Forumi Horizont Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 65 66 67 68 69 70 71 72 73 [74] 75 76 77 78 79 80 81 82 83 » ... E fundit »
Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Copeza jete nga e kaluara... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5885)


Postuar nga amor alucius datë 02 Maj 2005 - 14:52:

I kisha premtuar vetes qe s'do e perserisja,s'do beja veten pre e deshires per ti "rikthyer favorin",fundja vetem mendimi do bente efektin e duhur.Por jo!!Do shkoj deri ne fund dhe kesaj here.Ashtu sic e bej perhere.Eshte si rreth vicioz qe s'po arrij te nderpres,por ne fakt pyetja eshte nese jam une ajo qe do te nderpres vijimin?Besoj qe jo,ndryshe do e kisha bere tashme!
-------------------------------------------------
Dhe rrethet vicioze ne jeten time vazhdojne
Po i shkaktoj vuajtje latente,dhe kjo duke qene plotesisht koshiente.Me dhimbset,me dhimbset me teper se askush,me jep mbeshtetje,deshire per te vazhduar...sa do doja t'i thosha te kishte kujdes nga une,te kishte kujdes nga deshira e tije qe dashur pa dashur do krijonte mirazhe.Por as kesaj here s'mundem,s'mund ti them qe s'jemi i njejti lloj.Njekohesisht as s'arrij ta injoroj per ca kohe(edhe pse do kishte qene gjeja me e mire).
Do doja te kerkoja falje per vendimin tim per te mos marre asnje vendim,por serish s'mundem
-------------------------------------------
Te kuptoj,te kuptoj aq mire,te kuptoj me teper se askush...e kjo jo nga ndonje dhunti mbitokesore por nga fakti qe jemi njesoj.Dreqi ta haje,arrij te kuptoj dhe gabimet e tua,sa e urrej veten ne momente te tilla,ne momente kur cdogje duhet ti bente vend nervave.Por jo,s'jam e tille,s'je i tille,pse te jem e merzitur ndaj teje kur une ne vendin tend do kisha bere te njejten gje?Dhe po te isha,do ishte me teper drejtuar ndaj vetes,ndaj vetive qe kam dhe une.

Me jep embelsi krenaria jote shqipetare e zbehur nga vitet larg e cila perkedhelet me pak ne momente nevoje.
Je cdogje qe une s'mund te jem,je cdogje qe une do jem ne nje te ardhme sado te larget.

Nje dite do printoj cdogje nga ky kend dhe do ti jap ti lexosh...deri atehere do vazhdoj te ti them duke te patur perballe.Delirium?Ehh,eshte deliri im,ashtu sic eshte cdogje qe me rrethon!


  Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 65 66 67 68 69 70 71 72 73 [74] 75 76 77 78 79 80 81 82 83 » ... E fundit »
Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.