Forumi Horizont Gjithsej 1181 faqe: « E parë ... « 729 730 731 732 733 734 735 736 737 [738] 739 740 741 742 743 744 745 746 747 » ... E fundit »
Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Ditet e mia pa ty... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10195)


Postuar nga diabolic datë 23 Tetor 2007 - 16:45:

Kam shume fjale per te te thene .

Por humbas pas rutines ,pas gjerave pa rendesi,pas retorikes.

Pastaj e gjej veten duke folur percart me ndergjegjen ,e akuzoj ,perpiqen ta mashtroj.

Eshte e kot...

Fjalet me mbeshtjellin dhe kerkojn te me japin kurajo.

Ndrojtjen kam kohe qe nuk e shoh sy me sy,ndoshta do te jemi perplasur diku sup me sup por une skam dashur te njoh.

Ndoshta eshte ndrojtja qe me ben qe une ti humb fjalet megjithse fjalet une i kam aty.

Arrij ti shoh,por smundem ti prek megjithese zgjas duart,megjithese...

Absurdja kerkon te behet pjese imja dhe te jetoj tek une duke u ushqyer me nga pak ndrojtje.

Valle perse sa here qe duhet te flasim me gjuhen e ndjenjave shpirti behet memec nga emocionet.

E ndiej adrenalinen qe me bredh nder vena kur zeri yt me rreshket neper lekure dhe me fal dritherimen e shpirtit.

Une kacavirrem pas fjaleve te tua per te mashtruar ndrojtjen.

Djalli ta marre sme kishte shkuar kurre ne mendje te isha i ndrojtur dhe pikerisht para teje.

Po iki te fshihem pas rutines duke gjetur dicka qe ndrojtjen ta vras.

Po kam frike se kur flas me ty ndrojtja me ndjek nga pas.

Do ta gjej nje moment ku ndrojtja do te dremis.

Pastaj do te vij tek ti dhe fjalet e pathena do ti peshperis.

 


  Gjithsej 1181 faqe: « E parë ... « 729 730 731 732 733 734 735 736 737 [738] 739 740 741 742 743 744 745 746 747 » ... E fundit »
Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.