Forumi Horizont Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 723 724 725 726 727 728 729 730 731 [732] 733 734 735 736 737 738 739 740 741 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga Fajtori datë 03 Shkurt 2010 - 19:12:

E fshehta e paqetes... Xhamlliku

Para dy ditesh ne Tirane u vra nje djale i dashuruar. Ishte xhaxhai i vajzes qe e vrau, sepse familja e saj nuk donte qe vajza te merrte ate djale. Por vajza tregon se vrasjen e ka nxitur dhe organizuar e ema e saj.

Fatjona Hasani 17 vjecare akuzoi sot në mesditë nënën e saj se së bashku me xhaxhain, Albert Dashi vrau bashkëshortin. Nëna ime është përgjegjëse për vrasjen e Armandos. Të dielën Armando doli të pijë një kafe. Nëna ime është parë së bashku me xhaxhain, dhe kanë thirrur Armandon të dalë jashtë. Pasi ka dalë dhe kane debatuar xhaxhai e ka vrarë me tre plumba burrin tim”, tregoi vajza në një lidhje direkte me emisionin.
17 vjecarja vazhdoi rrëfimin duke treguar se prindërit e saj, sidomos nëna kanë qënë kundër lidhjes së saj me Armandon dhe per kete e kishin kercenuar. “Unë kam denoncuar dhe më parë në polici se ma kishin kërcënuar burrin. Nëna ime nuk donte të vazhdohej kjo martesë. Ajo thirri xhaxhain dhe ja mbushi mëndjen se Armando më keqtrajton që më pas ky ta vriste”.

--------------------------------------------------
Ja pse duhet revolucioni shoqeror ne Shqiperi.

Femije te burgosur nga prindet... tregojuni vendin siç ben kjo vajze, qe tani do burgose mamane kriminele.


  Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 723 724 725 726 727 728 729 730 731 [732] 733 734 735 736 737 738 739 740 741 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.