Forumi Horizont Gjithsej 1181 faqe: « E parë ... « 731 732 733 734 735 736 737 738 739 [740] 741 742 743 744 745 746 747 748 749 » ... E fundit »
Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Ditet e mia pa ty... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10195)


Postuar nga diabolic datë 24 Tetor 2007 - 21:29:

Ej degjom te pakten.

Shikom dreqi ta marre ne sy dhe mos u perpiq te humbush gjurmet me nga ndonje psheretim inati.Shikom dhe thuam qe une jam bastardi i zakonshem,qe te kam vrare me indiferencen time,qe te kam perdorur ndjenjat vetem se keshtu ndiesha me mire.Thuama ...  Ske guxim ta besh e dija.Frikacakja e zakonshme.Mos u perpiq te fshihesh pas hijes tende dhe te me evitosh shikimin sepse humbet neper kujtime pastaj.Thuam djalli ta marre,thuam vafsh ne djalle.Ndoshta une keshtu e meritoj,ndoshta une keshtu kam dashur gjithmon qe te me thuash ,ndoshta,asgje asgje...

Po iki,po shtrihem permbi lotet e krokodilit qe ndarja me fali.Ndoshta ishte me mire keshtu,kishte ardhur koha qe une te isha vetevetja dhe ti te ishe askushi.Jam bere apatik,tashme asgje nuk me ben te lumtur pervecse krenaris time.Kjo mosndjenje amorfe kerkon te me pushtoj trupin duke i marre frymen shpirtit.Nuk e dij sa do tja arrij,di vetem se ti ke humbur dhe ste gjej askund.Kisha nevoj te me thoje ,asgje asgje.

Ej me degjon,une po iki ,larg nga ky makth,larg nga keto fjale,large nga ti.Kush je ti as une se di tashme,se kam ditur kurre.Thone se une jam i dashuruar pas vetes,por edhe me te jam ndare.E cuditshme...


  Gjithsej 1181 faqe: « E parë ... « 731 732 733 734 735 736 737 738 739 [740] 741 742 743 744 745 746 747 748 749 » ... E fundit »
Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.