Forumi Horizont | Gjithsej 1181 faqe: « E parë ... « 736 737 738 739 740 741 742 743 744 [745] 746 747 748 749 750 751 752 753 754 » ... E fundit » Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Ditet e mia pa ty... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10195)
Dedikuar asaj...
Ndonjehere do te doja te isha si era.
I lire per tu endur dhe dehur mijra shpirtra.
I lire per te perkedhelur lekuren duke u ngaterruar midis flokeve.
Poezia me ben te jem shpirt i lire e vertet.
E vertet qe fjala thyen prangat e reales dhe nganjehere me ushqen me dashuri imagjinare qe jetojne ne boten e saj.
Ndonjehere harroj dhe dal nga ky trishtim kronik poezish duke kerkuar nje shpirt per te dehur me shume sesa me ka dehur mua egzistenca e saj.
Ndonjehere humbas neper romantiken e absurdes dhe brenda meje lind iluzioni i dashurise se perjetshme.
Ate qe se kam gjetur kurre neper rruget e pafunda te trishtimit tim.
Trishtim i cili merre fryme vetem neper vargje poezish qe se di kujt i perkasin.
Ditet i kaloj duke buzeqeshur pa shkak dhe ndonjehere dredh nga nje
cigare poezi ku trishtimin e kam nikotine.
E di qe me ben keq,e di qe ky trishtim poezish te le shijen e hidhur pas,por smundem te mos i fal pak helm vetes.
Por une nuk lodhem kurre duke buzeqeshur ,here ironikisht botes dhe here cilter vetes.
Kam kerkuar te dal nga monotematika e vargjeve qe ty te trishtojn pa mase por smundem te shkruaj per lumturine ne keto caste .
Nuk e di por lumturine une e kam memece .
Jam i lumtur dhe kaq ,asgje me shume dhe asgje me pak.
Kur je i lumtur do te thuash gjithcka dhe nuk thua asgje.
Nuk thua asgje dhe thua gjithcka.
Prandaj dhe une humbas neper labirinte mendimesh ndonjehere per te kerkuar fjalet e duhura .
Por serish e gjej veten ,gjej fjalet ,gjej buzeqeshjen neper tinguj dhe vargje kengesh qe ti mi sjell me dashje pa dashur...
Une jam si zog dhe kerkoj folene time pèr ta ngritur atje ku buzeqeshja jote jeton.
Atje ku bota dhe ti nga trishtimi me mbron...
Gjithsej 1181 faqe: « E parë ... « 736 737 738 739 740 741 742 743 744 [745] 746 747 748 749 750 751 752 753 754 » ... E fundit » Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.