Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Shenjat e "lindjes" te nje Diktatori (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17956)
Postuar nga Vizioner datë 03 Shtator 2011 - 22:50:
Citim:
Po citoj ato që tha shelgu
Ore kur merren me pune te ngaterrume hajde se hallall, duhet luftu terrorizmi, por ki kojsiu grek shiste viza mer magjypi
shelg, korrupsioni existon ne te gjithe boten (nuk eshte e re per ty) dhe, korrupsioni ka shume fytyra si dhe kullesa uji (degezime te liqejve).
Qe te shuhet komplet, nuk mundet kurre dhe ska per te ndodhur ne asnje vend te Botes por, ne Shqiperi eshte bere si malarje, epidemi!
Nje here kur isha ne shqiperi, me duhej nje certifikate. Rradha perpara perballe dritares (30 X 30 ) ne murin e "gjendjes civile" ishte si rradha dikur per qumesht apo vajguri.
Dikush aty jashte, ne rradhe qe me njihte, me thote "Po jepi 5 Euro andej nga dera dhe nuk pret"!
Hm, nuk ishte problemi i pese eurove por, une nuk mundesha. me dukej sikur do ta ofendoja ate punonjesen.
Dikush do te qeshi tani me kete shprehje por, sinqerisht qe ashtu me dukej.
Nuk mundesha. Ika dhe kaloja cdo here aty me makine deri sa pashe dikur pak njerez dhe prita sa e mora.
Jam i bindur se si une kane vepruar dhe shume te tjere, te cilet e kuptojne qe nuk eshte ajo zgjidhja-zgjedhja, te paguash dhe te mbarosh pune KUR tjetri ne rradhe, ka lene mbase punen ate dite per te marre nje dokument, tjetri eshte i moshuar dhe nuk e duron dot diellin, tjetri eshte i semure por i duhet ai x dokument, tjetri ne vend qe te shkonte ne shtepi me pare i duhej te priste sepse erdha une "i zgjuari-ishkathti" dhe i mora kohe punonjeses, kohe e cila i takonte tjetrit qe ishte ne rradhe perpara!!!
Keto mund te quhen grimca ne ate korrupsion, shkalle i te cilit ka pushtu shqiperine por, jane keto grimca te cilat bejne "Kalane",-sic tha RAIMONDI me shaka ne temen tjeter!
eeehhhhh...
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.