Forumi Horizont Gjithsej 161 faqe: « E parë ... « 65 66 67 68 69 70 71 72 73 [74] 75 76 77 78 79 80 81 82 83 » ... E fundit »
Trego 1609 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkiva (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=356)
-- Taverna " Qyli " (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7257)


Postuar nga i/e paregjistruar datë 27 Shkurt 2005 - 09:20:

myzo djali kot jep urdher
fjalet tuja shkojn n'vesh t'shurdher
se pronari na ka humb
ka dal xhiro ne katund
edhe qylin ka lan mas dore
presim mas dere ne me ore
po askush deren nuk e hap
ket vend ne dor duhet me kap
por mungesa ke ber dhe ti
se nga na humbe nuk e di
por po te them mireseerdhe prap mes nesh
kte vend ne kembe prap do e cojm tesh


Postuar nga i/e paregjistruar datë 27 Shkurt 2005 - 09:22:

Citim:
Po citoj ato që tha ESHI
Po ku je ore Myzo?
Vallaj me vertet na mori malli
s'jemi mbledhur me
qe me inagurim te kti lokali.


Nga kane humbur te gjithe?!
Vetem nje Zot e di
qefi ma ka te mblidhemi perseri
ke Qyli si dukur me shoqeri.



eshi shyqyr qe dhe ti paske ardh
po te qeras me nje dardhe
e po hajm sot frutat e perimet
sa t'na arrijn pijet nga furnizimet


Postuar nga GENTI_the_KING datë 04 Mars 2005 - 03:36:

po ku jeni miqte e mi
se ca dite nuk isha as une
mora ca dite pushime
se u lodha shum ne pune

por prap pa ju nuk u rrinte
dhe i lash pergjysem pushimet
thash te mblidheshim perseri
se QYLI eshte ber i bukur nga ndryshimet

por rakin se kom ndryshy
e kom ball kazani si gjithmon
edhe veren qe kom marre
vec me eren e saj te shijon

hajt pra mblidhuni si dikur
e ta djegim per cdo nate
dhe po deshet per te ngrene
jo nuk kam per tju len thate


Postuar nga myzeqari datë 04 Mars 2005 - 03:49:

A te shkon mendja mor cun
kushi pari po te vjen
tek taverna e ndryshuar
nuk me thua a po e gjen

te kam kerkuar nat e dit
te ky i uruar forum
por me kot mundohesha i ziu
ku ke qen ti more cun

nuk e di a po vjen njeri
me pi e me ba gezim
se un qe ketu sluaj me
qe ta dish ti shoku im


Postuar nga GENTI_the_KING datë 04 Mars 2005 - 03:58:

hajde MYZO se malli na mori
te pijme nga nje got e te flasim
si shok te vjeter qe jemi
e mbushim gotat e ti kercasim

un kam qene diku verdalle
me halle e me probleme plot
si te gjith ktu ne Shqiperi
pa halle nuk rrojme dot

po tani kaluan te gjitha
dhe u ktheva serish mes jush
nuk largohem me kaq gjate
ndaj sonte po rri sa te dush


Postuar nga myzeqari datë 04 Mars 2005 - 04:12:

Mua sme ke per ter naten
se neser jam heret ne pune
por vetem qe u ktheve ketu
ma bere qejfin shume

Te pershendes etnik djali
dhe kte dolli per ty po e pi
qofsh mir e pac shendet
se un ia mbyta per ne shtepi


mi bej te fala Eshit dhe Keiles
qerasi cfare te duan nga mua
se per sot kaq ishte
dhe forumi u lexua


Postuar nga ESHI datë 04 Mars 2005 - 05:48:

Talking

Ja e treta qenkam une
Tashi sa mbarova pune
Mos ik o Myzo djali
se na i jep gezim keti lokali

Rri te pime dhe nje gote
pasi sot eshte shume ftohte
Kemi dhe gezimin tjeter
Etniku eshte kthy ke miqt e vjeter.

Po, Durrsakun di gjo njeri,
se ka kohe ketu pa hi.
Le me Sycka na humbi fare
A mos ndoshta te vije s'ka pare?

Se per Keilen ,e kemi si shpirt,
nuk na le ketu me u merzit.
Na sjell ajo fruta e perime
sikur jemi ne djete per pije e ushqime.


Postuar nga GENTI_the_KING datë 08 Mars 2005 - 04:07:

ka ca dite qe po rri vetem
jom tu pi e po pres no nji
se nuk shtyhet pa shok rakia
ishallah vjen MYZO me mu te rri

o ESHI po sot ku je maj naqe
erdhe mrom po s'u kenaqe
un me MYZON ikem shpejt
se kishim koh qe ishim tu nejt

hajdeni sonte shoqeri me na bo
se kena dit qe sjena mbledh ktu
nuk e morr vesh se ku jeni
mu dhe QYLIN na keni harru


Postuar nga durrsak datë 09 Mars 2005 - 21:26:

[QUOTE]Po citoj ato që tha ESHI Etniku eshte kthy ke miqt e vjeter.

Po, Durrsakun di gjo njeri,
se ka kohe ketu pa hi.
Le me Sycka na humbi fare
A mos ndoshta te vije s'ka pare?


Ja ku erdha perseri
se e shoh qe m'keni munguar
se nuk erdha per shum koh
nuk do thot se ju kam harruar

Keshtu sot po hyj ketu
qe te rrij pak me ju
megjithse lokali qenka ndryshuar
puna akoma spaska filluar

E pra Eshi po te pres
qe te pijme sot deri von
Keila Myzo dhe Etniku
ishalla ne pun sjan t'zon


Postuar nga Klodel datë 09 Mars 2005 - 23:06:

o durrsaku a pranon miq se sa t'pash emrin thash ta pi nje kafe ketu ke taverna qyli


  Gjithsej 161 faqe: « E parë ... « 65 66 67 68 69 70 71 72 73 [74] 75 76 77 78 79 80 81 82 83 » ... E fundit »
Trego 1609 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.