tij.
Një nga këto raste e kemi publikuar dhe në gazetë. Bëhet fjalë për një të burgosur në burgun e Shënkollit, i cili në privim të të drejtave të tij, realizoi grevën e urisë më të rrallë në burgjet shqiptare, duke kaluar me gjilpërë qepëse nëpër buzë një fije peri. Nuk kaloi nga goja për disa ditë as ushqim, e as ujë.
Para pak ditësh na ka drejtuar dhe një letër të gjatë, ku tregon arsyet e qepjes së buzëve, dhe arsyet e kalljes në burg. Quhet Ndue. Ka zbritur nga fshati Fan i Mirditës për në Linëz të Tiranës, ku bleu një shtëpi dhe 5 dynym tokë me paratë e bëra në emigracion. Gjithçka me dokumente të hipotekuar, të paraqitura në komunën Dajt.
Por, pas 11 vitesh, tokës i “del një pronar tjetër”. Ia zaptojnë truallin e blerë, duke i ndërtuar dhe një shtëpi në oborr. Njofton në policinë e Tiranës dhe policinë ndërtimore. Merret fillimisht vendimi për prishjen e ndërtimit të uzurpuesit, por më pas askush nuk e zbaton këtë urdhër. Mungesa e zbatimit të ligjit, shteti që nuk vepron, sjell dramën e mëpasme.
Më 6 korrik 2002, Ndues pa mbrojtje shteti, i shkojnë në shtëpi me armë, i prishin murin rrethues. Me armën e agresorëve Ndueja plagos ata për vetëmbrojtje. Për këtë vepër penale dënohet me 10 vjet burg. Në shtëpi i ndodh pak më pas edhe diçka tjetër. Djali 13 vjeç zhduket. Figuron i zhdukur, edhe sot e kësaj dite.
Në vetminë e qelisë, ky qytetar vendos të mbyllë gojën me pe. Nuk është e vështirë të kuptosh se dhe Ndueja është viktimë e mosfunksionimit të shtetit, institucioneve të pronësisë e më tej. Një njeri që me mund e djersë i kishte vënë punët për vijë si shtetas i lirë i këtij vendi, pikërisht nga prezenca e shtetit të korruptuar deri në palcë, e paguan shtrenjtë, në vend t’i gëzohej këtij mundi dhjetravjeçar. Ashtu si në rastin e Feridesë, qepja e buzëve me pe e këtij të burgosuri, është akuza që thërret për të bërë një katarsis të plotë. Duhet marrë në mbrojtje qytetari!
Gjithsej 376 faqe: « E parë ... « 64 65 66 67 68 69 70 71 72 [73] 74 75 76 77 78 79 80 81 82 » ... E fundit » Trego 376 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.