Forumi Horizont Gjithsej 97 faqe: « E parë ... « 64 65 66 67 68 69 70 71 72 [73] 74 75 76 77 78 79 80 81 82 » ... E fundit »
Trego 967 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Cili eshte filmi i fundit qe keni pare dhe cfare pershtypjesh ju ka lene (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6556)


Postuar nga Katilesha datë 06 Shtator 2010 - 14:00:

George Clooney, Brad Pitt & John Malkovich ne nje film te 2008

Burn after reading

Jane 2-3 skena ne film qe te bejne te mbash barkun me dore...


Postuar nga Katilesha datë 13 Shtator 2010 - 15:09:

ILUZIONISTI (2006)

" E verteta nuk eshte gjithnje ashtu sic duket"....- te tille impakt te jep filmi..



DUKESHA (2008)

I bazuar ne romanin e Amanda Foreman "Georgiana, Duchess of Devonshire" , e cila ishte Dukesha e Devonshire ne 1774. Jeta e dhimbshme dhe zhgenjyese e nje gruaje pasionante,e cila hoqi dore nga vajza dhe dashuriae jetes se saj.



Postuar nga Fajtori datë 13 Shtator 2010 - 20:19:

Inflorious Basterds (2009). Film normal, me Brad Pit qe mundohet te imitoje amerikanet e dikurshem ne te folur, por ngjan si klloun. S'ka ndonje gje kushedi qe t'ia vleje edhe pse realizimi eshte perfekt. Tarantino eshte ispiruar nga nje film italian i 1978 me te njejtin titull.

http://www.youtube.com/watch?v=5sQhTVz5IjQ


Pastaj kam pare Microcosmos (1996), kryeveper franceze qe le me goje hapur. Gjehet dhe ne high definition shume me mire sesa video poshte:


(muziken e ka shtuar tjeterkush, nuk eshte ne film)


Postuar nga SmoKer datë 13 Shtator 2010 - 21:06:

Perhere ashtu i ben filmat Tarantino, sapo e pash fillimin kujtova se mos eshte KIll Bill


Postuar nga Fajtori datë 28 Shtator 2010 - 00:21:

Filmi me Pitkinn "Fshiresi i dritareve" (Up in the world)

Nostalgji e gjalle.


Postuar nga Niqua datë 28 Shtator 2010 - 20:04:

robin hood

date night

killers


Postuar nga Fajtori datë 06 Tetor 2010 - 10:24:

The insider (1999)

Al Pacino dhe Russell Crowe ne doren e regjizorit Michael Mann. Nje nga filmat me te mire qe ekzistojne, pak i gjate, por te fut komplet brenda.

Historia e nje drejtori te firmes se duhanit qe del hapur duke denoncuar manipulimet kimike qe i behen cigareve. Eshte historia e vertete qe solli gjobitjen e firmave te duhanit me 246 miliarde dollare ne Amerike. Miliarde miliarde miliarde...



Ne kete pjese nje nga producentet merr vesh se programi nuk do transmetohet sepse firma qe zoteron televizionin ka frike nga gjyqi me firmen e cigareve:


Are you a businessman or are you a news man?

Fjale te arta per ujqerit e Shqiperise (model Koco Kokedhima) qe manipulojne lajmet nga mengjesi deri ne darke per qellime ekonomike. Apo per te kujtuar se Balkanweb merr miliona leke nga reklamat qe i ben universiteteve private, duke refuzuar te verifikoje informacionin qe thone reklamat mbi keto universitete. Businessman or news man?


Postuar nga Niqua datë 07 Tetor 2010 - 19:27:

mram pash nje film te bukur por sja mbaj mend emerin


Postuar nga NS-6 datë 14 Tetor 2010 - 03:53:



Death Race...interesante ideja


Postuar nga NS-6 datë 24 Tetor 2010 - 02:17:

Saw 6...si gjithmone provat e enigmistit jane te goditura. Zakonisht kur filmat zgjaten ne shume pjese, humbasin ate lezetin e tyre dhe kete e tregon deri diku edhe Saw 6 per sa i perket historise por nuk mund te thuhet e njejta gje edhe per provat...
po ju paraqes vetem proven e pare qe shfaqet ne fillim te filmit...



e tmerrshme? tani mendoni ate qe kane bere!
pjesa tjeter e provave pastaj eshte edhe me interesante!


  Gjithsej 97 faqe: « E parë ... « 64 65 66 67 68 69 70 71 72 [73] 74 75 76 77 78 79 80 81 82 » ... E fundit »
Trego 967 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.